OK akcizës për pijet energjike

anazapta

Komisioni i Ekonomisë në diskutimin nen për nen të paketës fiskale dhe projektbuxhetit të vitit 2014 ka diskutuar dhe për akcizën e pijeve energjike, apo për banesat e pashitura. Ervin Mete i Ministrisë së Financave ka pohuar se financat janë dakord që të mos aplikohet rritja e taksës së ndërtesës për banesat që janë të pashitura, por ajo të mbetet 200 lekë/metër katror. “Jemi të gatshëm të mos rrisim taksat për këtë kategori,” tha Mete. Ndërkohë, Komisoni ka vendosur që edhe pijet energjetike të kenë akcizë, por Mete ka pohuar se kjo nuk mund të arrihet që në 1 janar. Deputeti Erion Brace ka sugjeruar që ligji të vendoset me fuqi prapavepruese, pasi tregtarët mund të furnizohen me shumicë me këtë produkt në muajin janar për të gjithë vitin. Deri tani, pijet energjetike nuk paguanin akcizë, pasi ato hynin në kategorinë e pijeve freskuese. Propozimi është që akciza e këtij produkti të jetë 50 lekë për litër.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *