Edi Rama është prej tetë vitesh kryeministër i Shqipërisë dhe kërkon një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Rama ka pasur një karrierë të larmishme përpara përfshirjes në politikë. Ai ka qenë pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, publicist si dhe autor i dy librave; “Refleksione” së bashku me Ardian Klosin dhe “Kurbani”.
Përfshirja e Edi Ramës në jetën publike dhe politike zë fill me lëvizjen e viteve ‘90 që rrëzoi regjimin komunist në Shqipëri, ku ai ishte një ndër zërat e spikatur publikë. Pas një largimi disavjeçar jashtë Shqipërisë, Rama hyri në politikë si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë e kryeministrit Fatos Nano në vitin 1998.
Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2000 dhe e drejtoi kryeqytetin për 11 vite radhazi. Ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste në vitin 2005 dhe e drejton atë prej 16 vitesh.
Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së kryeministrit Edi Rama nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryeministri Edi Rama nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Rama deklaron pasuri me vlerë 6 milionë lekë dhe deri në fund të vitit 2018, pasuria familjare ka shënuar rritje me 16 herë, duke kapur vlerën e 100 milionë lekëve.
Në fund të vitit 2018, pasuria familjare e Z. Rama përbëhet nga 73 milionë lekë pasuri të patundshme, 17.2 milionë lekë likujditete bankare, huadhënie prej 9.7 milionë lekësh, automjet me vlerë 400 mijë lekë si gjendje cash prej 182 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 94.3 milionë lekë, nga të cilat paga e Z.Rama është në masën 27% dhe të ardhurat nga puna e bashkëshortes 38%. Rreth 16% e të ardhurave kanë si burim qiratë, 9.5% punën artistike të Z.Rama dhe shitjen e librit “Kurban” si dhe 8% kanë si burim të ardhurat e krijuara nga i biri nga shitja e veprave të artit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.
Në periudhën 2003-2018, Edi Rama ka shkëputje nga funksioni publik dhe detyrimi ligjor për të deklaruar pasurinë nga korriku 2011 deri në shtator 2013. Pas zgjedhjes si kryeministër, Rama dhe bashkëshortja e tij rideklarojnë pasurinë e plotë në tetor 2013, e cila është shtuar me 44,736,099 lekë krahasuar me vitin 2011. Ndërkohë, burimet e deklaruara në rubrikat përkatëse janë të pamjaftueshme për të mbuluar shtesën e aseteve në shumën 29,641,593 lekë.
Shtëpia e banimit në komunën Dajt në bashkëpronësi me bashkëshorten është deklaruar për herë të parë në vitin 2013 me vlerë 39,607,741 lekë dhe përbën zërin kryesor në shtesën e aseteve. Rama deklaron se ka dorëzuar në ILDKPKI dokumente shtesë si leje ndërtimi dhe dokumente mbështetëse për burimin e krijimit, të cilat BIRN nuk i disponon, por në rubrikat përkatëse të formularit nuk rezulton burimi i krijimit të kësaj pasurie.
Në tetor 2013, subjekti deklaron se ka një detyrim të pashlyer për shtëpinë ndaj shoqërisë së ndërtimit në shumën 12,056,241 lekë “në pritje të miratimit të një kredie bankare”. Kredia bankare me vlerë 80,000 euro është lëvruar më 22 tetor 2013, me afat shlyerje 10 vjet.
Në analizën statistikore të pasurisë janë përfshirë edhe dy huadhënie të deklaruara nga Linda Rama në vitin 2010, në vlerat 30 mijë euro dhe 40 mijë euro. Këto hua nuk deklarohet të jenë kthyer deri në fund të vitit 2018.
Në vitin 2012, Z.Rama ka bërë rivlerësimin e një apartamenti banimi ‘parafabrikat 1 + 1, me sip 59 m2’, i përfituar nga privatizimi, sipas çmimit fiskal në vlerën 5,422,000 lekë. Apartamenti është shitur në vitin 2017 në shumën 5,000,000 lekë. /Reporter.al/
h.b/dita

Thuhet qe paska nje automjet te vleresuar 400 mije leke??? Cfare kodosh automjeti eshte ky? Pa motorr dhe pa rrota? Jo per gjo po 400 mije leke nuk e di edhe biciklete a ble dot.
3 verejtje miqsore per kete shkrim
paraprakisht bej me dije se jam nje anti-ediramist I betuar qe nga 24 qershori 2013 kur E.R beri ca deklarata qe tregonin shkelqyer se nuk do ndiqte rrugen e zotit por te Sorrotit (kjo eshte teme tjeter).
.
V-1
Nese ka shqipfoles qe mendojne akoma se ne 1991 shqiptaret me ramesaliungramozinazemhajkarinhalezbiberinrajersoninkarabushateteksasit ect hodhen “regjimin komunist” ka ardhur koha te studjojme se kush I ka bere magji ketij populli dhe gazetereve me siper
V-2
Kjo shifra qe jepet ne kete menyre tinzare nga BIRN-at e Jorgos qe thote “ U RRIT 16 HERE NE 15 VITE” NA KUJTON ATE SKECIN E FAMSHEM,,,,,15 BATALIONE DO TI NDAJME NE 14 KAMIONE..pika qe s’u bie..pse ?
.
Me ato vite pune qe ka patur Rama 8 me Tiranen dhe 8 me pushtetin qendror sinqerisht duhet lavderuar
.
Duhet lavderuar se vetem floriri I Metes apo video e Priftit..apo miljardat e Xenit me Gerdecin apo Lulit me rrugen e Korbit ku qenka kryeministri me fukara pas Mehmet Shehut
.
V-3
Kam te ardhivuar nje artikull te lavderueshem te BIRN-it per rrugen e kombit dhe faktet kokforta qe jo vetem Lyl Basha por dhe ndonje diplomat atllatikas duhej “rras mrena”
.
pra zoterinj te BIRN-IT PASI NXIRRNJI NJE ARTIKULL SI I RRUGES Korbit KU ME FAKTE VERTETONIT gjysem miljardi te “rruajtura” dhe nuk e cane trapin ato te DASH-IT qe drejtojne boten..duhet te nxirrnit nje artikull tjeter me titull
PSE JU ZOTERINJ TE SHTETEVE TE LULBASHKUARA TE AMERIKES MBRONI LULASHIN TUAJ SPIUN-TRADHETAR VRASES DHE MILJARD GRABITES duke bere qe Rama te marredhe mandatin tjeter edhe pse paska ngaterrur 15 batalione me 14 kamiona
.
Neveri !
Ti qe paske 15 bataliona e do i ndash ne 14 kamjona e verteton me se miri qe je kunder Rames por ben gabim sepse Rama jo qe eshte i ndershem por e kam degjuar me syte e mi qe ty te do shume.
Qelbesire. Dhe kaq jane keto qe deklaron, te tjerat i ka ne Cayman
…dhe ne shqupisat po punojme fort nga mjediset e viles se katert te Lulushkes me syte dhe zemren nga vilat e Gjirit te Lalzit qe t’ja gjejme ku i ka fshehur kacidhet Rama.
Oh ka nje building n’amerike ne emer te nje mbeseedhe nje te vellaut pa asnje dite pune !
Perndryshe Saint kits e navirs eshte nje vend shume i sigurt apo jo linda? Ah po nuk jane te Lindes Richard L kujdrset per keto konto atje, se ajo puna e Delawetet u ba mut nga ai sportelisti i hotelit!
Mos ka ndonjë gabim shtypi, 16 herë apo 160 herë?
Rama do vjedhi se eshte mbreti.Jam munduar ta edukoj z.Rama ,qe te mos vjedhi me dore te madhe.
Ato PPP e Koncessione nga 300 miljone Euro jane te paberballueshme per popullin shqiptar qe eshtew katandisur ne 2 miljone. Mos t`i mbaje syte tek buxheti i Kines dhe SHBA,,se cdo dite zgjohet me librin Shenime per Kinen.
Une perseri Ramen do votoj.
Se me rene pushteti ne dore te PD,LSI,keta te rrujne si rete e karkalecave,,nuk lejne kkokerr leku ne buxhet.
Keta jo vetem qe jane hajdute,pr kane edhe ushtri hajdutesh me vete.
Nuk gjen shqiptar te mos jete HAJDUT.
Kriza Politike e Socializmit i beri te gjithe Hajdute.
Te gjithe do te plotesonin rrogen.
Por Rama e ka pak doren e Rende.
LEON na rrufsh sumen sa llogjhike gomari ke!
E morem vesh se socializmi i paska patur tere te keqiat,po ky kapitalizmi yt i mrekullueshem prej 30 vjetesh pse ia rriti pasurite 16 here ketij kryeministri,ndersa shumices se shqiptareve nuk u dha as buken e gojes?
Edhe per keto 30 vjet socializmi e paska patur fajin?
Po ky kapitalizmi i lumturise cfare paska bere per 30 vjet,vecse i beri shqiptaret edhe sot te ikin me vrap nga ky vend?
Sipas teje i bie qe socializmi paska qene me i forete se kapitalizmi?
Po mire,more LEON gomari,kur vidhen me shume ne socializem nje kg qepe apo ne kapitalizem e gjithe pasuria kombetare?
Po ti si popull fukara,si mesues,ekonomist,karrocier,puntor,oficer,fshesaxhi,hidraulik,elektricist etj,cfare perfitove nga pasuria kombetare e socializmit kur te gjitha minierat,bregdeti,pyjet,kullotat,fabrikat,uzinat,kombinatewt,armatimi dhe municioni i ushtrise etj i grabiten cubat e politikes ndersa populli i varfer mori NOC RROKUN?
Kur lojtarje e re Belinda Balluku me varëse 10 mijë euro mban mbi 92 mijë euro në Shtëpi;-po Edvin Escobar D’Rama qe hyri në politikë si ministër i Kulturës qe në vitin 1998,sa mund te ketë?Pasuria e D’Rames eshte si raporti i madhesise se aisbergut,brenda dhe jasht ujit.Ekziston nje vend i Botes,ku Kryeministri te akuzuhohet per nje afere korruptive dhe nuk prononcohet?.ne Shqiperi.
Para tre Vitesh Fatos Lubonja e ka akuzuar Ramen per fallsifikim te siperfaqes se Teatrit kombetare,asnje padi per shpifje,pergjigja ishte fshirja e gjurmeve te krimit,prishja e Teatrit!Fatos Lubonja “shpif” per Edvin Ramen,sikur gjoja ka bere nje fallsifikim me Teatrin,kur ishte Minister kulture.Rama ka heshtur,nuk i eshte pergjigjur Lubonjes,fakt qe tregon se eshte e vertete.
“Kur u bë ministër Kulture në 1998 dhe kishte më shumë në dorë, ai i dha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”, për mikun e tij, sot deputet i PS, Fidel Ylli.Por, Lubonja tregon edhe një histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta)
që zbulon mendësinë e vërtetë të kryeministrit aktual: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama sot do ta shembëpër të humbur gjurmët. Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të një
institucioni duhet ta firmoste Ministria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e nënshkroi vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati? Nga 74 mijë USD në vit që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit”!
Edvin D’Rama është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”