SHËNIM: Top-gafa e vitit nuk është e Nishanit, por…

anazapta

Gafat apo ndryshe lapsuset, që ndryshojnë nga njëra-tjetra prej valencës së lartë të gabimit, ku ‘gabimi’ është pika përbashkuese e të dyjave, është diçka normale e natyrës tonë të papërsosur. “Njerëz jemi, gafa bëjmë”, është sentenca unike e mendjes njerëzore, ku shprehet përulësia e dobësisë, që edhe me këtë, është bërë një lojë vetëdenoncuese, në variantin ekstremi: “Gafa jemi, njerëz bëjmë!”

Po kalon dita e tretë dhe çudia e Presidentit me gafën e tij në urimin për Krishtlindje, ku e ngatërroi keq fillin deri në një lëmsh pa mundësi zhbërjeje, ende nuk është fashitur. Sigurisht, ai është numri 1 i shtetit, që detyra dhe posti ja do të jetë pak lart në performancën përfaqësuese, ndaj dhe ka një urdi këshilltarësh, që shërbejnë për t`ja mbuluar vrimat e padijes në formimin e përgjithshëm, ose në atë që ka të bëjë me fusha specifike, ku përfshihet dhe feja.

Por prapë gaboi, si për të treguar se dhe ai njeri është, e po ashtu me njerëz punon. Por a ka patur më rëndë se Presidenti?! Personalisht, gafën më të rëndë do klasifikoja atë në një kronikë të transmetuar në një prej emisioneve Opinion, të Blendi Fevziut, ku do diskutohej rreth një ceremonie të organizuar në Prizren, me pjesëmarrjen e Kryeministrit turk Erdogan e homologëve të tij shqiptarë e kosovarë, Rama e Thaçi. Emisioni startoi me një kronikë të realizuar në një prej TV-ve afër Klanit me frymë editoriale në opozitë me Ramën, si dje në opozitë e si sot në mazhorancë.

Kronika niste duke theksuar faktin se Prizreni, ishte qyteti i Lidhjes së famshme, ku krerët shqiptarë, u mblodhën për të vendosur shkëputjen nga Perandoria Otomane (!!!) Dhe me këtë, aludohej se treshja Erdogan – Rama – Thaçi, kishin njollosur veprën e madhe të atyre burrave, e të Prizrenit si një qytet simbol me peshë kombëtare. Dhe u desh ndërhyja e historianit të njohur Pëllumb Xhufi, të ftuar atë mbrëmje, që të sqaronte se ishte e kundërta; se Lidhja ishte një “sponsorizim” i Perandorisë, pra një cytje e Portës së Lartë ndaj shqiptarëve, që këta të mblidhen për të mbrojtur trojet nga copëtimi pas shkëputjes së pritshme nga Perandoria e rënies së saj të afërt. Është ndër ato gafa kuptimplote, që tregon përgatitjen e mangët edhe të gazetarëve me emër në fushën e Historiografisë (jo të Fevziut në këtë rast), të mbushur me mite. E.H.

Nga rubrika e perditshme “Monitorime”

Share This Article
12 Comments
  • Dmth, Porta e Larte, nuk kish problem shembjen e perandorise osmane, por hallin e madh ti linte shqiptaret e bashuar, pas renies…Kaq merak per shqiptaret?!…Pak e pabesueshme prof. Xhufi. A, nese kishin ndonje prapamendim, ndryshon puna…
    Sidoqofte, shume atribute per Porten e Larte, nga profesori.
    Ta SHRUAJME historine, por te mos e CBEJME.

    • Drejtesi… pash’ zotin, lexo si duhet ate qe te eshte shkruar ne gjuhen e memes. Mos gjyko figura te nderuara si Prof .Xhufi, sidomos kur nuk e ke kuptuar aspak ate qe ka thene, kontekstin ne te cilin e ka thene dhe pse, e sidomos argumentet qe ka perdorur per t’a bere me te qarte e te kuptueshme per njerez si ti, qe s’dine aspak histori e therrasin me te madhe… ta shkruajme historine, por te mos e zhbejme ate. pfff ( ben mire t’i fusesh nje pershesh me kos, se mesa duket vetem kosi te ushqen ty dhe mendjen tende mediokre)

      • Bubu, c’na gjeti!…Tu prek Turqia apo profesori?! Jep mendimin tend dhe leri fyerjet e ulta. Mund te jesh kunder, pa share. E njeh nje qendrim te tille, apo te pelqen te besh “stolisje”?!

  • Në përfundim të ekspeditës ushtarake osmane, Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shpërnda. Pushtetin në vilajetin e Kosovës e mori kudo administrata e Portës së Lartë. Vendosja e saj u shoqërua me një terror të pashembullt për Shqipërinë. Dervish Pasha arrestoi dhe dënoi pa gjyqe rreth 7 mijë veta, udhëheqës e veprimtarë të Lidhjes, 3 mijë në Kosovë dhe 4 mijë në vilajetet e Shkodrës, të Manastirit e të Janinës. Midis të vrarëve në luftimet që u bënë në Slivovë e në Shtimje, përveç Mic Sokolit, qenë edhe veprimtarë të tjerë të Lidhjes dhe luftëtarë të ushtrisë së saj, si Rustem Sadria, Seit Suhareka, Mehmet Smaili, Ali Ibrahimi e të tjerë, ndërsa nga ata që u kapën dhe u ekzekutuan pa gjyq Ali Nimani (oficer karriere), Mulla Hyseni e Sef Kosharja. Keshtu e ka sponsorizuar perandoria lidhjen

  • O gazeta DITA, po a nuk e dini edhe ju, qe njeriu me i pergatitur i stafit te Nishanit eshte Prof. dr. Fatmir Konja, ish gazetar kronike i policise i NTV (Neser TV). Ky ia pergatit fjalimet president J(K)arit dhe mendo sae cfare ndoh edhe kaq eshte lule me ato qe thote.

  • Me sa di, historia e L. Prizrenit nuk ka qënë e popullura nga mitet, përkundrazi, historiografisë i është kërkuar që të rrëmojë gjithmonë në fakte konkrete dhe të bëjë analiza në frymën e së vërtetës nga ana e “diktatorit te keq” (po qe se vertet, 50 vitet e historise se nje populli mund ti konsiderohen vetem krijim i nje njeriu, Enver Hoxhes)

  • E cuditeshme! Per here te pare po ndigjojme qe Sulltanet e Perandorise Osmane “e kishin aq ne zemer Shqiperine sa i thiri dhe utha krereve te Lidhjes se Prizreni ” shkoni dhe organizoni punen per tu shkeputur nga perandoria qetesisht.Nuk e kuptoj dhe profesor Xhufin per ato qe thote.LIDHJEN E PRIZRENIT e organizuan shqiptaret dhe vetem ata,e cila mori persiper drejtimin e kryengritjes per shkeputje nga perandoria osmane qe po shuhesh.

  • Ne kete vend mund te currufjepsen te gjithe dhe kjo nuk eshte cudi se ferme kafshesh eshte, por ajo qe eshte e rendesishme ne kete histori eshte ta leme HISTORINE E SHQIPERISE te paster ashtu si dhe eshte ne realitet nga cdo ndikim historianesh te tipit Xhufi apo Davutoglush se nje popull e di vete se cfare mund te beje per tu shkeputur nga zgjedha barbare e sundimit te tij pa patur nevoje te merte leje nga Porta e Larte, per lirine e tij. Turp per faqe te zeze kur mohoet historia e lavdishme e para ardhesve tane qe nuk parten fatin te pinin kafen tek Rogner apo shetitnin me Tuareg.

  • Lidhja e Prizrenit eshte nje nga kryeveprat shqiptare.Ajo na ka lane detyra qe Ne shqiptaret akoma nuk i kemi zbatu.Rilindasit u frymezuan pikerisht nga keto vendime.Kush shan Lidhjen eshte i shitur tek ata qe perfituan nga coptimi i trojeve shqiptare.Perandoria osmane ka difektet e veta ne kete kohe.Nqs Turqia si trashegimtare e kesaj perandorie do te shlyje gabimet e asaj kohe Neve duhet ti themi faleminderit e tja bejme yzmetin,bashkimit te kater vilajeteve shqiptare.

  • Me sa po kuptoj, ky nuk eshte nje koment i DITA-s, por nje postim i Lajme Flash.
    Duhen kontrolluar edhe postimet e importuara per te mos diskutuar nivelin e redaksise dhe posaçerisht drejtimit qe merret me faqen Online.

  • Pse ne kete vend la kaq shume te papergjegjshem apo pune turkomanesh? Po mire ky popull po fhe elita e tij ne media mendon njesoj si kur te kete lindyr ne Anadoll. Po si mund tu dhuronte lirine arnauteve Porta e Larte, vetem idiotet mund ta besojne…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *