Një minator ka humbur jetën këtë të mërkurë në një minierë në Bulqizë pasi është zënë poshtë nga një masiv dheu.
Ngjarja ka ndodhur në zonën D, në momentin kur minatori ka qenë duke punuar në një nga galeritë që ndodhen aty.
Rreth orës 12.10, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në galerinë e një miniere kromi, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F. K., 49 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
o.j/dita

Shih si iken ky lajm, pa u ndjere fare. Nje njeri vdes duke nxjerr buken e gojes dhe askush s’bene ze, kurse po te puthej ndonje tek emisioni banal Perputhem do mbushej me komente.
Eh moj moter, sot ka rendesi vetem me ke do bashkohet ne zgjedhje Nard Ndoka, te tjerat jane lajme kalimtare. Iu prehte shpirti ne paqe minatorit !