Kryeministri Rama po përpiqet të promovojë një qasje të re karshi “ëndrrës europiane” të shqiptarëve, duke e lëvizur nga piedestali ku është ngjizur që pas rënies së komunizmit, për t`i dhënë një tjetër status, një tjetër këndpamje, një tjetër strategji përafrimi. Kjo, akoma më tepër pas refuzimit plagosës për marrjen e statusit këtë dhjetor, siç pritej e besohej. Me një fjali të vetme, ajo quhet: “Europa brenda nesh”. Pra, nga rendja drejt një Europe jashtë vetes, në ndërtim të një Europe brenda vetes.
Është një qasje që përngjason me fatin turk. Ankaraja e ka aspiruar Brukselin më herët se ne. Qeveritë laike të saj të udhëhequra nga republikanët kemalistë, kanë bërë përpjekje sizifjane për të qenë në gjirin e BE-së, duke plotësuar “formularë reformash” për dhjetra vite me radhë, por përgjigja ka qenë gjithnjë negative në thelb, e standartizuar diplomatikisht, sipas së cilës duhen ende përpjekje. Ish-ministri i Jashtëm Mesud Jillmaz, partizan i kësaj kauze në mes të viteve `90, do shpërthente një moment i lodhur nga refuzimet, duke deklaruar BE-në një ‘klub të krishterësh’, ndonëse dhe veten e ndjente pak të tillë, një duf që shprehte dhe denoncimin e anës konspirative të çështjes.
Më pas, vjen Erdogan që ndryshon strategji: e potencon po aq fort sa paraardhësit aspiratën për në BE, por vendos të ndërtojë më së pari një “Europë” brenda Turqisë. Dhe stadi ekonomik dhe zhvillimor ku ka mbërritur Turqia, e ka bërë më të ç`kompleksuar përballë sfidave të Brukselit, deri dhe të prirur për t`i bërë karshillëk. Sigurisht, jo çdo krahasim vlen në këtë rast, pasi Turqia sido-sido, është një vend i madh e me rëndësi strategjike botërore. Krahasimi në këtë rast, vlen vetëm për të rregulluar një percepsion tonin të gabuar mbi mitin Europë. Pak vjet më parë, në një fushatë elektorale, në një TV, shfaqej një kronike ku ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, u fliste do banorëve në një fshat të Librazhdit, mbi anëtarësimin në NATO.
Fshatarët, krejt të shastisur, me gojë gjysmë të hapur e gjysmë me dhëmbë, dukshëm në luftë me bukën e gojës, dëgjonin politikanin e lartë, si ata fëmijët para gjumit që dëgjojnë përrallën e kecave me ujkun. Dhe do ishte fantastike sikur dikush nga ata, të ngrihej në atë moment e të kërkonte ujë për të pirë, e nëse kishte mundësi dhe për të vaditur ndonjë dynym tokë të mbjellë me misër. Edhe në qasjen ndaj Europës, statusi e etapa të tjera, nuk janë formula magjike që sjellin lumturi me tubacione nga Brukseli. Shqipëria mund të bëhet edhe nëse nuk e merr statusin.
Edhe sikur, mos o Zot, të mos jetë pjesë e BE-së për qindra arsye, të fshehta e të ditura, konspirative apo të qarta. Shtet mund të bëhesh dhe pa e marrë statusin; pyjet e ambjenti mund të mbrohen dhe pa e marrë statusin; njerëzit mund t`i përvishen punës dhe pa marrjen e statusit; krimi mund të zmbrapset dhe pa marrjen e statusit; e ka plot mundësi për punë të mbrothëta në atdheun tonë, edhe nëse nuk merret apo vonon statusi. Ja, kjo është qasja e re e Ramës. A është e drejtë apo e gabuar, kjo mbetet për t`u diskutuar.
Nga rubrika e perditshme “Monitorime” në DITA

Ruajna zot nga qoftelargu STATUS, ai eshte vetem per te na grire ne makine mishi ku mos ngelen as kockat. Hapni syte dhe shikoni fatin e Greqise, Rumanise, Bullgarise, etj. vende te vogla qe kane marre kete STATUS. A ka mundesi qe te mendohemi njehere per fatet dhe rruget qe kemi per tu bere te pavarur dhe jo skllever te europianeve? Behet fjale per vende me sistem kapitalist ku qellimi eshte vetem fitimi dhe jo per “vende motra socialiste”. Greqia ka blere nga Gjermania ne vitin 2002 170 tankse Leopard 2 me vlere 1,7 miliard €, te cilat akoma nuk i ka paguar. Per ke armatoset ky vend i NATOS nga Gjermania? Plakjen e popullsise dhe prblemin e pensioneve Europa plake po e zgjidh me gjakun e ri te shteteve qe futi ne gjirin e saj. Migracioni ekonomik brenda ketyre vendeve do tu sherbeje vendeve te zhvilluara per te mbushur gropat e tyre dhe do varferoje vendet nga do migroje ky kuader i specializuar. Vetem ne Gjermani ka nje migracion prej 200-300mije ne vit te specialisteve nga bullgarija, Rumanija qe megjithese jane vite ne EU, papunesia dhe varferia jane probleme te pa zgjidhura.
Berisha me tufen e tij e genjyen per 23 vjet popullin me “endrren europiane”. O de de do te hyjme ne Europe.!!! Dhe vidh, masakro e shkaterro gjithçka e ndertuar nga populli pergjate 45 vjeteve te shkuara. Makolu e perdori “Europen” si nje lloj opiumi per te trullosur shqiptaret. Se ja sa te hyjme ne Europe te gjitha problemet tuaja do te zgjidhen. Ai donte t’i kishte duart e lira per te vjedhur dhe copetuar pasurine publike dhe shteterore te shqiptareve. Prandaj strategjia e Rames per ta ndertuara se pari Europen ne Shqiperi eshte sa patriotike aq edhe realiste. Autori i analizes e ka kapur fort bukur dallimin ndermjet politikes shteshkaterruese te Shpellarit dhe asaj shtetformuese te Qytetarit.
Dhe une ketu do te shtoja shembullin e Zvicres, Islandes dhe Norvegjise, qe nuk jane antare te Europes se Bashkuar, dhe as e prishin gjakun per tu antaresuar. Jo per te treguar se ne jemi ne nivelin e ketyre shteteve, sic do te nxitonte te konkludonte ndonje, por per te theksuar idene e artikullit se Europa duhet ndertuar pikerisht ketu, ne Shqiperi. Kjo ben edhe ndryshimin midis rruges se ndjekur nga dhjeramani, me “lobime”, bythelepirje, derdhje parash gjithandej neper sa e sa nepunes burokrate institucionesh europiane, dhe rruges qe insist on kryeministri I ri per te ngritur shtetin ligjor demokratik nje here.
Vënde si Norvegjia që ka produktin e brendshem bruto me exporte te fuqishme sepse eshte zot i fateve te veta ku nafta, gazi natyror, energjia , kerkimi shkencor dhe prosperiteti social nuk varen nag nje njeri cilido qofte mbret apo monopol apo kryet e punes!Ne Shqipëri çdo gje duhet te kaloje neper pushtet dhe ligj prej verteti s’ka : pasurite nentokesore dhe çdo gje tjeter s’i takojnë popullit. Prandaj jashte apo brenda Evrope halli eshte ekonomia dhe puna, pastaj si vend qe kompozohet nga disa fé (përpara ishim paganë Evropa s’e mban mënd aq i bën)mirëkuptimi dhe kultura janë me te vlefshme se derdellisjet e besimeve “fetare” që pushtuan vëndin!!!!!!S’ka sesi të jetë si Turqia se s’ka pushtuar njeri apo imponuar besimin fetar qofte dhe nje shpirti te vetem!!!!!!!Përshendetje dhe vite më të mirë!!!!
Rama shembellente me…
Se pari duhet thene se Rama rrefeu vendosmeri,
dhe eshte i cilter, kjo eshte fare e qarte.
Por…vertete mendon se i vendos Shqiperia rregullat e lojes?!
Rama ka te drejte, le te themi, por kush nuk ka te drejte?
Mire qe Amerikes “u detyrove t’ja prishje” ftesen per kimikatet, por mos do te thuash se je gati te prishesh edhe me Europen?!
Perendimi ai eshte: Liria ndonjehere eshte me te tepert (sipas imazhit tone lindor), ngrihet parlamenti hollandez, ai qe eshte, i ndryshem nga ky yni, dhe kerkon JO per Shqiperine, qofte edhe nxituar, per mosnjohje. Por mos do te thote kjo qe kryeministri i Shqiperise te zemerohet me ta?!
Dhe, pa bere pergjithesime, a nuk ishte po kjo Europe, me te cilen kishte te bente edhe Nano, edhe Berisha edhe Meta/majko kryeminister…?
Ju do te thoni se kesaj here, Rama i shembelleu Fan Nolit!
Nese Rama deshiron fatin e Nolit, okay, iken edhe ai si Noli (nuk do doja t’i dilte parashikimi Ngjele Spartakut) dhe ne do ta mbajme mend per dinjitoz qe ia tha Europes cope, ne sy cfare mendonte!Por, sinqerisht, edhe une do doja qe perderisa erdhi ne pushtet, nje energji dhe mevetesi si e Rames do ishte mire te bente dicka. Edhe pse ne hera heres shtyhemi te besojme se “ky eshte Fati i Shqiperise”…
Por, ne te kunderten, ka te tjere qe mund te mendojne se i shembelleu paksa edhe Enverit: Verua shante e mallkonte jo vetem Kapitalizmin, jo vetem revizionistet e Moskes, por edhe Eurokomunistet! Se paku te toleronte ca per komunistet e perendimit!!! Por jo dhe jo: Verua e hapte frontin si Hitleri, me te gjithe boten (dhe ketu nuk do doja te me zemerohej Rexhep Qosja!)
Paskesaj, e dime te gjithe: nuk e pesoi Enveri, por…te tere shqiptaret!Edhe te kuqte e tij, u pane pas Bustit te Enverit: “E hoqem, e hoqem, E hoqem qelbesiren!”
Megjithate, Rama ishte i kendshem ne bisede, por deshiremire perpiqem te mendoj se cfare do bej Rama neser kur te kthehet ne zyren e kryeministrit, ky eshte problemi…
ps.
po ky koment, u dergua ne adresen e gazetes Shekulli dhe, sado qe Rama duket se levdohej, nuk u shfaq ne ate link.
Nese me lejohet do doja ta kujtoj Koco Kokedhimen: Mos censuro mendimin e te tjereve, qe njerezit te mbajne mend ate Kocon dikur, Kocon qe perplasej me Mehmetin (M. Elezin, jo M. Shehun!) dhe hidhte ne Gjanice bustin e shokut Enver!
Me lavdet e pafund e pamase per Edvinin ende pa filluar punen me debatiksat e tij, imagjinoni cfare do thoni po te bej realisht ndonje gje……