Merr zyrtarisht çmimin për antikorrupsionin, Dvorani i përgjigjet Metës: SHBA i mendon mirë gjërat!

J L

Vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj gjyqtarit Adrian Dvorani me titullin Kampion i Antikorrupsionit pati një reagim ironizues nga ana e presidentit Ilir Meta, duke e cilësuar si ato fletëlavdërimet që jepeshin në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës, kur vendi vuante për bukë.

Këtyre deklaratave iu kundërpërgjigj sot gjyqtari Adrian Dvorani.

“Presidenti i Republikës dhe kushdo qoftë ka të drejtën të gjykojë dhe të vlerësoj ashtu siç e gjykon. Unë raportet nuk i kam me emra konkrete, me ligjin dhe institucionet. Nuk më shqetëson aspak fakti se si e gjykojnë e vlerësojnë veprimtarinë time në përgjithësi personalitetet kombëtare, dhe në rastin konkret “X”-i apo “Y”-oni kjo nuk më shfokuson fare nga detyrimi që kam. Do ta vazhdoj të ushtroj funksionin tim në gjyqësor, nuk kam asnjë arsye te përqendrohem dhe të ndjek se çfarë deklarojnë politikanë apo funksionarë të ndryshëm. Vlerësimin tim e ka bërë DASH, është e shkuar dhe sqaruar qartë, disa ka shtuar ambasada e SHBA. Raportet e mia i kam me Kushtetutën dhe me ligjin”, tha Dvorani.

Sa i përket çështjes së cilësimit si fletëlavdërimit Dvorani ka shtuar se “Ky është problemi i tij dhe gjithsëscili në funksionin e vet duhet të jetë i përgjegjshëm dhe i matur nga ato që nxjerr nga goja”.

“Nuk e ndërtoj jetën time e karrierën mbi dëshirën e njërit apo tjetrit, opinion e respektoj, sepse jemi në demokraci. Ato që i vlerësoj i marr në konsideratë, opinionet e tjera i hedh në kosh të plehrave. Politika këtë punë ka me qëndrimet e tyre, jemi në demokraci dhe nuk na lejohet fjala”, theksoi Dvorani, në lidhje me reagimet pro e kundër nga të dyja kampet e politikës.

Pyetjes nëse ky vlerësim ishte burokratik, Dvorani u shpreh se “nuk mund ta them se është një vlerësim burokratik. SHBA është shteti më i madh dhe më i fuqishëm në planet, e që sigurisht gjërat që bëjnë i bëjnë të menduara mirë dhe në çfarë shkalle duhet t’i bëjnë punët e tyre dhe vendimet e tyre”.

Dvorani ka marrë sot zyrtarisht çmimin Kampion Kundër Korrupsionit të akorduar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ambasada Amerikane ka publikuar fotografinë e ditës ku ndër të tjera shkruan:

“Sot, gjyqtari Ardian Dvorani mori certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit, shpallur dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Nëpërmjet këtij Çmimi të sapokrijuar, Departamenti i Shtetit vlerësoi punën e guximshme të 12 avokatëve të luftës kundër korrupsionit nga e gjithë bota, përkushtimi i të cilëve për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe siguruar llogaridhënie, ka mbrojtur bashkëqytetarët e tyre dhe ka ekspozuar keqbërjen.

Gjyqtari Ardian Dvorani nga Shqipëria ishte një prej këtyre kampionëve.

Departamenti i Shtetit e vlerësoi Dvoranin për punën e tij në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë.

Urime Ardian Dvoranit për përzgjedhjen si një Kampion Kundër Korrupsionit!”, nënvizon Ambasada Amerikane.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Amerika ne Europe ndodhet ore zoteri j “albanoze”..? Ky Virani a Dvorani si e ka rrogen nga Amerika e mer..? Kontrrollin e proceseve gjyqesore amerikanet e bejne ore “cudi e shekullit”..? Do na cmendi ore me keto gjepura qe s’kane fund..?! Do vemi ne BE apo ne ShBA..?!… I them “Bravo” ShBA-se po qe se na ndihmon, por nuk shkojme drejt Amerikes, por drejt Europe’s..!

    • Po ato 100 mije Euro qe ju gjeten Dvoranit te pa-justifikuara ,
      si i konsideron DASH ,
      apo s’ka gje, se Dvoranit i lejohet se e kemi mik te miqve te Soorosit ?

      Po deklaratat e Komisionit te Venecias se Dvorani ka shkelur Kushtetuten,
      si i konsideron DASH ?

      Me keto lloj deklratash te Amerikaneve ku perkrahen politkanet dhe Juristet e Korruptuar ,
      u be qe njerezit te protestojne tek Amabsada Ameriikane , qe “pse perkrah hajdutet dhe te koruptuarit”

        • Ore je normal ti ? Ky Dvorani nga vetingu doli me 100 mije Euro qe nuk i justifikonte dot.

          Hape gazetat, dhe do e shikosh kete qe them une
          Edhe ketu ne Dita eshte botuar kjo “100 mije euro e Dvoranit”

          E njejta gje ndodhi me nja dy gjyqtare te tjere si Zaganjori dhe nje tjeter dhe ata u hoqen nga sistemi,
          ndersa ky vazhdoi te punoje
          sepse ishte miku i qeverise

          Pse ca jemi ne, Republike Bananesh qe do na tregojne kinezet e Amerikes se cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e shtremeber ?

          Kjo qe Amerika na dergon keto llloj “Flete Lavderimi ” na fyejne intelektin e prapanices,
          se ne e shikojme punen e ketij te koruptuarit Dvorani, po ashtu Komisioni i Venecias e tregoi
          qe Dvorani shkeli Kushtetuten duke qendruar ne postin e tij me pa te drejte etj, te ketij lloji nga Dvorani

          Por kjo puna e Dvoranit tregon se , Amerika ka ndemrend te krijoje ne Shqiperi ” nje Mubarak te ri”

          Sepse keshtu e mbajten ne pushtet per 40 vjet Mubarakun e Egjyptit i cili ishte nje diktator,
          por ishte pro Amerikes
          dhe amerikaneve aq ju interesotne ,pavaresisht se Mubaraku i shkelte te drjetat e Opozites dhe te popullit me te dy kembet
          Dhe vetem kur u ngrit populli ne Revolucion ne 2011 , atehere u terhoq perkrahja Amerikane nga Mubaraku
          Por te pakten per Mubarakun Amerika i jepte 5- 10 miliard dollare ne vit,
          ndersa ketij tonit i japin leshte currit

      • Ore Rajmond gelboqja boll me shpifje mor rrot kari, mor zagari i Like hajdutit!, sepse Dvorani e ka kaluar vetingun!

        • Flet kot ti tani

          Ai e kaloi Vetingun me mik, sepse nga kontrolli i pasurise Dvorani nuk justifikonte dot 100 mije euro

          Po kaq u kapen edhe Zagajori me nje tjeter dhe u hoqen nga Drejtesia

  • me ne fund nje deklarate shteruese . te gjithe dhe me ameriken ne krye, jane enveriste .
    ndersa cunthi i vogel i enverit, me shallin e kuq te pionierirt, eshte “amerikan” i vertete, i demokracise “liberale”..amerikane . ps. kesaj i thone te kesh dy b..ytha; nje t’a mbash, nje t’a..cash .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *