“Mos u mërzit, burgu për burrat është”

anazapta

Xhelal Mziu ka qenë shumë aktiv në rrjetin social Facebook. Ai ishte i vëmendshëm dhe postonte çdo aktivitet me foto apo udhëtim të tijin jashtë shtetit. Këtë javë, që kur ai gjendet në masën e sigurisë arrest me burg, faqja e tij zyrtare ka mbetur bosh. Por aty shkruajnë dhe lënë komentet miqtë, dashamirësit, madje edhe studentët e tij. Nuk e dinit? Xhelali ishte pedagog. Në të shumtën e rasteve, komentuesit i japin zemër kryetarit të tyre, i thonë që do t’ia dalësh, ti je më i miri. Të tjerë i shkruajnë që Kamza nuk ka për të pasur një të dytë si ty (dhe këtu mund të kenë të drejtë :). Ndërsa ajo që na bëri përshtypje është një koment i Gjoni B., i cili shkruan: “Mos e vit mendjen mër’ burrë. Në fund të fundit, burgu për burrat është. Me respekt nga një grup i juaji studentësh”.

mziu

Share This Article
2 Comments
  • DO TE ISHE FITORE SIKUR TE DENOHEJ MASKARAI TE,PAKTEN ME 5 VJETPOR KAM FRIKESE DO T,IA HEDHE DREJTESISE EDHE KESAJ RRADHE SEPSE DREJTESINE E KONTROLLON SALIU ME NJEREZIT E TIJE , DHE NE QOFTE SE DEL XHELATI ATEHERE KJO DO TE VERTETOHET EDHE ME SE BERISHA KA KAPUR PER FYTI DREJTESINE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *