Sipas raporteve të policisë amerikane, një grua në karrocë me rrota ka grabitur një bankë në shtetin Florida të SHBA-së.
Pasi trajtoi një biznes bankar me një të punësuar në sportel, 39-vjeçarja Kenyeitta La-Key Gordon filloi ta shajë atë duke i kërkuar para dhe duke thënë se kjo është një grabitje dhe se “do të vriste të gjithë”. Gjatë asaj kohe, brenda bankës ishin katër punonjës dhe dy klientë të tjerë.
Pasi punonjësi i dha para, Gordon u largua nga banka në karrocën e saj me rrota, por banka e identifikoi atë përmes kartës së identitetit që përdori për akses në llogarinë e saj. Oficerët nga departmenti i policisë gjetën 39-vjeçaren në karrocën e saj me rrota rreth 1 milje larg bankës dhe e arrestuan atë.
Megjithëse raporti i policisë nuk specifikoi Gordon-in si person me aftësi të kufizuara, të dhënat nga burgu i Kontit Duval tregojnë se ajo më parë është arrestuar 12 herë.
h.b/dita

Ne Amerike paska karroce me rrota, ne ketej i mbajme pa rrota
Mos ja vër re,se Karriken me rrota e kanë transformuar në Karrocë me rrota,ata në ktë shkrim.
Si gjithmonë problem përkthimi dhe dallimi.