Ajo që ne e kishim merak u bë. Odeta, bashkëshortja e Presidentit, e zuri një vend pune. Largimi i saj nga Ministria e Kulturës u përfol në media edhe për mënyrën që ajo zgjodhi për të dhënë dorëheqjen. Odeta akuzoi drejtuesit aktualë për presion psikologjik në vendin e punës. Duke folur për presionin mbi të shoqen, Nishani është shprehur: “Ka qenë një shprehje e sjelljes për shkak të ngarkesave që vijnë nga një mentalitet që nuk duhet të ekzistojë. Në fakt, unë jam përpjekur që të mos jap shkak të konsolidimit të Presidentit të Republikës si një kundërshtar politik, një gjë që nuk është e vërtetë dhe nuk është normale. Unë jam i bindur dhe i prirur t’i besoj kësaj arsyeje, që gjithë ajo sjellje e papranueshme ka qenë si rezultat i këtij mentaliteti. Tashmë ajo ka filluar punë si specialiste investimesh pranë Bankës së Shqipërisë.” Këtë gjë e ka pohuar vetë burri i saj mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”.

Në fakt, unë jam përpjekur që të mos jap shkak të konsolidimit të Presidentit të Republikës si një kundërshtar politik, ……
Po qe di te tallet dhe ky burri ….
Sa shpejt iu gjend vendi i punes, bravo presidenti, …sigurisht bravo dhe fullani qe e mbante vendin bosh dhe nuk e publikonte, pse e mori fullani pa konkurs, pasi jam une shume me i mire se ajo.
ore As je ti me i miri ajo eshte peri do peshke pa hesap nuk ngopete sdihete nga e do me shume
po Fullani te djathte do punesoj ,persa kohe e le Rama ende ne detyre (Fullanin)
Gjynaf e shkreta,per buken e gojes po punon,ilumte Fullanit qe beri sevap per fukarane e hapi ate vend pune,ke te mbaje me pare e shkreta,burrin qe e ka te paralizuar ne presidence,femijet me shkolla ne boten kapitaliste,ku njeriu per njeriun eshte ujk.
pun tmare dete.
Nje “cope mishi me dy sy” eshte dhe kjo…njelloj si i shoqi..mjere ne !
Odeta, a me keshillon dot per nje investim per invalidet..?