Borusia Dortmund mezi pret rikthimin e lojtarëve të shumtë të dëmtuar, ndryshe do të ketë pasoja të rënda. Menaxheri i përgjithshëm, Mihael Zork, thotë se skuadra e tij ka vënë në rrezik kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt aktualisht dhe konkurrenca është e fortë, ndaj ish-kapiteni paralajmëron: “Jemi prapa në renditje dhe nuk i kemi plotësuar objektivat. Rrezikojmë të mos marrim pjesë në Champions. Ky është objektivi kryesor këtë sezon dhe besoj se do të jetë e vështirë. Na duhet një pjesë e dytë e sezonit shumë e mirë”.
