Reja e madhe afrikane mbërrin në vendin tonë, Fieri, Korça dhe Pogradeci përfshihen nga mjegulla e dendur. ARRSH: Kujdes në rrugët e qarkut të Krujës!

Ornela

Shqipëria është pushtuar nga ‘reja e madhe afrikane’.

Siç edhe u parashikua një javë më parë, qytete si Fieri, Korça e Pogradeci janë nën pushtimin e mjegullës së dendur, duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve.

Reja e madhe e pluhurit nga shkretëtirat zbriti Alpet drejt Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Duke qenë se qarkullimi i masave ajrore në vend vjen nga veri-perëndimi, këto masa të nxehta ajrore ndikuan edhe në rritjen e temperaturave në rajonin tonë.

Qielli nuk do të jetë krejt i kthjellët pasi prezenca e grimcave të ngurta të shkretëtirës do të mjegullojë kthjelltësinë e qiellit në pjesën më të madhe të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Fieri, Korça, Pogradeci dhe disa akse nacionale në këto zona janë mbuluar nga mjegulla e dendur.

Shikimi është mjaft i kufizuar në këto dy qytete dhe rrethinat e tyre, e për këto arsye këshillohet që drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë me shpejtësi të kufizuar.

Nga ana tjetwr, ARRSH-ja ka lajmëruar drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes në disa akse rrugore, pasi për shkak të resë afrikane, është bërë mjaft i vështirë qarkullimi. Konkretisht ARRSH-ja shkruan se duhet bërë kujdes në Fushë Krujë, Krujë, Laç, Milot dhe Patok.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *