Manastirliu takim me mjekët tek COVID 3, bën thirrje qytetarëve: Situata në vend është delikate, mbi 600 pacientë po trajtohen, tregohuni vigjilent dhe respektoni masat

time

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme është ndalur në spitalin COVID-3 ku ka zhvilluar një takim me personelin shëndetësor.

Ministrja tha se synohet që brenda dy javëve të marsit të mbyllet edhe procesi i vaksinimit për bluzat e bardha dhe gjithashtu u shpreh se situata e koronavirusit në vend është delikate.

Manastirliu tha se aktualisht në të gjitha spitalet COVID, por marrin trajtim për COVID-19 më shumë se 600 pacientë dhe ndërkohë u bëri apel qytetarëve që të tregohen vigjilent  dhe të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërsa shtoi se procesi i vaksinimit nisi sot edhe në Korçë.

“Jemi në një situatë delikate dhe gjithë angazhimi i personelit shëndetësor në të gjitha spitalet Covid është drejtuar tek shërbimi i pacientëve. Janë më shumë se 600 pacientë duke u trajtuar në spitalet tona Covid”, tha Manastirliu.

h.b/dita

Share This Article
9 Comments
  • Duke pare ne TV ambjentet e dhomave qe do te presin pacientet e semure, duke qarte qe aty nuk jane respektuar masat per mosperhapjen e ngarkeses virale nga nje pacient tek tjetri. Pra, hapja e spitaleve anti-covid eshte duke u bere nxitimthi, ndersa mendoj se jane te gjitha mundesite per kompletimin e dhomave ne respektim te masave brenda ambjenteve te spitalit, per te reduktuar ngarkesen e perhapjes se virusit, per mosrendimin e gjendjes shendetesore te pacienteve te shtruar duke perdorur distancen e kerkuar si edhe izolimin me xham krevati nga krevati, por edhe aspirimin mbi cdo pacient te shtruar. Eshte fakt qe ngarkesa virusale perhapet ne menyre kaotike, ndaj duhet te nderpritet kjo levizje, sa te jete e mundur nepermjet te masave shtese specifike.
    Po per personelin ?

    • Nuk eshte kjo e keqja e vetme dhe me e madhe! E keqja me e madhe eshte, qe asnje punonjes i ketyre spitaleve nuk del e te thote, qe keto pavione e dhoma me dy-tre shtreter nuk jane per te semuret virale!

  • O Kuluf
    Me siguri je punesuar si llapaqen ne komentet se s’le rast pa komentin tend prej shtrigani zemer zi e injorant. ..Vazhdo kuluf, vazhdo…

    • Gimo, flm per kritiken! E kam seriozisht, nuk bej shaka! Sepse njeriu duhet nganjehere ti degjoje te tjeret edhe kur mendon se kritikat dhe zemerimi i tyre jane emocionale e te paargumentuara! Si psh. ne rastin tend, qe shikon here-here nikun tim, (te pandryshuar ne 99% te rasteve, nderkohe qe mjaft ketu e ndryshojne per t’mos u bere pulle e kuqe, sic edhe ti tani), dhe kujton se komentoj perdite, gje qe nuk eshte e vertete, se nuk kam kohe! Thash e kam me tere mend qe ta mirkuptoj indinjimin, sepse ne te vertete po shoh dhe une qe nganjehere po perserisim po te njejtat gjera. Pa llogaritur pastaj, qe mes halleve te shtuara nuk kemi kohe as te shfrytezojme te drejten e fundit te fjales se lire, qe na kane lene, kete te komenteve. Ndaj te thashe e kam sinqerisht e une do ta degjoj keshillen tende, kuptohet jo nga frika. Nuk do komentoj per shendetsine disa dite e disa jave, ndonese perdite degjojme lajme jo te mira, (sot ne mengjez serish nje i aferm me kovid me tregonte per lenien e leshve te kokes per ilace kot me se koti, nje fenomen ky te cilin e kane kritikuar edhe Kalo e Brataj, sic ka treguar lajmi i DITA-s). Por m.gj.t. une do ta degjoj keshillen tende Agim, duke u nisur nga besimi se ti duhet ta kuptosh qe sjellja jote, imja dhe e kujdo prej nesh niset nga parimi kantian, vepro ashtu sic do deshiroje qe te tjeret te silleshin me ty; apo ndryshe: vepro ne nje menyre te tille, qe sjellja jote te jete rregull i pergjithshem i shoqerise! Ne te kundert mbetesh -sic thote komentuesi Ceti ketu- nje mize kali!

  • Delikate?! Dramatike thuaj se e verteta eshte edhe ma dramatike se c’mendojme! Vaksino qe bile te kete nje zbutje te presionit mbi spitalet me cdo vaksine se te gjithe jane ma mire se asgje edhe te gjithe ndihmoj’e mos me kaluar ne gjendje te rend qe bile disa vende ne reanimacion te jene te lire !
    Deri kur do te veproni si struça?! Me 20 vdekje ne dite vetem ne spitalet nuk qenka gjendja dramatike?!
    Ne vend se me ba show me bluza e maska jashte , shperndani maska ne zonat qe nuk jane hala te prekura se kur te preket gjithe vendi ku do shkoni?!

  • Kalo si pseudo expert qe nuk di shkaqet e largimit te mjekeve , nuk guxon me i thane kessj rrit rrogat e mjekeve sa te politikaneve qe mos te vdesin njerezet neser! ? Nuk di a nuk do se trembet se mos po humb privilegjin e tij ne komitete ?!
    Experte ju?! Kur jo ! E puna po e tregon cdo dite se sa keq vepruat ne manaxhimin e pandemise! Jo , jo experte po bythelepires te politikes, plus asaj te politikes se kese, e kete vete keni zgedhur me qene o dr Kalo , se munddni me dale e me thane : nuk i kemi punet hiç mire!

    • Nuk i thone o Lili
      S’dalin per ate pune aty.
      Aty i nxjerr Ramuti me mision
      Mashtrimi publik eshte sport me leverdi i ramutit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *