Koronavirusi në Shqipëri: Humbin jetën 19 persona dhe rezultojnë pozitivë 986 të tjerë, 647 pacientë po trajtohen në spitalet COVID, 41 në terapi intensive

time

Në 24 orët e fundit janë kryer 3957 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë.

Ndërkohë, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Shijaku, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 65-89vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime antiCOVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12,467 vaksinime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

461 raste në Tiranë, 54 raste në Vlorë, 44 raste në Durrës, 41 raste në Fier, 39 raste në Librazhd, 31 raste në Elbasan, 24 raste në Krujë, 23 raste në Shkodër, Pogradec, 22 raste në Lushnje, 19 raste në Kuçovë dhe Tepelenë, 18 raste në Mallakastër dhe Lezhë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Mirditë, 12 raste në Berat, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Peqin, 8 raste në Kurbin dhe Gramsh, 7 raste në Kavajë, 5 raste Ura Vajgurore, 4 raste në Përmet, Kukës, 3 raste në Maliq, Shijak, Kolonjë, Himarë, Vau i Dejës, Pukë, Devoll, 2 raste në Vorë, Cërrik, Skrapar, Sarandë, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, Dibër, Delvinë, Mat, Rrogozhinë, Has.

Statistika (27 Shkurt 2021):

Raste të reja ditore       986

Të shëruar në 24 orë     962

Të shtruar në spitale      647

Humbje jete në 24 orë   19

Testime ditore               3957

Testime totale          462,980

Raste pozitive          106,215

Raste të shëruara     68,969

Raste Aktive              35,471

Humbje jete               1,775

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     22853

Fier         2641

Durrës     1664

Vlorë       1748

Shkodër   1337

Gjirokastër 1026

Berat        877

Korçë       916

Elbasan    887

Lezhë       819

Dibër       368

Kukës     335

h.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Gjendja duket serioze! Desha te them dramatike! Shume me keq se ne shkurtin dhe marsin e kaluar! Ndersa i gjati kujton se me moton e lypsarit me te gjate tek pfizeri dhe astra-zeneka, do shpetoje situaten!

  • O grupo…kulufi…po gelet tu sha o byrazer…po ket mut halli qe ka ra a vec ky i gjati jon e ka qe spo bo gjo?gjith bota osht myll,neve ska pajdh none me na nalu….jo jo se osht burri mir ky re…po ma i miri ka te kqit po…se ne i dum gjonat te bohen tak tak o pun tjeter se nga 30 vjet vetem tu sha kena ngel ne tej ne une e shum tjere…te hecte mare o byrazer e zoti te rujte ene te gjithe neve se sna ka faj i gjati po vetja o byrazer…se i ke klubet plot ene se ju ve gjoba….je laskar…

  • Po-jo mo Nikla, mos u revolto se nuk ta shau njeri te gjatin, kur ai vete tha qe jam lypsari me i gjate ne bote!
    Por pamja flet vete, para 1 viti ai beri gjemen, tek nxorri tanket dhe diagacet neper rruge. Tani pas nje viti, kur gjendja eshte shume me dramatike nga 1 vit me pare, ky vend nuk paska nje laborator ta izoloje vete virusin e ri, apo mutantin, e te eksperimentoje sic bente profarma dikur!? Se lere pastaj per provat qe duheshin bere me kohe me vaksinen ruse dhe kineze, -per kete nuk po flas se mund te akuzohem per agjent rus e kinez! Jetojme edhe kohra te veshtira ideollogjike-politike!

  • Gjendje nuk na qenka dramatik jo sipas ministrave tone ! Vetem 900 raste ne dite te ri ! Qe iu shtohet atyreve 900 te djeshme e 900 te pardjeshme! 5% deri ne 10% bejne forma te renda ( sipas statistikave ne vendet perendimore) pra cdo diteduhet 5 a 10 shteter reanimacioni! Ku i keni ku do t’i beni se nje ne reanimacion nuk dell per nje dite po rri nja 3 jave?! A e kuptoni problemin apo hala nuk ju fiqiron truri me kuptuar cka eshte rtitja exponenciale?!
    O experte leshi po nje here bile beni punen tuaj e beni thirrje te blihen edhe vaksinat nga kina e rusia: kush nuk do nuk e bane po kush do bile te kete mundesi me ba e jo ne meshire te fatit !

  • (duke mos mundur te komentoj te artikulli i tij)… Respekt per mjekun Kalo dhe ato qe shkruan….

  • Kur nuk kishin gati asnje virus , u mbyt lali eri to na i sperkat rruget e shkollat !
    Kur kemi virus kamos, e kur eshte ma se e nevojshme desinfektimi , lali eri fle!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *