Bill Gates, përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
Edhe pse themeluesi i Microsoft është vaksinuar plotësisht, thotë se akoma do të ndjekë masat mbrojtëse dhe rekomandimet siç është mbajtja e maskës mbrojtëse dhe larja e duarve apo dezinfektimi i tyre.
“Dua të jem shembull për të tjerët. Nëse vaksinoheni, akoma mund të jenë transmetues i infeksionit”, ka shtuar miliarderi amerikan.
Sipas ekspertëve shëndetësorë në SHBA, edhe ata persona që janë vaksinuar kundër COVID-19 duhet të vazhdojnë të mbajnë maska dhe t’i përmbahen masave epidemiologjike kundër pandemisë. Madje është dëshmuar që vaksina nga Pfizer dhe BioNtech është shumë efikase në parandalimin e simptomave të theksuara, por ende nuk dihet me siguri nëse plotësisht parandalon infeksionin.
humë po pyesin nëse do t’i rikthehemi normalitetit, apo të paktën nëse do të zbuten masat mbrojtëse si heqja e maskës apo distanca fizike.
“Në fund të pranverës apo në verë do të mund të mendojmë për ndryshimin e sjelljeve, kuptohet nëse shifrat janë në favor tonë”, ka thënë Gates duke theksuar se planifikon të vazhdojë ta mbajë maskën gjatë vjeshtës derisa numri i të infektuarve do të bie dukshëm.
h.b/dita

A qifsha pragun ju qe citoni nje plehre djall dhe bir bushtre si ky i semur psiqik..