Ky klloun banal që flet vetëm dokrra

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

E nderuar Dita! Na ishte një herë një familje e varfër dhe kishin një vajzë për mall. E martuan tek një familje me zë dhe pas 3 muajsh, kur shkoi vajza tek prindërit, e ëma e pyeti: “Hë moj bijë, si po e kalon tek burri?” Vajza u tha: “Ah moj nënë, çfarë dëgjoj me vesh lumja unë, e çfarë shoh me sy e mjera unë!” Gjatë 23 viteve demokraci, çfarë s’kemi parë e dëgjuar nga Sali Efendiu. Gjatë seancës parlamentare për buxhetin e vitit 2014, vetëm ky i pa udhë ka folur 10 herë. Por ta dijë mirë ky klloun se populli nuk i beson më dokrrave e fjalorit të tij banal. N.q.s. kjo qeveri, si qeveria më e pastër që kemi parë deri tani me në krye E.Ramën e bën Shqipërinë, do t’i këndohet kënga për mire. Në rast të kundërt, do këndohet kënga e mjerimit: “Moj Shqipëri e mjera Shqipëri, kush të ka qit me krye në hi. Se ti ke pas qenë një zonjë e ranë, që burrat e dheut të kanë thirr nanë. Po sot ku je, si një lis i rënë për dhe!” Lexues, Krujë.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • O pepeëëëëërrrr! Çfare numri ka dosja jote ne Prokurorine e Pergjithshme!
    SRB-i ka luajtur e po luan aq keq me popullin (s’e kupton kush ne emer te kujt flet ky SUPERAGJENT?) tone, saqe…Sa ishte niveli maximal i Fierzes? Eshte derdhur prej kohesh dhe, nqs kjo magiorance nuk i ben derman sipas ligjeve dhe sterbemave te tij, populli i ka gjetur gjithmone zgjidhjet adekuate! Mjafton te lexoni “thirrjet” qe bejne bashkekomentuesit ne online, ne tryezat e varfera e kudo! Mjafton te rilexosh perdite 1 milion “shuplakat” dhe 1 milion mbeshtetesit e tyre e qindra e mijera te tjere qe rropaten neper bote per te siguruar jetesen, qe duan nje atdhe ndryshe, te prosperuar dhe jo te mbajtur peng nga ARMIKU I PERBETUAR I POPULLIT SHQIPTAR, i cili demek perpara emrit mbante dhe Prof. Dr. Po i krimit dhe i rrenimit! Ne emer te kujt ky orakull diabolik me shok vec veten ne tere planetin, parashikoka trazira? Kjo eshte alternativa e tij? Po ne Kosove nderkohe c’po pergatit me sivellezerit e vet serb? Me vjen keq t’i “lodh” dhe germat e tastieres me kete perbindesh?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *