Gazetari i njohur analizon sondazhet dhe ka një apel: Mos shkojmë drejt shtetit-baba dhe inkurajimit të injorantëve

time

Publicisti dhe gazetari i njohur Agim Baçi shpreh shqetësim në një postim në rrjete sociale mbi manipulimin e opinionit publik me sondazhet pêr 25 prillin, por jo vetëm.

Baçi flet për një “stil manipulimi” dhe shkruan se me anë të tij është synuar krijimi i një varësie sa më të madhe nga ajo që thotë Qeveria.

Më poshtë, pjesë nga postimi:

“Kontrolli i mendimeve të qytetarëve çon në kontrollin e veprime të tyre”, shkruante Zhak-Zhak Rusoi në Kontratën Shoqërore. Sipas tij, gjithçka duhet të lëvizë mes konceptit “qytetari-fëmijë” dhe “shteti-baba”.

Këtë koncept rusoinian ka kërkuar të vërë në funksion z.Rama gjatë viteve në pushtet, sidomos kur e paraqet vetveten si “shteti i vetëm i shqiptarëve”, duke dashur të fiksojë idenë se ai është gjithçka që shqiptarët kanë dhe gjithçka që shqiptarët janë.

Në fakt, të njëjtën gjë kanë bërë edhe më parë fashistët, nazistët dhe marksistët, të cilët prodhuan diktaturat gjakatare në mjaft vende, duke ndërtuar trekëndëshin vrastar të mendimit: “Gjithçka për Shtet, asgjë jashtë Shtetit, asgjë kundër Shtetit”.

Po të vëmë re me kujdes edhe deklaratat e Ramës “Është fat që më keni mua”, që më pas u bazuan me memet qesharake të këtij dimri se “Falë Ramës ra dhe kjo borë”, apo “Falë Ramës do çelin lulet në pranverë”, janë vijim i së njëjtës logjikë fashisto-marksiste.

Edhe pse shumë nga shqiptarët mund të kenë qeshur me këtë këmbëngulje të z. Rama për të bindur shqiptarët se gjithçka rrotullohet rreth tij, ai po tregon se e ka shumë seriozisht kur i drejtohet shqiptarëve me refrenin se duhet të shohin te ai të vetmin shpëtimtar të jetës së tyre.

Kjo edhe për faktin se ai prej kohësh investon miliona nga buxheti, nga taksat tona, jo për të kuptuar se çfarë bëjnë shqiptarët, por vetëm të dijë se çfarë mendojnë shqiptarët. Duke tentuar të ketë nën kontroll median dhe komunikimin social ai ka synuar në mënyrë të hapur ngritjen e një inxhinieringu propagande me qëllim dhënien e një versioni të vetëm socio-politik për zgjedhjet e 25 Prillit: Rama është zgjidhje për shqiptarët!

Ky investim i pandërprerë nga z. Rama për ndryshimin ideologjik të shqiptarëve, ka sjellë një realitet nën një pushtet të hapur e të dhunshëm manipulimi, një realitet të cilin ai e nisi fillimisht me partinë e tij. Kështu, z. Rama përdori nxitjen e shijes dhe nevojave të turmave dhe largoi nga PS thuajse të gjithë ata që kërkonin një marrëdhënie politike dinjitoze. Shpejtësia me të cilën ai ushqeu konformizmin në PS, bëri që sot të kemi kriter imitimin dhe duartrokitjen, ndërkohë që nuk ekziston thuajse asnjë alternativë debatuese.

Rama futi, gjithashtu, kulturën e keqkuptimit apo devijimit të të dhënave zyrtare, duke bërë që të jenë në fuqi gjysmë të vërtetat apo gënjeshtrat e plota, e ku askush nuk di me siguri se çfarë dodh realisht me paratë e taksapaguesve.

Vetë Rusoi, që frymëzoi këtë devijim kulturor, këtë inxhiniering të kontrollit të shoqërive përmes shpikjes së shtetit-baba, shkruante se “veset nuk janë të lindura te njeriu, por janë fryt i qeverisjes së keqe”.

Një nga filozofët e sotëm amerikanë, Noam Çomski, shkruan se “qeveritë e bazojnë sot suksesin e tyre të inkurajimi i injorantëve që të ndjehen krenarë me padijen e tyre”. Madje Çomski duket se e ka shkruar posaçërisht për Ramën kur thotë se, kjo yshtje për të bërë krenarë të paditurit me injorancën e tyre, krijon në shoqëri ndjenjën e vetëfajësimit- pra një shoqëri ku shumë njerëz kritikojnë vetveten përse nuk shfrytëzuan rastin për të vjedhur, përse nuk u bënë të pasur me pasurinë publike apo të tjetrit kur mundeshin, përse nuk arritën të pushtonin pronën e dikujt.

Këtij pushteti të forcës Rama i ka kombinuar spektaklin dhe propagandën, duke tentuar kështu që kushdo të mos ketë qëllim të lexojë dhe arsyetojë mbi realitetin, por t‘i dorëzohet një realiteti të ri, të cilin z. Rama ka marrë përsipër ta ndërtojë përmes tallavasë së përditshme të komunikimit, ku përfshihen edhe porno-sondazhet e zgjedhjeve”.

n.s. / dita

 

Share This Article
10 Comments
  • Ik mor hunderr me 25 prill leshelija shkon per skrap bashke me gruan me llapaqene te planetit dhe me te urryer per shqiptaret. Po pse kane luajtur menc shqiptaret te votojne per Suden e perralles me 5 pika dhe per Nora bythderren sharebajgen e neveritur per publikun apo per kejdi Dhembcakallen

  • Fjale imzot,fjale!
    Bjeri ne koke p[roblemit dhe Rama sot eshte DIKTATOR qe e mban veten si te tille duke zbatuar propaganden gebelsiane te mashtrimit te popullit shqiptar!
    Rama eshte shembulli i ralle i nje DIKTATORI karikature,qe u shfaqet “deleve” si sharlatan,si “pertendi” dhe “delet” heshtin,se e shohin ,qe nuk ka ne qiellin shqiptar nje “yll” tjeter!
    Por Ramen DIKTATOR e bene mungesa e plote e nje opozite te besueshme,e gjithe media e shkryuar dhe televizive qe amplifikoi sjelljet e tij prej rrugaci si aftesi dhe nderkombetaret,qe akoma edhe sot jane te bindur,per interesat e tyre,se Shqiperia nen sundimin e Rames i paska plotesuar kushtet per hapjen e negociatave per ne BE!
    Por ASKUSH deri me sot nuk i ka perplasur Rames ne fytyre se ka ,
    -Shkaterruar shtetin ligjor;
    -Ka vene nen kembe demokracine;
    -Ka nxjerre jashte loje administraten publike;
    -Ka mbrojtur KORRUPSIONIN!
    Fakte ka plot,por te gjitheve i eshte dukur se “mbreti lakuriq”,paskla veshur kostum te bukur!

    Doni fakte?

    – Askush nuk ka ngritur zerin se e ashtuquajtura fantazem e “Bashkeqeverisjes me qytetaret” ka qene dhe eshte VARROSJA E SHTETIT LIGJOR DHE DEMOKRACISE ne Shqiperi!

    -Askush nuk ngriti zerin kur Rama deklaroi se :Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane politikanet,por gjyqwtaret dhe prokuroret”

    -Askush deri me sot nuk ka analizuar se per cfare aresye u shpallen sloganet e Rames si “Shqiperia qe duam”,”Basdhkia qe duam”,”Dep[uteti qe duam” etj dhe cfare sollen ne fakt!

    Askush nuk i kerkoi Rames,kur ai deklaroi se do ta conte ceshtjen e detiot me Greqine ne Gjykaten Nderkombetare se “Cfare pretendimesh i paska kerkuar Greqise per detin dhe cfare konflikti ka patur me Greqine lidhur me kete mosmarreveshje?
    Se ne Gjykaten Nderkombetare nuk shkohet ne se NUK KA KONFLIKT!
    Se nga mos deklarimi i KONFLIKTIT me Greqine fshihet PAZARI,fshihet TRADHETIA e Rames,por askush nuk ia drejtoi atij kete pyetje!

    -Ne 8 vitet e sundim,it te Rames si DIKTATOR te gjitha pushtetet Legjislativ,ekzekutiv,gjyqesor dhe media kane qene praktikisht nen hyqmin e tij!
    Cfare ka dashur te beje ai e ka bere dhe te gjithe kane ulur koken!
    Edhe ne PS askush nuk ka guxuar ta kritikoje!

    -Fakti,qe mbahet ne fuqi rregulli,qe ep[rori te pusdhjon nga puna edhe pa motivacion,pa patur friken e ndeshkimit te tij,se edhe klur punonjesi i pushuar ne se fiton gjyqin demshperblimin e tioj nuk e paguan fajtori,por shteti,eshte nje shembull,qe ne administraten publike nuk ka demokraci,se pushohesh nga puna edhe ne se nuk i ke thene qofte edhe nje here “miremengjes” shefit tend!
    Merret me mend se cfare lloj demokracie i jepet popullit,qe po keta rrogtare te shtetit apo te bashkise,qe nuk kane demokraci per vete,kurre nuk do kujtohen qe kete gje t’ia japin edhe qytetareve!
    Demokracia qe Rama u ka dhene shqiptareve eshte NXJERRJA E GJUHES nje pash,pra tallja!
    Dhe tru shplaret e Rames i luten perendise se “Po iku Rama do vije Basdha”!
    Deri ketu shkon ajo qe qwuhet sot DEMOKRACI!
    Edhe ne kohen e pushtimit 500 vjecat otoman turk shqiptaret nuk kane patur te drejta me p[ak se sot nen sundimin e liderit global Rama!

    Dhe kur autori i ketij shkrimi dyshon qe te mos shkojme drejt “shtetit-baba”,mashtron njerezit se nuk e thote shqip se ,

    -Rama eshte DIKTATOR ne plot kuptimin e fjales!

    Dhe fakti se sot ne Shqiperi nuk ka akoma pas 30 vjeteve kapitalizem nje alternative te besueshme per t’a shporrur tere klasen e sotme te deshtuar politike,verteton edhe deshtimin e perendimit ne….. eksperimentin shqiptar!

    • Fjale imzot,fjale!
      Bjeri ne koke problemit dhe Rama sot eshte DIKTATOR qe e mban veten si te tille duke zbatuar propaganden gebelsiane te mashtrimit te popullit shqiptar!
      Rama eshte shembulli i ralle i nje DIKTATORI karikature,qe u shfaqet “deleve” si sharlatan,si “perendi” dhe “delet” heshtin,se e shohin ,qe nuk ka ne qiellin shqiptar nje “yll” tjeter!
      Por Ramen DIKTATOR e bene mungesa e plote e nje opozite te besueshme,e gjithe media e shkruar dhe televizive qe amplifikoi sjelljet e tij prej rrugaci si aftesi dhe nderkombetaret,qe akoma edhe sot jane te bindur,per interesat e tyre,se Shqiperia nen sundimin e Rames i paska plotesuar kushtet per hapjen e negociatave per ne BE!
      Por ASKUSH deri me sot nuk i ka perplasur Rames ne fytyre se ka ,
      -Shkaterruar shtetin ligjor;
      -Ka vene nen kembe demokracine;
      -Ka nxjerre jashte loje administraten publike;
      -Ka mbrojtur KORRUPSIONIN!
      Fakte ka plot,por te gjitheve i eshte dukur se “mbreti lakuriq”,paskla veshur kostum te bukur!

      Doni fakte?

      – Askush nuk ka ngritur zerin se e ashtuquajtura fantazem e “Bashkeqeverisjes me qytetaret” ka qene dhe eshte VARROSJA E SHTETIT LIGJOR DHE DEMOKRACISE ne Shqiperi!

      -Askush nuk ngriti zerin kur Rama deklaroi se :Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”

      -Askush deri me sot nuk ka analizuar se per cfare aresye u shpallen sloganet e Rames si “Shqiperia qe duam”,”Bashkia qe duam”,”Deputeti qe duam” etj dhe cfare sollen ne fakt!

      Askush nuk i kerkoi Rames,kur ai deklaroi se do ta conte ceshtjen e detit me Greqine ne Gjykaten Nderkombetare se “Cfare pretendimesh i paska kerkuar Greqise per detin dhe cfare konflikti ka patur me Greqine lidhur me kete mosmarreveshje?
      Se ne Gjykaten Nderkombetare nuk shkohet ne se NUK KA KONFLIKT!
      Se nga mos deklarimi i KONFLIKTIT me Greqine fshihet PAZARI,fshihet TRADHETIA e Rames,por askush nuk ia drejtoi atij kete pyetje!

      -Ne 8 vitet e sundim,it te Rames si DIKTATOR te gjitha pushtetet Legjislativ,ekzekutiv,gjyqesor dhe media kane qene praktikisht nen hyqmin e tij!
      Cfare ka dashur te beje ai e ka bere dhe te gjithe kane ulur koken!
      Edhe ne PS askush nuk ka guxuar ta kritikoje!

      -Fakti,qe mbahet ne fuqi rregulli,qe eprori te pushjon nga puna edhe pa motivacion,pa patur friken e ndeshkimit te tij,se edhe klur punonjesi i pushuar ne se fiton gjyqin demshperblimin e tioj nuk e paguan fajtori,por shteti,eshte nje shembull,qe ne administraten publike nuk ka demokraci,se pushohesh nga puna edhe ne se nuk i ke thene qofte edhe nje here “miremengjes” shefit tend!
      Merret me mend se cfare lloj demokracie i jepet popullit,qe po keta rrogtare te shtetit apo te bashkise,qe nuk kane demokraci per vete,kurre nuk do kujtohen qe kete gje t’ia japin edhe qytetareve!
      Demokracia qe Rama u ka dhene shqiptareve eshte NXJERRJA E GJUHES nje pash,pra tallja!
      Dhe tru shplaret e Rames i luten perendise se “Po iku Rama do vije Basdha”!
      Deri ketu shkon ajo qe quhet sot DEMOKRACI!
      Edhe ne kohen e pushtimit 500 vjecat otoman turk shqiptaret nuk kane patur te drejta me pak se sot nen sundimin e liderit global Rama!

      Dhe kur autori i ketij shkrimi dyshon qe te mos shkojme drejt “shtetit-baba”,mashtron njerezit se nuk e thote shqip se ,

      -Rama eshte DIKTATOR ne plot kuptimin e fjales!

      Dhe fakti se sot ne Shqiperi nuk ka akoma pas 30 vjeteve kapitalizem nje alternative te besueshme per t’a shporrur tere klasen e sotme te deshtuar politike,verteton edhe deshtimin e perendimit ne….. eksperimentin shqiptar!

  • Pa shikoi dhe njëherë mendimet, se ka të ngjarë që mendimet (dmth edhe veprimet e tua) po t’i kontrollon Luli e tutorët e tij. Dhe kjo të ndodh kur Luli nuk kontrollon dot as mendet e veta. Gjithë sa thua për Ramën, ku ka edhe ca vërteta, ia ka ushqyer e vazhdon t’ia ushqejë bash opozita medemek e udhëhequr nga Basha. Po përpiqe të “zgjosh” popullin të ruhet nga Rama pa thënë se ku të vejë, por që nënkuptohet. Pra popullit, sipas teje, i del më mirë ta dorëzojë fatin e vet te vrasësësit e hajdutët e pangopur. Në qoftë se s’je si ata bën mirë të zgjohesh e të ruhesh prej tyre zoti Gim që Zoti të dhashtë mend!

  • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

    Nuk mund ta krahasosh “rilindjen” apo Edvin D’Ramen me fashistët,nazistët,marksistët ose edhe me ekstremistët fetarë. “Rilindja” eshte nje organizate mafioze dhe ky eshte rasti i vetem ne historine botrore.Ne nuk kemi te bëjm me inflirtrimin e personave te veçante ne politikë apo me lidhjet e ndonje politikani me Mafien,në Shqiperi eshte instaluar Mafia ne pushttet.Edvin Escobar D’Rama detyron Spitalet ti japin shqiptareve ilaçet (ujë me gëlqere) e gangsterit Tom Doshi!Ne cilen periudhe ka ndodhur kjo?”Rilindja” duhej permbysur me dhunë ose te shpallej e jashtligjshme,ndryshe nuk largohet kurrë pislleku nga politika shqiptare per sa koh qe vegjeton edhe nje “rilindas”(jashqitje) i vetëm.Dëmet morale qe i ka sjellë shoqerise shqiptare mafiozi drogaxhi Edvin Escobar D’Rama,do te ndjehen edhe pas 100 vitesh.Ne periudhen “rilindase”u kultivua tek rinia idea, se te merresh me prostitucion eshte e pamoralshme,por te merresh me”biznesin” e droges eshte normal.Ky mentalitet e damkosi Shqiperine ne Kolumbine e Europes,ky mentalitet bëri qe shqiptaret te shtrinin aktivitetin e paligjshem ne çdo cep te Botes.Dhe per miliaradat e pista,Edvin Escobar D’Rama kerkonte amnisti fiskale!

    Mashtruesi ordiner Edvin D’Rama është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

  • Z. Baci , po analizon temen fata stad. Me fjale te tjera te zhdukim konceptin e socializmit pergjithmone. Perse. Sepse shqiptaret e indetifikojne socializmin me socializmin pacaure te Stalinit. Jo i nderuar gazetar. Une dua te bej nje pyetje te vetme, ku do jetoi i papuni nese nuk do te kete fata stad ? E di ti se ne kapitalizem jo te gjithe kane pune apo nuk punojne dote per arsye te ndryshme. E di ti se ne shtetin ku ti jeton, mbi 50% nuk kane pune e po mbijetojne. Ti leme te vdesin per hir te kapitalizmi qe ti quan demokratik. Te pakten mos fole keshtu fshatarshe ne se je ndonje dite ketej nga perendimi. Ne vertete e lame pas fashizmin apo dhe diktaturen komuniste, por Z. Baci mos nxhito te dalesh ne perfundim. Çdo sistem i ri qe vjene pas eshte me diktature se i meparshmi. Vertet ne ditet e sotme ke te drejte te shash Ramen, te kritikosh qeverine, te protestosh por „kush ta varr „. Gerthit neper rruge sa te duash, do kuptosh se njerzit do te shokin me keqardhje, siç shihet nje i rjedhur. Por nga ana tjeter,ne kete demokraci te „papare“ fol po deshe per shefin e punes apo aty ku te lidhin mardhenie intereshas, do kuptosh se si vepron diktatura kapitaliste. Vertete shume deputet te PD shajne per dite kryeministrin, por keta trima ta provojne njehere vetem te shohin shtrembet Bashen, e jo me kritik. Po cila eshte arma qe sistemi demokratik ka. Largimi i menjehershem nga puna ne emer te demokracise , i justifikuar ligjerishte me „daten“. Ne se ne sistemin tatalitare te pushkatonin sot pushkatimi ne sistemin e parase eshte largimi nga puna , vdekja graduale. Ndaj duhet ta dish se idene e fata stad nuk erdhi nga Rama , e politika ne perendim eshte e bindur per ekzistencen e saj. Globalizmi ekonomik sot eshte diktatura me e eger qe po realizohet dhe po cone boten ne krizen me te madhe te pare ndonjehere. Dje FMN deklaroi se pas covidit do te priten me shume protesta. Dhe kjo do te binde politiken kudo per ndryshim ne bote, pasi Globalizmi ka lene ne varferi jo vetem ata qe po punojne por dhe arken e shtetit.

  • Publicisti dhe gazetari i njohur ??? Kush e thote; gazetari nuk vleresohet nga vitet ne gazetari, por ne ate qe percjell dhe pavaresine e analizes. Njeriu i thjeshte ju degjon juve qe thoni- Rama diktator. Rama ka gjithe pushtetet ? Rama ka qeverine dhe parlamentin per te cilin eshte votuar dhe te cilen opozita e ka braktisur. Ka median thoni ju ? Ore, po kaq budalla e beni kete popull, qe shikon cdo nate gjithfare analistesh, akademikesh dhe diplomatesh “te pavarur” qe pa turp dhe skrupuj profesionale, lere moralin e kulturen e komunikimit, derdellisin pa fre., me keq se anonimet e rrjeteve sociale apo alabaket qe flasin te Bashkimi i NEWS 24 … O tempora o mores! O popull, jepu pergjigjen ketyre ” te shquarve” me 25 prill!

  • O figure e gazetarise; pse merzitesh me sondazhet; mbreme kishte te dhenat e nje sondazhi Zeni TV . Shikoje dhe qetesohu. Lere Rusoin e Comskin, qe kane luajtur futboll vite me pare; referoju me mire Messit dhe Ronaldos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *