Rëndohet situata në Shqipëri, humbin jetën 21 persona brenda ditës dhe rezultojnë pozitivë 952 të tjerë, rritet numri i pacientëve në spitalet COVID, 49 në terapi intensive

time

Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të infektuarve dhe ai i viktimave si pasojë e koronavirusit në Shqipëri duke bërë që situata në vendin tonë të jetë shqetësuese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3805 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 qytetarë dhe 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Berati, 1 qyetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Erseka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 50-91 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet, 16 raste në Kukës, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Lezhë, Mat, Gramsh, Kuçovë, 12 raste në Mallakastër, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kamëz, 8 raste në Devoll, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Mirditë, 3 raste në Vorë, Peqin, 2 raste Kolonjë, Memaliaj, Delvinë, Librazhd, Rrogozhinë, Pukë, Has, 1 rast në Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë, Skrapar, Belsh, Dibër, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Pogradec.

Statistika (28 Shkurt 2021):

Raste të reja ditore       952
Të shëruar në 24 orë     804
Të shtruar në spitale      662
Humbje jete në 24 orë   21
Testime ditore               3805

Testime totale          466,785
Raste pozitive          107,167
Raste të shëruara     69,773
Raste Aktive              35,598
Humbje jete               1,796

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     22887
Fier         2667
Durrës     1680
Vlorë       1746
Shkodër   1373
Gjirokastër 1075
Berat        844
Korçë       914
Elbasan    876
Lezhë       826
Dibër       374
Kukës     336

h.b/dita

Share This Article
7 Comments
  • Ky numer eshte shume i vogel me cfare po shikojme, lokalet te tejmbushura, pa maska, distance sociale lesh, verdallosje e njerezve njesoj sikur cdo dite te jete “Shen Valentin”.
    Shembullin qytetaret e marin nga plolitikanet plehra qe bejne fushate pa maska si Mona Kurva, Like kokekatrori ben fushate pastaj ja shtron me raki, shalengjitura Lulushe mbledh toca e u lexon fjalime te pergatitura nga Kompania Cifute qe ka paguar per organiozimin e fushates s e tij etj etj .

    • Shqiperia buzeqesh. Jemi 56 here me mire se Italia dhe 18 here me mire se Gjermania. Kshu tha kumanari ku di gje une.

  • Nga rastet e reja ditore, pra 952 te sotmet, neser jane neper shtepi te karantinuar vetem ato qe nuk kane fuqi te ecin der tek dera!
    Te tjeret jane ne mesin tone!
    O qeveri budallenjsh me ne krye budallain me te madh, sa merreni me kontrolle policore per maskat ne rruge, shkoni e kontrolloni ato 952 te infektuarit e sotem se ku jane neser, emrat i keni. Ato jane mbajtja e infeksionit gjalle duka u futur mes nesh or budallenj!

  • Mjeku, po te kishim experte e jo pseudo experte keshtu do kishim vepruar! Jo me ndal jeten po me ndal positivet me shetit e me kontaminuar te tjeret!
    952, sicili me nje tjeter ne familje neser behen 2000 e pasneser 4000: hala pseudoexpertet tone nuk e kane kuptuar rritjen exponentiale te virusit, e per rrjedhoje rritjen exponenciale te njerezeve se neser do jene ne reanimacion se dihet 5deri 10% bejne forma te renda te semundjes!
    Duhet ne qytetet ku ka ma pak te prekur me filluar karantinimin qe mos te perhapet edhe atje si ne Tirane( numeri po rritet shume ne Kukes per shembull prej 2 ne 16 sot! Neser 32! ) !
    Sigurisht se duhet te karantinohen 15 dite gjithe positivet e gjithe kontaktet e tyre!

  • ramut-fasada e psedo eksperteve refuzon te pohoje se pandemia eshte lene e lire. Botojne numra fallco pa lidhje me realitetin.

    Raportimet ditore = dezinformime ditore.

    cdo gje ne dore te perendise.

  • Komiteti Teknik i Ekspertëve ( puthadore) , nese ka propozuar masa diametralisht te kunderta me masat e zbatuara nga qeveria , duhet t i beje publike qendrimet e tij qe neser mos marrin mbi vete pergjegjesine e Rames ,i cili eshte mesuar t ja u hedhe fajin te tjereve nese situata del nga kontrolli , prandaj nuk duhet te behet thjesht fasade e vendimeve te papergjegjeshme te qeverise e cila nuk ka DESHIRE per arsye politike sepse se afermi ka zgjedhjet dhe ekonomike sepse nuk ka fonde per te perballuar situaten per ta KARANTINUAR VENDIN
    Situata ne spitalet po shkon drejt kolapsit dhe kjo nuk eshte me sekret dhe nese nuk mbyllet tani sa me shpejt njerezit nuk do te marrin dot sherbimin spitalor dhe Rama qe mendon vec se per kariken e tij do ta marre pergjigjen e merituar per papegjegjshmerine e tij
    AI DUHET TE DENOHET PER GENOCID NDAJ POPULLIT
    Prandaj qe edhe anetaret e komitetit te mos marrin te njejtin denim ,duhet te bejne detyren e tyre dhe te kene guximin te pakten profesional te cilin ja u kerkon betimi I hipokratit dhe jo ai I hipokritit , sepse Rama e ka bere shpesh rolin e Pons Pilatit duke lare duart e tij dhe bere pis ata qe I kane sherbyer me sy mbyllur , ai pastaj do te thote shprehjen e tij qe e ka aq shume per zemer TE SHKOJNE , ATJE NE PROKURORI DHE TE JAPIN LLOGARI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *