Kur u vendos alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe?

anazapta

Alfabeti i gjuhës shqipe u vendos të ishte i tillë në Kongresin e Manastirit, i mbajtur në Manastir nga data 14 deri 22 nëntor 1908.

Në qendër të çështjeve që trajtonte Kongresi, ishte zgjidhja përfundimtare e problemit të alfabetit të gjuhës shqipe, njësimi i të cilit ishte bërë një problem i mprehtë politik, arsimor e kulturor. Kongresi zgjodhi një komision që përbëhej nga përfaqësues të tre alfabeteve kryesore që ishin në përdorim.

Pas mjaft diskutimesh, u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në alfabetin latin.

Fillimisht, komisioni dhe Kongresi vendosën që të lejohej përdorimi si i alfabetit të Stambollit, ashtu edhe i alfabetit të ri.

Brenda pak vitesh, alfabeti i krijuar nga Kongresi, i cili është në përdorim edhe sot, u bë shpejt alfabeti i vetëm i gjuhës shqipe.

 

_____

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

Share This Article
14 Comments
  • As kund nuk mora vesht psen e vendosjes te 36 shkrojnave ne gjuhen shqipe.
    Informimin historik e dim shume vite para se te na e tregoni sot ne kete faqe gazete.

    • Nqs so kishim shkronjat greke per alfabetin tone, atehere sot do kishim shume mundesi te kerkonim autoresine e Antikitetit grek

  • Me falni, por s`ka pergjigje te pyetjes “Pse ka 36 shkronja alfabeti i gjuhes shqipe?”, i cili simbolizon titullin. Dhe ndoshta do te ishte mire te kishe shkruar pergjigjen e kesaj pyetje “A pati kundershtime e protesta kunder alfabetit te ri te krijuar? Nese po, si munden krijuesit e alfabetit t`i bindnin te tjeret se ky ishte alfabeti i duhur?”

  • Poeti Dom Ndre Mjeda kerkonte ti shtohej dhe nji germe alafabetit shqip prei 36 germash ne 37.Kjo germe do ishte germa qe shqiptohet emri veze ne gegnishte.Ku per mendimin tim imagjinoj te ishte germa ‘ o ‘ me dy pika siper dhe te shkruhej e te lexohej ne shqiperimin e gegnishtes. ” Vo “

  • Mendoj se ka ardhur koha te rishikohet alfabeti. Bashketingelloret qe shprehen me dy germa te thjeshtohen duke u shprehur vetem me nje germe.

  • Po historianet tane thone se ne jemi Pellazget,Iliret dhe kemi qene pa alfabet shqip deri ne vitin 1908? Kjo tergon se gjuha zyrtare ne Shqiperi ishte Turqishtja,jugu perdorte edhe Greqishten! Pra ne s’kemi patur kurre shtet prandaj Saliu dhe zorraxhinjte e tij perdorin Kanunin!

    • Gjuha shqipe eshte shkruar me alfabete te ndryshme. Ne kete vidio tregohet per lashtesin, dhe vjetersin e gjuhes shqipe dhe te popullit shqiptar, ketu jane edhe hartat e prodhuara me nje fond te bashkesise se Vlores qe jane gjetur neper muzeume, arkiva dhe bibloteka te shteteve te Evropes te sjell nga emigrantet shqiptar qe jetojne ne Evrope.

      Ja pamjet me harta të vjetra që tregojnë ku kanë jetuar shqiptarët, historia nuk mund të fshihet

      https://www.youtube.com/watch?v=8NI8K4iXGjg

  • Alfabeti që gabimisht quhet grek dhe simbas legjendës së Kadmusit është krijuar nga fenikasit, në fakt është krijuar nga një popull shqipfolës, jam i sigurt për këtë dhe mund të provohet në mënyrë shumë evidente. Nuk diskutohet që shkrimi latin është një përsosje e shkrimit të ashtuquajtur grek. Madje dhe shkrimi linear B i kretasve të lashtë është krijuar nga një popull shqip folës. Mjafton të shikosh tabelat e studiuesit anglez Artur Evans që të habitesh që emërtimet e disa heroiglifeve të linear B janë kaq shqip sa është e habitshme dhe ai i ka deshifruar duke menduar që krijuesit e linear B janë grekët e lashtë. Mendoni vetëm faktin që mjeti i të shkruajturit që nga koha e shkrimit në pllaka argjili të kretasve të lashtë ka qënë penda e shpendëve dhe më pas , me bojë, është shkruajtur me pendë, nga shqipfolsit që i dhanë njerzimit shkrimin e parë alfabetik dhe kjo është arsyeja që në shumë gjuhë europiane mjeti i shkrimit quhet “pen” që rrjedh nga fjala “pendë” e gjuhës sonë. Në qoftë se shpiksi i parë i shkrimit alfabetik do të ishte psh anglisht folës dhe mjeti do të ishte penda e shpendëve me siguri do të quhej “feather” në popujt që do të përdornin shkrimin alfabetik. Jo, edhe nga englezët mjeti i shkrimit quhet “pen” derivat i fjalës pend të shqipes.

  • Nuk eshte vetem Alfabeti latin por edhe Gluha Arnaute Latine e ndryshuar nga Greqishta.
    Nje gje eshte e sigurte zoti me comentin ?!! Qendra e Perandorise Greke e Bizantit apo Romes Lindore quhej Kostantinopolis nga banoret e kesaj Perandorie perpara se te pushtohej nga Osmanet,ketej mori edhe flamurin Greke te Bizantit Jeorgios Kastriotis.
    Polis ne Nder te Perandotit Ilyre Megas Kostantinos.Kurse turkoarnautet si Deputeti turk Ismail bej Vlora,Frashellinjte etj dhe bijte e tyre edhe sot i thone Stamboll!
    Agia Sofia u ndertua ne 532 A.D nga Perandori Ilyre Greke Megas Iustinianos qe turkoarnautet edhe sot i thone Shen Sofia.
    Shen eshte latinisht nga Saint,Qitet po ashtu nga Cita.
    P.sh Shen-Gjini,apo Shen-Vasili Greke Orthodhoks ne Bregdet.
    Vete emertimi Vorioepiri i ndaluar nga turkoarnautet “Ilyre apo Pellazge” kur vete Heroi “i tyre” Kastriotis ishte Epirote dhe gjak i nje Kombi me Pirron dhePerandoret Ilyre tregon qe ky vend (land) apo Pashallek turk i “pamvarur” nuk ka lidhje me historine.
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere turkoallvanine.
    O demo te hengert tenja
    E ke te keqen brenda.

    • Vazho te mastrubosh trurin Erdoganis!
      Ndrysho dicka se je komplet jashte loje…
      Ajde andej nga Bregdeti e te shikojme se ku i kemi rrenjet te gjithe…
      Biles edhe ne Itali (Abruzzo, afer qitetit te Pescares) ndodhet Vila Badesa(Villa Badessa) eshte mire ta vizitosh se keshtu kthjellohesh pak, une kam qene dhe jam ndier shume mire, mes Shqipetaresh nga e njejta zone kane qene emocione te forta. Jane akoma mbiemrat e vjeter te gjithe te ardhur ne mes shekullit 17 nga Himara dhe Lukova!
      Beje vete krahasimin se cfare na behet ne Greqi vetem per tu bere ata qe nuk jemi!

  • Gjithcka ne rregull me alfabetin, vetem shkronja ‘ç’ te ishte si ‘sh’ ‘xh’ ‘th’ ‘dh’ … si ne gjuhet e tjera anglisht, italisht, gjermanisht….pra te ishte ‘ch’. Per shembull do te dukej keshtu

    – chader
    – chatia
    – lachian
    – chfare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *