Ndërsa data e zgjedhjeve afrohet, partitë politike ende nuk i kanë publikuar të gjithë emrat e listave me kandidatët për deputetë.
Ndërkohë mësohet se tre kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit do të jenë: Gerta Duraku, Petrit Malaj dhe Adem Lala.
Gerta Duraku e lindur në Kukës, jeton në Tiranë do të përfaqësojë PS në qarkun e Kukësit.
Ndërkohë në Tropojë do të kandidojë aktori i njohur, Petrit Malaj, i cili aktualisht jeton në Tiranë dhe në Has do të kandidojë kreu aktual i PS-së, Adem Lala.
h.b/dita

Po nje kuksian qe jeton ne kukes nuk gjetem?! Si Mimi do i kemi edhe keta, kur jo ne Kukes!
Hajt edhe une prej Parizit pra po kandidoj apo jo? S’orish pune edhe me siguri do jem ma dobiptuese per kukesin!