Shifrat e rasteve të reja me koronavirus mbeten të larta në vendin tonë, ndërsa të rinjtë janë ata që i shmangin më shumë se të gjithë masat parandaluese.
Një pjesë e mirë e atyre që infektohen flasin për pasojat që i lë sëmundja, ndonëse ende nuk është e qartë nëse janë afat gjata apo afat shkurtra.
Neurokirurgu Edvin Zekaj foli nga Milano në një lidhje me skype për “Wake Up” duke treguar se simptomat e sëmundjes vijojnë edhe pas shërimit pasi Covid-19 prek çdo organ.
“Këtë pjesën afatgjatë të simptoma e vija re jo shumë kur shërbeja në spital Covid, sepse normalisht pacientët kur dilnin nga spitali nuk i kontrollohej, sesa në ambulatorin që bëhej kontrolli nga neurokirurgët. Ka shumë simptoma që vazhdojnë edhe pas shërimit. Ato mund të ndahen, pasi te pacientët që kanë qenë të shtruar, ato i kanë disi më të vazhdueshme dhe të shtuara.
Një shqetësim që kanë shpesh është lodhja e vazhdueshme. Një kolege infermiere u kthye pas 6 muajsh në punë. U shtrua për 2 javë, nuk pati intubim, por nuk përqendrohej dot. Një vështirësi në përqendrim është pasojë e Covid.
Problemi kryesor është se popullsia e lidh Covidin vetëm me problemet e frymëmarrjes. Në të vërtetë, është vërtetuar që prek pothuajse çdo organ, duke filluar nga truri, pjesën e mushkërisë, zemrën, veshkën, lëkurën që shumë e nënvlerësojnë. Kam pasur shumë pacientë me probleme serioze në lëkurë dhe rënie flokësh. Disa pasoja janë permanente”, sqaroi ai.
o.j/dita

Kjo eshte nje semundje mashtruese. Cdokush qe eshte ne fazen e kalimit te kovidit, nga pamja e jashtme duket normal dhe e ka te veshtire te kuptoje qe kovidi po shtrihet ne trupin e tij. Nga eskperienca personale, shenjat më filluan, pasi e dija me pare qe isha me kovid. Gruan e kisha me shenja kovidii dhe bashke vajtem per testin. Edhe pse nuk kisha me te voglen simptome, dola pozitiv. Pas kesaj
po prisja se cfare do te me
ndodhte. Pas tre ditesh filloi tmerri. Nuk kisha kolle vetem maisje te grykes, qe me siguri shkonte deri ne stomak, pasi mu pre oreksi. I thashe vetes, do hash me zor, edhe sikur te vjellesh dhe ashtu bera. Kolle nuk kisha deri diten e katert, ku se si u kollita kur degjoj nje zhurme kolle, qe sikur dilte nga nje gryke gjymi. Ketu i thashe vetes kemi nje problem. I kerkova mjekut te filloja antibiotike dhe ashtu bera. Nderkohe ata vetem nje dite temperature deri ne 38.5 dhe pastaj me ra ne 37.5, shkonte 37.2 e keshtu me zgjati mbi dy jave. Pervec antibiotikeve merrja rregullisht cdo kater ore paracetamol
dhe cdo kater ore aspirine. Vija alarmin e telefonit, per te pire rregullisht te githa keto kombinime ilacesh. Deri sa pas 17 ditesh temperatura u stabilizua. Edhe më
pas, lodhja dhe veshtiresia ne ecje te zgjat per nje muaj e ca, po
kush po pyeste, pas gezimit qe ia kisha hedhur semundjes.
Po ky mjeku ku e di qe prek c’do Organ?
A e di ky mjeku se virusi Covid-19 nuk eshte izoluar kurre si pathogjen dhe nuk eshte pare te ekzistoje nen nje mikroskop elektronik?
A e di ky mjeku se testi PCR nuk eshte test per izolim pathogjeni, por eshte nje vegek biokimike per studimin e materialeve gjenetike ( DNA RNA)? A e di ky mjeku se kete nuk e them une por ai qe shpiku testin PCR Kary Mullis?
A e di ky mjeku se Covid-19 nuk permbush asnje postulatet e Koch, te cilat jane baza e verifikimit te pathogjeneve e semundjeve infektive?
A e di ky mjeku se Influenza A dhe Influenza B viruset e gripit te zakoshem jane zhdukur nga faqja e dheut dhe po riklasifikohen si Covid-19?
Ky mjeku nuk e di, sepse ky eshte thjesht nje ritransmetues i propagandes Covid-19.