“Nuk marr asnjë pagë e nuk jam në ato borde”, Mazniku padit Berishën për shpifje

time

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka paditur në Gjykatë ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje.

Në padinë drejtuar gjykatës, Mazniku kërkon detyrimin e palës së paditur Sali Berisha që të përgënjeshtrojë deklaratat e rreme dhe denigruese duke publikuar në platformën “Facebook” dhe mediat kryesore në vend, me shpenzimet e veta vendimin e Gjykatës.

Gjithashtu, Mazniku i kërkon Sali Berishës dëmshpërblim për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cenimi i nderit dhe personalitetit në vlerën 10.000.000 lekë si dhe pagimin e të gjithë shpenzimeve gjyqësore të këtij procesi. Nënkryetari Mazniku, nënvizon se secili prej fakteve të deklaruara nga Berisha është një gënjeshtër që ka qëllime denigruese dhe se vetëm një shtetas pa asnjë përgjegjësi ligjore, morale dhe publike mund t’i thotë ato.

“Pavërtetësia e publikimit të të paditurit Sali Berisha është një e pavërtetë, trillim e abuzim në nivelet e denigrimit të figurës dhe imazhit, sa vetëm një shtetas pa asnjë përgjegjësi ligjore, morale dhe publike mund t’i thotë ato. Paditësi Arbian Mazniku nuk ka asnjë lidhje me deklarimet e bëra, nuk ka asnjë lidhje midis ç’ka është deklaruar nga i padituri dhe asaj ç’ka është realisht e vërtetë. Secili prej fakteve të deklaruara është një gënjeshtër që ka qëllime denigruese dhe ka cenuar imazhin e paditësit Mazniku”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

Kjo nuk është padia e parë ndaj Berishës. Vitet e fundit Berisha ka humbur disa procese gjyqësore duke u dënuar për shpifje nga gjykatat.

h.b/dita

Share This Article
7 Comments
  • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

    Arbjan Mazniku eshte akuzuar edhe Maj 2020 se veç pagës së tij prej 150 mijë lekësh në muaj,rezulton se përfitonte edhe një pagë të dytë po nga bashkia: “Pagën e paqes” prej 100 mijë lekësh të reja çdo muaj si administrator i shoqërisë ECO Tirana, siç raporton JOQ.Mazniku, njësoj si gazetaret Mira Kazhani e Bieta Sula, të shpërblyera nga kjo bashki nëpërmjet Ndërmarrjes së Ujësjellësit Tiranë, është denoncuar me dokumente publike,me dokumente …por nuk ngriti asnjë padi atëhere ndaj JOQ!!!

    Mashtruesi ordiner Edvin D’Rama është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

    • Adash koktrashi ne perroin psiqik te urdheruar nga byrektorja e katit te dyte te shqupisave, varianti “llumi i shqupisave nuk ka te mbaruar”

      • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

        Ik ore jashtqitje!

        Mashtruesi ordiner Edvin D’Rama është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

        • Adash koktrashi ne perroin psiqik, varianti “me ngeli jashteqitja ne goje ashtu sic e meriton nje shqupis i vertete”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *