Foto: COVID-19 i merr jetën një tjetër mësuesi të një shkolle në Belsh

time

Një tjetër arsimtar ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë mësuesi i shkollës në fshatin Dragot në Belsh, Avni Dragoti.

Ndërkohë, këtë lajm të hidhur e kanë ndarë në rrjetet sociale kolegët e tij të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe respekt për këtë mësues të vyer.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot ka humbur betejën me COVID – 19 një nga mësuesit më të nderuar të shkollës sonë Avni Dragoti. Shprehim ngushëllimet dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare në arsimimin e shumë brezave. Ndajmë këtë dhimbje me familjarët e tij,nxënësit dhe kolegët.”– njofton drejtoria.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *