Nga Luan Pogaçi
Unë që e tregoj këtë histori jam një person që kam qenë shumë pranë ngjarjeve që kanë ndodhur para 40 vjetësh dhe dua të dëshmoj atë të vërtetë ashtu si ka ndodhur. Unë, Luan Pogaçi, kam mbaruar Universitetin Shtetëror të Tiranës, Dega Elektrike e rrymave të dobëta në vitet 1961-1965. Në vitet 1959-1961 kam qenë student në Shkollën e Lartë të Inxhinierisë Elektronike për Marinën në Leningrad në Bashkimin Sovjetik. Kam punuar fillimisht në disa njësi të Ministrisë së Mbrojtjes si inxhinier për ndërlidhjen dhe në byronë e projektimeve. Në muajin tetor 1978 fillova punë në Drejtorinë e Sigurimit të Udhëheqjes si inxhinier për sigurinë e ndërlidhjes deri në vitin 1982 nga kjo kohë e deri në vitin 1991 jam emëruar njëkohësisht shef i shërbimit të informacionit në Drejtorinë e Dytë të Sigurimit të Udhëheqjes.
***
Këto që do të tregoj në vijim janë plotësisht të vërteta dhe unë do t’i dëshmoj për herë të parë ashtu si kanë ndodhur, për të mos u lënë shteg spekulimeve të njerëzve që i kanë me të dëgjuar, apo që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të indoktrinuar. Besoj se kjo është rruga më e mirë për
Te gjithë që kanë patur pak dijeni të shkruajnë për jetën dhe në veçanti për aktin e vetëvrasjes së tij, pra të ish-Kryeministrit Mehmet Shehu. Të gjithë shtrojnë pyetjen normale: Kush kërkonte eliminimin e tij fizik dhe si ja arritën këtij qëllimi?
Më poshtë unë po paraqes disa nga shkaqet dhe zhvillimin e ngjarjeve në dy vitet e fundit të jetës së tij per të cilat unë kam dijeni nisur nga funksioni zyrtar që kam patur në Drejtorinë e Dytë të Sigurimit të Udhëheqjes.
Me Kryeministrin Mehmet Shehun kam patur shumë pak kontakte personale dhe ato vetëm në funksion të shërbimit. Megjithatë unë thuajse gjithmonë kam qenë me grupin e tij të shoqërimit duke siguruar ndërlidhjen e nevojshme për drejtim si për kohë paqe ashtu dhe për kohë lufte. Njëkohësisht, edhe kur shkonte për gjah ose për peshkim, si dhe gjithmonë në rastet kur kishte aktivitete si kryeministër në rrethe. Vetëkuptohet jo në ato raste kur në të njëjtën kohë lëvizte Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, apo kishte aktivitete në Tiranë apo në rrethe dhe unë do të merresha direkt me masat e përforcuara për një ndërlidhje të gjithanshme të saktë dhe të plotë si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
***
Por të kthehemi te Kryeministri. Ai dilte shpesh për gjah në fundjavë dhe kryesisht për gjuetinë e derrit të egër dhe pothuajse gjithmonë i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu. Zakonisht zonat e gjuetisë qenë në Ksamil (Sarande), Funarë (Elbasan) , Velipojë etj, (në këto rezervate hidhnin shpesh ushqime për derrat që të mos largoheshin) ndërsa Ministri i Brendshëm shpesh gjuante dhe në Radat (Gjirokastër) afër kufirit me Greqinë ku gjuante bashkarisht me një grup gjuetarësh nga zona e Kardhiqit me gjahtarë kryesorë Ali Daci nga Zenelajt dhe Ismet Guçe nga Picari i Gjirokastrës
Më kujtohet njëherë, në Dhjetor 1979, Mehmet Shehu me Kadri Hazbiun shkuan për gjuetinë e derrit ne Ksamil pasi kishte ardhur informacioni se derrat ishin shtuar aq shumë sa ishin futur dhe ne qytet dhe hanin në kazanët e plehrave. Dy udhëheqësit u akomoduan tek shtëpia e pritjes në dalje te Sarandës qe ishte nder më të mirat në Shqipëri, ndërsa sherbimet e tjera shoqëruese u strehuan në Turizmin e Sarandës i cili kishte pak kohë që ishte ndërtuar dhe ishte mjaft komod. Qe ditë e shtunë në mbrëmje dhe ata vranë 4 derra të egër , ndërsa një derr i plagosur u fut me not në liqenin e Butrintit ku e vrau me lopatën e varkës qe mori për këtë qëllim, kryetari i degës së shoqërimit në Drejtorinë e Dytë V. Kolaneci.

Kur u kthyen, vetë Kryeministri urdhëroi që mishi i i dy derrave tu shpërndahej gjithë shërbimeve pjesëmarrëse, ndërsa një derr e nisi direkt për në Tiranë që te bëhej sallam për t’ia dërguar djalit, Skënderit, në Suedi ku studionte për Inxhinieri. Dy derra i mbajtën për vete dhe për shokë të tjerë të udhëheqjes.
***
Vitet e fundit Kryeministri e kishte forcuar shumë pushtetin e tij. Ne prill 1980 emërohet Ministër i Mbrojtjes Kadri Hazbiu i supozuar si njeriu më i afërt i tij. U emërua Ministër i Brendshëm Feçor Shehu, kushëri i tij, por si gjithmonë Ministri Mbrojtjes kishte në patronazh Ministrinë e Brendshme. U shtua shumë grupi i mbrojtjes personale të tij (quhej Grupi i Dyte i shoqërimit) ku secili prej oficerëve shoqërues kishte detyra të veçanta dhe te përcaktuara mire. Kryetari i grupit, Ali Çeno, qe një oficer i fuqishëm, mjaft i përgatitur ushtarakisht, kishte bërë shkollën e zbulimit dhe parashutizmit në Zallherr. Oficerët e tjerë ishin të gjithë ushtarakë që kishin përfunduar shkollë për këtë qëllim dhe ishin shumë të përgatitur fizikisht dhe ushtarakisht. Unë në këtë grup kisha më shumë shoqëri me shoferin e Kryeministrit, Astrit Hitaj, nga Tepelena, i cili qe oficer, një profesionist shumë i mirë, ishte pak ironik me ata që nuk pëlqente, po ashtu edhe me radistin e tij, M. Boni nga Luzati Tepelenës, të cilin unë e kisha ne varësi dhe njëkohësisht unë e bëra nga nënoficer, me nje kurs të shkurtër, në oficer.
Në këtë kohë Mehmet Shehu kishte filluar të rriste influencën e tij si në aspektin e punës së ekzekutivit, por ashtu gradualisht dhe ne atë të partisë. Servilat dhe arrivistat thuajse gjithmonë komunikonin e raportonin vetëm tek ai dhe këtë e shpjegonin me atë se nuk duam të shqetësojmë shokun Enver se ka shumë punë dhe është pak pa qejf, por nën zë thonin se ai tashmë është i mbaruar dhe Mehmeti do te jetë suksesori i tij. Bile edhe mjeket e grupit te Enver Hoxhës se bashku me ministrin raportonin tek ai për gjendjen shëndetësore të Enverit. Drejtoria e Dytë për efekte të shërbimet të sigurisë të udhëheqjes raportonte dhe merrte udhëzime nga Hysni Kapua. Mbas vdekjes së Hysni Kapos ky shërbim varej nga Ramiz Alia dhe jo nga Kryeministri. Këto ishin bërë aq te hapura sa binin ne sy.
Njëkohësisht ai rivalizoi plotësisht edhe në drejtim të kërkesave per sigurimin e tij, ndersa vilat qe ndërtoheshin për të dhe familjen ishin me moderne dhe krejt të reja.
Sic thamë me lartë, grupi i shoqërimit të tij u forcua shumë së fundmi dhe të gjithë oficerë me idividuaitet të spikatur, të përgatitur ushtarakisht duke përfshire dhe një shifrant. Në ndryshim nga grupi shoqerimit të Enver Hoxhës ku drejtuesit ishin me kapacitet intelektual të mirë, ndersa pjesa tjetër e grupit isshin thjesht për të qenë strikt në shërbim, të zgjedhur per besnikeri ndaj udheheqësit , por jo shumë të përgatitur ushtarakisht, ku ligjin absolut e bënte kryetari i grupit Sulo Gradeci.
Kur në Drejtori bënim analizat e punës ishte bërë si normë që në fillim lavdëronim punën e mirë të Grupit të Parë (të Enver Hoxhës) ndërsa vitin e fundit dhe vazhdim filluam gjithmonë e më shpesh të lavdëronim (të imponuar nga lartë) gjithmonë e më shpesh punën e Grupit të Dytë të sigurimit të M. Shehut. Po ashtu ky grup filloi gjithmonë e më shume të kërkonte privilegje në barazi me Grupin e Pare përsa i përket shërbimeve dhe trajtimeve.
Ne vitet 1980-1981 kshte filluar një periudhë “lulëzimi” në drejtim të krijimit të kushteve më të mira për jetesë dhe për pushime te dy udhëheqësve kryesorë. Nisi rikonstruksioni apo ndërtimi nga e para të disa vilave dhe në dualitet të plotë, një për Enverin dhe një për Mehmetin, në Pogradec, në Durrës, në Vlorë, në Tiranë, në malin e Dajtit. Në Tiranë dhe në Vlorë vilat për Enverin vetëm u rikonstruktuan (me porosi të tij që të mos bëheshin shpenzime te mëdha), ndërsa te Mehmetit u prishën komplet ato që qenë dhe u ndërtuan nga e para vila më të mëdha më të bukura dhe me vendstrehime për vendkomandë të plotësuara me pajisjet e nevojshme për kohë lufte.
Dualiteti vazhdonte dhe më tej. Në analogji me Enverin, filloi botimi i veprave të Mehmet Shehut si dhe afishimi i thënieve te tij, citate të veçanta mbushnin muret, më shumë në ambientet ushtarake.
Gjatë verës Mehmet Shehu shkonte për pushime më shumë në plazhin e Durrësit ose në Malin e Dajtit. Në Durrës shkonte shpesh për peshkim me kallam ose me fushnje. Nga grupi i shoqërimit merrte me vete në varkë dy ose tre oficerë shoqërues, ndërsa pjesa tjetër e grupit rrinte në breg.
Për të përmirësuar shërbimin e sigurimit të Kryeministrit në këtë aktivitet, unë e plotësova këtë shërbim me radio për lidhje direkte mes dy pjesëve të grupit te shoqerimit. Keto radio unë i mora nga Ministria e Mbrojtjes dhe qenë radio ‘708’ te prodhimit Kinez qe punonin në valë ultra të shkurtra dhe të përshtatshme për këtë punë (më von do të dilnin probleme për këto raadio).
Vetëkuptohet që për të gjitha ndërtimet apo rikonstruktimet e vilave të udhëheqies unë isha prezent që në projektim në Institutin e Ndërtimeve N. 1, ku bashkëpunoja për projektimin e pjesëve të ndërlidhjes dhe sinjalizimeve. Ne veçanti kam qenë i aktivizuar për dy vilat e Kryeministrit në Tiranë (ku unë gjat ndërtimit bëra dhe punën 1 mujore fizike qe ishte detyrim për administratën) dhe në Vlorë që e ndiqja në vazhdimësi.
Ishte viti 1981 në drejtori ndërmjet shokësh kishin filluar thashethemet, nga ato politike tek ato te fatit të njerëzve, për lidhjen e djalit të kryeministrit, Skënderit, me një volejbolliste shumë të bukur. Familja qe e gëzuar dhe në një rast, mbasi u morën vesh dy gratë, Nexhmija me Fiqretin, u bë një takim me dy familjet ku Enver Hoxha e uroi Skënderin për fejesën. Ne si shërbime të Drejtorisë nuk reaguam duke e ditur biografinë e saj, pasi nuk qe detyra jonë, por as nuk na pyeti njeri.
Më vonë ngjarjet rrodhën çuditërisht ndryshe. Mbas disa kohesh Kryeministrit ju kërkua që të bënte ndarjen e djalit nga e fejuara pasi kjo vajzë nga ana biografike qe me probleme. Në fillim kjo u prit mjaft negativisht e në veçanti nga Skënderi, por presioni qe i madh. Edhe ne si shërbime e morëm vesh ngjarjen dhe filluam ti ndjekim me ankth këto zhvillime nga të cilat nuk pritej ndonjë gjë e mirë.
Në muajt në vazhdim Kryeministri filloi të vizitohej shpesh nga zëmra dhe u shtrua disa herë në Kliniken Speciale të Udhëheqjes me këtë diagnozë. Të gjithë, ne si shërbime, u habitëm si mund t’i ndodhte kjo atij i cili qe një gjahtar i pa lodhur dhe ecte shumë ne këmbë, pra mendohej se qe mjaft i fuqishëm. Mesa dukej shqetësimi i tij ishte aq i madh sa po i dëmtonte shëndetin.
Ai kishte dy mjekë personal që kujdeseshin në vazhdimësi për shëndetin e tij, profesionalisht shumë të mirë, Dr. Milto Kostaqi dhe me vonë edhe Dr. Llesh Rroku i cili qe i specializuar për zëmrën. Këta ishin shumë të pranishëm pranë atij dhe familjes dhe kujdesesshin më së miri për shëndetin e tyre.
Për lëvizjet në funksion të shërbimit, por dhe të tjera, thuajse gjithmonë, mjekët përdornin makinat e shërbimit të Kryeministrit, po ashtu këto makina i përdornin dhe fëmijët e kryeministrit. Mbas këtyre ngjarjeve me djalin e kryeministrit, doktori Kryeministrit tashmë filloi të kërkonte makinë për të lëvizur nga shërbimet e drejtorisë sonë. Unë një ditë e pyes Milton pse nuk përdor si gjithmonë makina të shërbimit tuaj dhe ai më thotë se së fundmi Kryeministri ua ka ndaluar kategorikisht si doktorëve dhe fëmijëve të përdorin makinat e tij të shërbimit. Kryeministri ka filluar të jetë shumë i shqetësuar, më thote doktori.
Gjatë kohës që vila e tij po ndërtohej Kryeministri banonte në një vilë tjetër mbrapa ndërtesës së ish Bashkimeve Profesionale.
Duhet te ketë qenë muaji Maj 1981 kur më thërret në zyre ZV.Ministri Xhule Ciraku dhe më thotë se është njoftuar nga Kryeministri se në telefonin e tij dëgjohen zëra të tjerë, prandaj i thotë shikoni se mos përgjohet kjo linjë.
Unë u alarmova shumë, pasi kjo qe një nga detyrat e mia më kryesore, dhe mendova se dhe Enver Hoxha mund të kishte të njëjtin problem, por nuk pati reagime nga ai.
Unë kisha bërë kontrollin ditor, rutinë, të telefonave, por pas këtij njoftimi fillova përsëri menjëherë kontrollin e përgjithshëm të telefonave në të gjitha zyrat në Selinë e Komitetit Qendror, mbasdite ne zyrën e Kryeministrit ne Kryeministri, në sallën e mbledhjeve të Komitetit Qendror, më pas kontrollova në centralin sekret dyshifror, i cili qe i instaluar në një dhome te veçantë në bodrumin e Ministrisë së Brendshme dhe i mbyllur me çelës. Mbas këtij kontrolli shikova me tekniket kabllistë të PTT gjithë rrjetin e kabllove në Bllok dhe përgjatë bulevardit nga Ministria e Brendshme në bllok. Mbas këtij kontrolli nuk më rezultoi ndonjë gjë që të kishte ndërhyrje, përgjime apo linja paralele. Megjithatë nuk u mjaftova me kaq. Pasdite, kur kishte mbaruar orari zyrtar i kërkoj Kryetarit të Degës së Dytë të Ministrisë së Brendshme (shtepia me gjethe) që merrej me përgjimet të më dërgonte një person me aparaturë për të kontrolluar nëse kishte ndonjë lloj përgjimi në ambientet e udhëheqjes. Fillova përsëri nga e para kontrollin ne të gjitha ambientet e KQ përfshire zyrën e Sekretarit te Parë të Komitetit Qendror, Enver Hoxhës, si dhe në Kryeministri në zyrën e Kryeministrit Mehmet Shehu,, dhe përsëri nuk konstatuam të kishte përgjim. Unë isha i bindur që nuk kishte përgjim, por siç do të rezultojë me vonë e kisha gabim. I raportova drejtorit tim, Zv Ministrit Xhule Çiraku, për gjithë punën dhe rrugën që kisha ndjekur si dhe konkluzionin përfundimtar timin.
(Vijon numrin e ardhshëm)
––
©Copyright Gazeta DITA
Ribotohet me rastin e 20 shkurtit. Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Gjashte apo shtate muaj pas eleminimit te M.Shehut, diali i nje prej antareve te K.Qendrod me te fuqishem te kohes G.C. me thote se M.Shehu,kishte thirur ne zyre disa me muaj para eleminimit K.Hazbiun dhe i eshte ankuar se perse pergjoheshin telefonat e tij ?! Nje tjeter moment i rendeishem eshte fakti se pas vdekjes se Hysni Kapos, M.Shehu nxitohet dhe theret po ne zyre S.Stefanin dhe i komunikon se qe ketej e tutje delegacionet e Partitve M-L qe te do vine per vizite ne Shqiperi do ti pres une si sekretar i K.Q. Simonka lajmeron me nje here Dullen dhe kjo gje tregonte se M.Shehu po e anashkalonte me shpejtesi autoritetin e Diktatorit tashme te semure etj etj.
Akom,a nuk e keni kuptuar se shkrime te tilla,tani ne prag te fushates elektorale behen me qellimin e vetem per te terhequr vemendjen e popullit nga hallet kryesore dhe te merremi me historine e M.Shehut?
Sa here kishte rremuje ne Kosove,e njejta gje ndodhte edhe ne Shqiperi!
Se ky Pogace,pse heshti per 30 vjet dhe del tani te na tregoje historine e vertetet (sipas tij)?
E po cfare do ndrysdhoje kjo histori ne buken e femijve tane,kur per 30 vjet te gjitha palacot e politikes shqiptare punuan kunder popullit shqiptar?
Ky Pogace heshti per 30 vjet si gjith tjeter qe ishin ne presioni e sistemit komunist. Vlersoni faktin qe po merni informacion edhe njiheni se c’ndodhte me sistemin e asaj kohe.
Si gjithmon, sa here qe flitet per te verteta dhe vetem te verteta, aq here gjen te pavertetat. Edhe pas afro 40 viteve histori, e kulluara veshtire se fo dali ndonjehere. Megjthate dhe ne pritje te se vertetes zotit POGACE nje pietje do i beja. A ke mundesi te afroj ndonje fakte per lidhjen familjare(kusherinje) te Mehmet Shehut dhe Fecor Shehut?
Sa per dijeni mbiemri SHEHU ne zonen Mallakaster edhte shume i perhapur. Ndoshta edhe brenda nje fshati, te gjenden me shume se dy fise pa lidhje me njera-tjetren. Per kuriozitet MEHMET SHEHU eshte Corrushiot me nene nga fshatrat labe pertej lumit. Ndersa FECOR SHEHU eshte Hekalas me nene nga Greshica bile dhe ajo me mbiemer SHEHU. Kusherinj te “ngrohur nen nje diell”???
E mor Pogace!Kishte ustallare,me te zote Enver Hoxha..Ju te sigurimit e kishit nenvlftesuar ekipin e shokut Sulo !
Specialiste me te mire se Lad Shehu nuk kishte,,Ai e kuptoi menjehere qe Linjat e babait pergjoheshin.
Ne vilat e Kryeministrit u instaluan pergjues.
Ju specialistet zyrtare ter MPB ishit jasht loje fare.
Jo ne 1981,por qe ne 1956,enver hoxha degjonte ne zyren e tij ne KQ,gjyqin kunder Dali Ndreut dhe Liri Geges,me pergjues poshte tavolines,me kabllo te instaluara naten ne sallen e gjyqit te fshehur poshte tavolines.
Nuk me vjen keq per Memet Shehun,,Mire ja beri,se e meritonte,por ra Shqiperia ne dore te rrugaceve dhe hajduteve,,qe nuk po lene pasuri pa vjedhur.
Demo !
Je antagonist në komentin tënd .
Në njërën anë thua qē “”Mehmetit mirē ja bënë se e meritonte “” kurse nē tjetrën anë thua se””Shqipëria ra në duart e RRUGEÇËRVE”” .
Por është fakt qē ka 40 vite që nga Vrasja e MEHMETIT që Shqipëria nuk e ndal dot Rrokullimën më tē posht .
Vetëm Ai burrē do e bënte Shqipërinë por e hēngri me tē Pabesē ZOTSIA E TIJ .
Mjaft e vërtetë kjo që thotë parafolsi. Nqs. Shqipëria mund të lavdërohet se njëherë e një kohë ka patur vërtet shtet të fuqishëm, ajo ishte periudha 25-vjeçare kur kryeministër ishte M. Shehu.
Se u vetëvra, apo e vranë – kjo nuk ia ul aspak vlerat. Përkundrazi. ShqUpëria ramo-saliniste ka qysh nga 1981 që ka marrë rrugën e atij që s’thuhet dhe s’dihet se do e ngrerë më kokën. Deri më sot s’ka dalë dhe as pritet të dalë kryeministër më i zoti se Mehmeti. Ai ishte sa hijerëndë po aq dhe i gatshëm t’i përveshej seriozisht punëve të shtetit. Ishte burrë Mehmeti dhe jo cinik nga ata që i drejtohen indirekt popullit me fjalët “prisni prisni se s’keni parë gjë akoma”…
Enverkua dhe Memua dy miq te vjeter,
qe serbet i bene edhe me gra, patjeter,
Nexhon per Enver e Fiqon per Mehmet,
jua dhane Mugosha e Popovic dora vet,
pasi gjate lufte ato i paten ne Perdorim,
pas lufte ja dhane ketyre ne Pronesim,
sic i bene me gra, i bene edhe me parti,
ne krye i vune te shkaterronin Shqiperi!
Po more bejtexhi haleje
qe as bejte z’di te besh.
Ju ngjanin atyre hanemve te zogut te kurves
dhe primadonave te ball kazanit.
Yt rrace m…
Sa qe gjalle jua leroj mamate dhe babate kudo qe i kishit..
Tani rruajini topet bronxit.
Mire e ke ti Edvini Ramush. Ai Enveri sa qe gjalle ua leroi nenat e baballaret Enveristave ku i kishin duke i damkos dhe Armiq e Poliagjente pasi i pushkatonte dhe as varr nuk i lejoi.
Lere se kopil i shkreti – krenohet se kush i ka shker….r te emen
Deri tani une s’po shikoj ndonje te padegjuar me pare. Ju thoni qe nga vityi 12980 dhe 1981 Mehmeti po fuqizohej., kurse populli ne keto vite e kishte kuptuar qe ai po mirte tatpjeten.Sepse e pa ne kongresin e 8-te se si steronte.Levizjet e K.Hazbiut, F Shehut etj. ishin manovra te Enverit akoma se ke kuptuar ti?Te shfim te shkrimi tjeter se te ky i pari me shume gjera dime ne si popull se sa Ti qe ke qene ne grupin e M.Shehut.
Eshte e njohur tentative e mehmetit per te zene vendin e Hysni Kapos.Madje per te zene edhe zyren e tij.Synimi ishte tek disa dokumenta kompromentuese per Mehmetin,te cilat Enveri ia kish dhene ne dore dhe mirebesim Hysni Kapos.Aty ishin disa dokumenta qe Kazhimiezh Mijal i kish prure Enverit .Ishin dokumenta Ruse ku mehmeti akuzohesh si agjent i zbulimit englez.pikerisht per Venier ne dore te dokumentave qe mund te vinin nga delegacionet Marks.len . Mehmeti kerkon te te vinte ne dore te tij hetimet me keto delegazione,me atribute te postit te uzurpuar,jo te zgjedhur,as te emeruar te SeK.KQPPSH,dhe zuren e Hysni Kapos.Sapo Ramiz Alia njoftoi Enverin se Mehmeti vendose ne zyren e Hysniut,Enveri e shpalli zyren e Hysniut zyre muze ne kujtim te Hysni Kapos.Vetem per vetvrasjes se Mehmetit eshte urdheruar hapura e kasafortes se Hysniut ku u gjeten dokumentat ruse qe hysniu i ruajtje,sipas porosise ne kasafortes e tij.Sa per ato zera per gjoja pergjigje telefonike ,ato jane allibita te Mehmetit se po persekutohej,asgje me shume.Aq me teper qe oficer nderlidhes i tij ka qene nje besnik i tij,bashkepatriot i tij,djali i nje prej miqve dhe bashkefshatarit te tij,F.H.Megjithate,te presim perfundimin e rrefimit te vonuar.
o KM
“Vetem per vetvrasjes se Mehmetit eshte urdheruar hapura e kasafortes se Hysniut ku u gjeten dokumentat ruse qe hysniu i ruajtje,sipas porosise ne kasafortes e tij.”
uau,çna solle një fakt që vërteton 3456% ,gomrllëkun tënd??
a thu se ajo që ndodhej në kasafortën e hysniut nuk dihej??
dihej o idiot,si nga enveri nga mehmeti,nga kadriu e nga hysniu që i kishte bmyllur!
por shtrohej pyetja-përse u mbajtën dhe përse u hapën në atë kohë??
thjeshtë që të goditej mehmeti!të krijohej alibia e poliagjentit!!
lufta për pushtet,si paralele dhe vertikale është e njohur BOTËRISHT!
nuk ka politikan që nuk do të kapë majën,nuk ka politikan që nuk përdor brrylat horizontalisht për tu ngjitur vertikalisht!
e në periudhën 45 vjeçare komuniste nuk ishte ndryshe!ishte më e egër!vetëm kaq!!
të gjitha “dokumentat që vërtetonin poliagjenturë” e mehmetit ishin quajtur nga vetë enveri,nga të gjithë të tjerët “thjeshtë kombinacione agjenturore për goditjen e tij”!
mbi të gjitha nexhmija në një nga intervistat e saj të fundit e ka thënë qartë”ajo që ndohi pas vetvrasjes së mehemtit,ishte thjesht tërbimi i enverit”!
sa debila jeni mor qënje “njerzore”!!
Eshte e njohur tentative e mehmetit per te zene vendin e Hysni Kapos.Madje per te zene edhe zyren e tij.Synimi ishte tek disa dokumenta kompromentuese per Mehmetin,te cilat Enveri ia kish dhene ne dore dhe mirebesim Hysni Kapos.Aty ishin disa dokumenta qe Kazhimiezh Mijal i kish prure Enverit ,te vena ne dore nga militante te PK M-Lpolake.Ishin dokumenta Ruse ku mehmeti akuzohesh si agjent i zbulimit englez.pikerisht per venien ne dore te dokumentave qe mund te vinin nga delegacionet Marks.len . Mehmeti kerkon te te vinte ne dore te tij takimet me keto delegazione,me atribute te postit te uzurpuar,jo te zgjedhur,as te emeruar te SeK.KQPPSH,dhe zuren e Hysni Kapos.Sapo Ramiz Alia njoftoi Enverin se Mehmeti vendosej ne zyren e Hysniut,Enveri e shpalli zyren e Hysniut zyre muze ne kujtim te Hysni Kapos.Vetem pas vetvrasjes se Mehmetit eshte urdheruar hapja e kasafortes se Hysniut ku u gjeten dokumentat ruse qe hysniu i ruante,sipas porosise ne kasaforten e tij.Sa per ato zera per gjoja pergjime telefonike ,ato jane allibita te Mehmetit se po persekutohej,asgje me shume.Aq me teper qe oficer nderlidhes i tij ka qene nje besnik i tij,bashkepatriot i tij,djali i nje prej miqve dhe bashkefshatarit te tij,F.H.Megjithate,te presim perfundimin e rrefimit te vonuar.
Nexhmija te ulte koken nen nje Mehmet Sheh Sekretar i Pare pas vdekjes se Enverit? Kuren e kurres, se nuk e duronte dot nje Fiqerete Shehu permbi te!
Dhe tok me siamezin e saj Ramiz Alia thuren planin Anti-Mehmet qe do sillte Ramiz Aline Sekretar te Pare pas Enverit. Me ate po, Nexhmija mund te ishte Shoqe Mbretereshe prap.
Kaq eshte kjo historia e Mehmetit, te padeshiruar nga Nexhmija+Ramizi qe ja hengren koken ashtu sikur ai i pat ngrene kokat tjereve para tij sipas parimit – Revolucioni ha bijte e vet!
Nga ç’kemi ndjere dhe pare deri tani, kjo PPSH-ja paska qene PARTI TRATHTARESH, QE IA HENGREN KOKEN NJERI TJETRIT.
Me kujtohet si sot kur po rrijshim ne shetitoren e Shkodres mbas lajmit te vdekjes se kryeministrit Mehmet Shehu.
Nji djale (ish arsimtar) qe ridhte nga familjet e persekutueme tha:
NUK E PASKEMI DIJTE SE MEHMETI PASKA KENE ME NE’ !!!
Te gjith qeshme, ha,ha,ha.
Si mund ta quash tradhëtare PPSH-në e Mugoshës bre Paul? Ajo është aq besnike sa shqiptarët e shkretë kanë plot 75 vite që s’po marrin frymë lirisht.
shume e forte.
Alamet artikulli., tamam per problema artimetike te klases se pare: Shoku Mehmet vrau nje dite kater derra. Dy i futi ne makine, nje tjeter e coi per sallam t’ia dergonte djalit ne Suedi. Sa derra mbeten per shokun Kadri?
Gjera te tilla do jene shkruar edhe ne raportet e Sigurimit.
Aman jo, jane detaje te rendesishme historike keto
Verua ua shkaperdheu fisin ne 5 gjenerata kriminelave te tij qe e ndihmuan te merrte pushtetin dhe ta kthente Shqiperine ne ciflig te famjes se tij.
Kur vdiq Mehmet krimineli .SHUM FAMILJE NE DURRES BON DASEM.vllaj ketij krimineli Nexhip maskarai edhe se ishte injorant bonte ligjin ne disa nderrmarrje ishte bo edhe kurvar QELBESIRAT qe mori koha prapa.
”U vra Mehmeti , rob i nderit !
e mposhti shpifja e thashethemi”
Shkrimi i mesiperm ka nje gabim te madh! Kadri Hazbiu nuk ishte me minister i brendshem. Minister ishte Fecor Shehu. Keshtu qe djali i Gafur Cucit, qe jepet me iniciale G. C., thjesht ka genjyer per t’u mburur. Zoti Pogace duhet te kete kujdes ne pjesen qe do vazhdoje.
Se cfare po thote dhe ky !! Survejimi i Mehmet diktatorit ( se me thene te verteten te gjithe ai Bllok ishin diktatore qe i sherbenin me nje gadishmeri perulese diktatures e jo popullit) filloi fill pas demonstratave ne Prishtine.Zhvillimet dje qendrimin qe do te mbante vendi yne ishin dhe mosmarreveshjet midis dy kokave.Dihet se cfare qendrimi mbajtem ( vec informim ne faqen e fundit te gazetes Z.Popullit per lajmet e jashtme ,pra per gjendjen ne Kosove qe tronditi jo pak themelet e ish Yugosllavise dhe themelet tona pesuan krisje me eliminimin e njeriut Nr.2 te qeverise.Survejimi dhe Afrika i eliminimit te Mehmetit kuptohej ne filmimet e pakta qe jepte Television shqiptar .Dhe me tej historia e fejeses ishin shkaqe per te mbuluar te verteten.As se dhe kush do te ishte pasardhesi pasi Ramizi do te hante buke me Mehmetin dhe 100,vjet te tjera.Pra dy kokat nuk u perputhen ne ideollogji apo veprim me qarte ne krizen e Kosoves.Asnje s’del qe te tregoje te verteten se si deshmimtaret e vertete kane lene kete jete ashgu dhe dokumentat jane zhdukur.
Per te qene i sinqerte dyshova para leximit
se eshte ky artikull ” me te futme mediatike ”
dhe nuk u zhgenjeva..
.
e futmja e pare:
Eshte se absolutisht nuk ka asnje rrjesht qe nuk e dine lexuesit edhe pse jepet “me drita ndezur si gaz dege”.. dhe jam 100% i bindur se dhe pjesa e dyte do jete bllof.
.
e futmja e dyte:
Pasi dhe dy muaj jane votimet me shume duket si goditje per PS e Mehmetit dhe Enverit
duke “harruar fare” vargamalet e krimeve
te Partise Lulit
.
e futmja e trete:
U bene 30 vjet qe eshte kaluar vija e kuqe e kanibalizmit ndaj dy shtetareve
te Shqiperise Hoxha & Shehu
qe per koincidence kane dhe tituj fetare si mbiemra ne nje kohe qe Krimet nazi-berishiste dhe lulbashiste jane harruar fare “me porosi”
.
E futmja fundit:
Si ka mundesi qe syri,veshi ,dajaku, plumbi dhe memoria e krimberishes e kam fjalen
per Izet Haxhine eshte varrosur i gjalle ne
burgun e Pd-Lsi-Ps edhe pse ka deshmuar qe PD dhe krymonstra Berishe me Lulet ,Azemet
dhe Lilat e tij jane nje organizate terroriste kriminale
qe e vetmja merite ishte kanibalizmi ndaj Enverit dhe periudhes tij..
Ne vend te mbylljes
Te gjithe me njohin si person anti-enver & anti-mehmet por me kete qe kane bere miqte
euroatllantike me kllonimin & tolerimin e Berishes tyre
pa deshiren tone kjo ka sjelle shenjterimin jo vetem te Enverit por dhe Mehmetit
qe cfare do te kene bere ne kohen e tyre jane falur.
.sepse kaluam nga “diktaura” Enverit
ne Monstraturen e Sali Biberit
.Ilir madherfuckerit
dhe Rame Qederit…
.
Ka ardhur koha qe jo vetem te themi na fal Enver
por dhe ti drejtohemi Kimes rruges Elbasanit
dhe shefave te saj ne Pennsylvania Ave NW-WDC.
..boll te nderuar ish miq p/perendimore me Salulin tuaj!!
se e bete Enverin Perendine e Shqiptareve..
Respektoj Z.Pogace…per rrefimin,gjithmone me ka Munduar pyetja:si eshte e Mundur qe asnje nga te ish-Sigurimit nuk Rrefehet qofte edhe Anonim??
1-NJe Pyetje z-Pogace:A eshte e Vertet se Ilir Hoxha ka qene nje “Agjente” api Drejtues ne Drejtorin e dyte??A keni Informacjon per kete??????
uroj te jeni Mire..dhe kl
Zoti mallakastrioti viktime “part time”
.
Nuk jam as me Enverin as me Mehmetin por dhe ky zoti Kopace vetem me derrat na kenoqi akoma nuk e kuptoj sa derra u vrane…Mos u merakos per ish sigurimin qe nuk rrefehen as per Ilirin ne cfare drejtorie ishte..Ajo qe nuk kuptohet eshte pse Dashnor Kalocet Blendi Fejzite etj etj nuk hapin letrat e gjyqeve te djemve Mehmetit fiqiretes hazbiut e me rradhe….?Me aq pak sa jane dhene nga shtypi dhe minjte e arkivave
mjafton te themi se Mehmeti edhe pse me merita te padiskutueshme e vrane koqet e dy djemve ( nuk kam parasysh Ladin qe ishte xhentlmen)
Nese ke ndonje pishman te ftoj te kujtosh vrasjen makabre te Sokol Olldashit qe te gjithe e dine se eshte vrare nga mafia me kollare dhe ti na can pratin me Kopacet…ka dhe 100 raste te tjera si me makabritetin me Sokolin por ju rri mendje te Iliri qe nuk e ka pjerdhur kush dje sot dhe neser
Mallakastrioti Viktime e agim hamitit??
këtë ke dash të thuash??
e paske ngrënë sapunin e bythës për djathë mor viktimë??
edhe sikur të të thotë pogaçja se “iliri nuk ka qënë ashtu si pretendon ti”,TI A DO TA BESOJE????
unë them se jo!!
ti shtroja vetes pyetjen,”a do ta besoja unë atë që do të thoshte pogaçja nës është në kundërshtim me bindjen time”? nga përgjigjia që do ti japësh vetvetes,do ta kuptosh se në çnivel je!!
je në nivel “besimtari”,pra një njeri i bindur për atë që beson dhe kërkon gjithë kohën fakte për ta vërtetuar besimin e tij!?
apo një njeri që kërkon të vërtetën??
unë mendoj me 95% se ti je një besimtar!!
viktima e gimç hamitit
sa për dijeni!!
ilir hoxha nuk ka kapacitet mendor për të bërë atë punë!
as agjentin e aq më pak drejtori e drejtorisë së dytë!!
ai ndoshta është një peshkop universiteti,por jo i zgjuar!!
është tmerrësisht i trashë!!ka ngjarë nga e jëma!!
lexo gjithë ato që ka shkruar e intervistat që ka dhënë,dhe do ta kuptosh!
Bravo “ceni i sdhurres…”,se i trashi e njeh mire te trashin,sic je edhe ti!
Ne fakt ti je me i trashe se Iliri,meqenese ke marre persiper te besh vleresimin!
Ke falas nje samar nga te gomarit tim neser!
uau o plasmas!!
të shava dashnorin e satëme që je xef kaq shumë??
flm për samarin që po më fal,zëmër gjërë për një gomar që i përdor samarët përditë!!
sidoqoftë,iliri është i trashë,nuk ka asnjë vlerë intelektuale!!nuk i mohoj shkollat dhe dijet e përfituara atje,por zgjuarsi nuk ka!!
thuaj mamas ta gëzojë sa të mundë,ty nuk do të ta këshilloja!!se dhe vitet po i shkojnë të shkretit!!
prandaj shko e mbushu mor plasmas,se atje e ke vëndin!!
Mut njeri e kak tjetri,te dy kriminele qe vrane shoket e vet,pashkeluftetaret dhe miqte,e mbaruan me familjen,e gjitha kjo ne emer te idealit komunist qe as nuk e njihnin e jo me ta zbatonin,e cdinin keta fshatare e bij fshataresh se cishte komunizmi.
Luan,
Edhe pse jane gjera te perseritura, por jane shume interesante sepse jane momente te perjetuara dhe tashme te hedura ne leter. Te lumte Luan Pogace! Jam duke pritur pjesen e dyte!
Afat SERJANI, Tirane
Kujtimet e deshmitareve okulare jane thesare per historine e Shqiperise qe do te shkruhet me objektivitet nga brazat qe do te vine.
S’ka si te shkaktoje viktima ish i persekutuari i shquari Agim Hamiti kur ai e familja e tij ishin viktima te sistemit shtypes qe perjetuam.Dhe anticensure e din se sa here debaton me z Agim ketu ne kete gazete ??? Dhe ende s”e din se kush mund te jete !! Ai ka nje zgjuarsi qe rralle ndeshim ne jete!!! Faktet qe nxerr z.Agim pse nuk hetohen dhe ai shtet te marre pergjegjsine e vet ??Apo pse eshte AMERIKA dhe askush s’matet me te !! Ne se I.Hoxha nuk do te kishte at post madhor nen mbeshtetjen e nenes se tij pse ai pas vitit 90 e deri vone nuk ndal udhetimet ne krejt boten per te mbajtur diasporen (kuptojme ketu kosovaret e te gjithe ish sigurimsat e arratisur si ‘ Desidente’) gjalle me frymen e enferrit babait te tij qe i boni ate qe i boni popullit te vet??? Dhe 100 vjetorin e largqoftit e festoi atje ne Diaspora ne , , Kosove.Doni Dokumente per kete fakt???? I kane zhdukur dhe askush nuk guxon ose s’don te thote te verteten!!!
Rita
“Dhe ende s”e din se kush mund te jete !! Ai ka nje zgjuarsi qe rralle ndeshim ne jete!!!”
si e thua dhe ti nuk e njoh gimçen,nuk e kam takuar asnjëherë,dhe nuk ma merr mëndja ta takoj!!që ka talent!?asqë e kam vënë në diskutim!!
shpesh,nëse me të vërtetë ke lexuar debatet që janë bërë me të apo me të tjerë,e kam vlersuar si për romanin e tij në dy vëllime,ashtu dhe për një artikull shumë të mirë të shkruajtur për ndikimin grek në shqipëri!!rita,nuk je e detyruar të më ndjekësh,por nuk vuaj nga subjektiviteti i mendimit tim!!nuk e kam problem të mbëshes armikun tim e të sulmoj mikun tim!!kuptohet që nuk jam objektv,por subjektiv në asnjë mënyrë!shkoj më shumë drejt obiektivitetit!kjo varet shumë nga dijet e mija të cilat nuk mund të jenë 100% objektive!!
ndoshta nuk do ta kisha lexuar romanin e gimçes nëse një shoku tim nuk do të më kishte kërkuar mendim për të!!në atë drejtim,pra çka pretendon gimçja!?kam një farë idieje!!kështu që e lexova!!përveç fantazisë që dukej e tjekaluar për fakte reale,kishte dhe shumë fakte që unë i njoh fije e për pe,që nuk ishin aspak të vërteta!!
rita,nuk e di se nga del ti me këtë punën e “S’ka si te shkaktoje viktima ish i persekutuari i shquari Agim Hamiti kur ai e familja e tij ishin viktima te sistemit shtypes qe perjetuam.”viktimave?!
nëse i kam shkruar mallakastirotit “viktima e gimç hamitit”besoj se e kupton që nuk flas për ndonjë”vrasje të një mallakastiroti,nga gimçja”?!
është thjeshtë viktimë e asaj që pretendon gimçja si të vërtetë!pra e romanit të tij!!dhe ky viktimizim ka ndodhur në kohën kur gimçja,mendoj se dhe famijla e tij nuk ishin më të persekutuar nga sistemi shtypës!!
rita ke shkruar shumë,por asgjë nuk vërteton atë që kërkon të dish!
që ka sa të duash përkrahës së enverit!?asqë e kemi vënë në dyshim!që ka shumë nga këta përkrahës që ilirin e mbajnë si shëmbëlltyrën e enverit!?
edhe këtu asnjë dyshim,por në asnjë rast këto nuk përbëjnë një fakt që vërteton ato që pretendon gimçja!!
ngadal,ngadal po e mbyll këtë replikë rita me “Faktet qe nxerr z.Agim pse nuk hetohen dhe ai shtet te marre pergjegjsine e vet ??”,duke të treguar përgjigjen e një hetuesi amerikan për ngjarjen e kullave binjake 11/9!
në një dokumentar që fliste për teroritë alfred cakiste,i bën pyetjen “përse ju nuk i sqaroni këto “fakte” që sjellin konspiracionistët”!!
përgjigjia ishte e thjeshtë,fare e thejshtë”a thu se duhet me sqaru çdo gjë që thonë budallenjt”!
dhe nuk e zgjati fare!!
pra e mbledhur në proverbin tonë të famshëm,i përdorur gjithnjë nga idiotët “hedh budallai gurin në pus,shkojnë 100 të mënçur se nxjerrin dot”,e përdorur nga të mënçurit”hedh budallai gurin në pus,i mënçuri shtyn budallain brënda që ta gjejë”!!
@anticensur2453267.. NUk kame Nostalgji,per kohen e “Xhaxhit” sepse e di mire si nxenes Shkolle,qe vetem Lakramet e Bardha,qe prodhoheshin per Lopet Mbushnin Vitrinat e Duqaneve Fruta-Perime,pa Harruar edhe Preshin e Lavdishem….por??C´do kohe ka edhe Gjyrmet e saj,si dhe NJerezit qe jetojne Kohen Lujane nje Role,qe mbetet sa ne Kujtes dhe Shkruajne dhe Histrorine..
@@Vrasja apo “Vetevrasja” e Mehmetit la Shije te Hidhur t,e shume NJerez ne Shqiperi,per ata qe e njihnin,per Bashkeluftetaret, dhe Bashkepatriotet-Mallakastriote-Fierak dhe Vlonjate ect..sepse Mehmeti nuk ishte nje Brigadjere Kooperative..por nje Drejtues i rendesishme per kohen…
Vrasja e Mehmetit ate nate me Shi,vuri ne Mendime Shume Shqipetare..duke qene perballe nje te Panjohure Ogurzeze.
Nuk kame Lidhje Familjare me Mehmetin, as NJerez nga Familja dhe Fisni nuk mbaheshin nga Listat e PPSH-se..ishim NJerez ne Punen tone…por Intriga e “Vetevrasjes” se Mehmetit Mundonte Shume NJerez..
@@Nuk e lame Lexuar librin e Agim Hamitit,me Kenaqesi do ta lexoja,nuk me ka rene ne dore….por Deklarata e Silva Tyrdiut:Se ne Oborrin e Prokurorise kishte Pare Ilir Hoxhen(Apo KOrridorin)….Besoj se “Vetevrasjes” se Mehmetiti,sa po i Hidhej nje Drite,nje drite qe te conte te Autoret e Vrasjes…
Ne Shqiperi,pak nga Ish-Bashkepunetoret e Sigurimit Rrefehen per Punen e tyre…pse???
Akoma edhe ata qe Rekrutuan Sali Berishen si Bashkepunetore te sig-shtetit NUk e hapin Gojen…mbase duket se ata qe kryejne pune te Pista dhe te zeza kane ne Parim:Mbylle,sepse ne se jo ta Mbyllin te Tjeret..
Gjithe se si Tregimi i z.Pogace filloj Interesant..dhe nese Mbaron me keto qe shkruan,sot me 2.03.21..nuk na tha ndonje gje te re..por..ku i dihet le te shohim??????
Mallakastrioti-Viktim
ta kam shkruar dhe më sipër”do ta besoje nëse dikush,jo pogaçja që na mbyti me bugaçe,të të thoshte “nuk ka qënë askush e jo më ajo që pretendon agim hamiti”??
ta besoj kur thua se nuk ke lexuar dedektivin e gimçes,nuk kam arsye ta vë në diskutim,por e ke lexuar shpesh në komente!sepse është i vetmi që hedh këtë hipotezë!!
sa për silvën dhe atë që ka parë!?
prap nuk kam arsye ta kundërshtoj!!
nëse nuk e kam gabim nuk ka qënë obori i prokurorisë,por MB,në mos gabohem!!
një gjë fare të thjeshtë o mallakastriot,jemi në shqipëri,e jemi shqiptar!
dhe e dimë fare mirë se!!
nëse je djali i dikujt ke dhe flethyrje për diku!
e iliri nuk ishte i biri i dikujt,por i biri i njëshit!!ai mund të hynte ku të deshte dhe të garantoj se nuk do ta pengonte as feçor shehu e as kryeprokurori i asaj kohe!!sidomos në prokurori!!
janë hapur aq shumë gojë sa sta merr mëndja,dhe po deshe të dish,ka dy mënyra për të mbyllur “gojët e thella”(ata që dinë sekrete):
1-ajo që përmënd ti dhe e mban si të vetme,kërcënim me vrasje ose vrasje!
2-ndoshta ajo që ty nuk të shkon mëndja kurrë,nxjerrje lumë të “informacionit”!
tek ne është bërë kjo e fundit,është hedhur informacion aq shumë sa zhvleftëson çdo gjë të vërtetë!
një diçka që ndoshta në shumicën e shqiptarëve ka perceptim të gabuar!
sigurimi i shtetit nuk i “dinte të gjitha”!!ky është mendimi i specialistëve,i dinte të gjitha!?
është mendimi në popull!!
shumë nga lidhjet që ti imagjinon ose përshkruan ashtu shpejt e shpejt më sipër,janë të gabuara!!është shumë e vështirë të ndërtohen gjërat ashtu si thua ti!!shumë nga ndodhitë janë spontane,shumë nga ngjrjet janë rastësore që me kalimin e kohës të japin përshtypjen e një lidhjeje mes tyre!!ne njerzit e kemi këtë mënyrë arsyetimi!ne i lidhim shpesh ngjarjet që në realitet nuk kanë asnjë lidhje mes tyre!
ne shpesh i lidhim sipas dëshirave,interesave dhe zgjuarsisë tonë!!
nuk përjashtoj një ndërhyrje të fortë të zbulimeve të dy fqinjve tanë,por në fund të fundit nuk kanë qënë vendimtare në periudhën ’81-’91!
më pas!?
PO!!
“Odiseja E Një Detektivi 1 dhe 2 [Agim Hamiti] – Home | Facebook”
shko këtu dhe kërkoja gimçes,ti nis menjëherë!!
i ka shkruar shumë bukur,janë të rrjedhshëm dhe me fantazi!
të garantoj se do të kishte shitur shumë mirë nëse nuk do të prtendonte se janë fakte të vërteta ato që shkruan!!
po ti marrësh për fakte,atëherë të them se ka pasur fantazi të jashtëzakonshme!
në radhë të parë ai që ja ka treguar!
në radhë të dytë gimçja që i ka mbjtur mënd!
përveç faktit që ka pasur fatin të ketë qënë “shok i besimit” të një “agjenti” të këtij niveli!!
nëse ti i merr për të vërteta ato që thotë gimçja!?
atëherë bie pretendimi tënd mbi “askush nuk flet”!
pra kemi një rast që ka folur!
e për pasojë,besoji si të vërteta!!
por të paktën mos kërko më të dish atë që di!!
sipas gimç hamitit ilir hoxha jo vëtëm është drejtori i drejtorisë xy,nuk e mbaj mënd,por dhe agjent i anglezëve!!
Komentuesit ‘anticensure ,,,’ nuk do desha te zgjatem shume ne nje teme ku dokumentet nuk flasin por kujtimet e mbresat e dikujt qe ne ato vite te zymte kishte nje post e detyre.Kur them se me shkrimtarin,azilantin Politik,( dhe tash pas 3- re dekadash te renies de jure te komunizmit alla shqiptar kemi Azilante politik qe u rrezikohet jeta per thenie,deklarata dhe akte qe kane ndodhur ne vitet 80-90 ) pra kur them se shune here keni debatuar me z .Agim dhe s’e dini se kush eshte , e kam fjalen per komentet qe kembejme ne kete gazete me pseudonimet qe perzgjedh cdo kush,si p.sh.ju me pseudonimin ,,,,anticensure,, Me pelqen qe cdo kush at mundesi per te rradhitur mire e qarte mendimet ,pra dhe komenti te kete nota argetuese e terheqse e aspak fyese sidomos me fjale banale qe me kete rast akuzoj direkt drejtuesit e cdo gazete qe publikon komente te tilla ,pra komenti t’i afrohet te vertetes e jo te fshihet.E perseris s’dua te zgjatem ,pra mes komentuesve e keni z.Agim.Dhe se vetem ai hedh akuza te tilla eshte e vertete se ai ishte i pari dhe vetmi qe ne vitet 92,93,94,tregonte shishen me urine ( te Hoxhes) qe S.Berisha e dergonte ne laboratoret e europes per analize.I vetmi qe doli dhe akuzoi S Berishen ne ato fillim vite te ktheses kur deshmlmtare si artikullshkruesi, doktori Personal, e ju e te tje.e te tje. perqafuat heshtjen e shumica Ameriken,Kanadane dhe europen.
rita duke mos u marrë me logorinë tënde të pavlerë po përqëndrohem në një pikë të vetme!
————–“pra komenti t’i afrohet te vertetes e jo te fshihet.”——–
nuk po diskutoj për gimçen,e vërteta e të cilit mund të jetë brënda tij!pra që kjo të jetë sa reale aq dhe jo!!
do të përqëndrohesha tek ajo e vërteta që kërkon TI në këtë moment!!
mesa shoh unë e vërteta tënde janë faktet që plotësojnë bindjet e tua?
këto fakte mund të jenë si reale dhe jo reale!!mjafton që dikush të thotë,komentues me një pseudonim si timi a tëndi,po unë e di fare mirë që ilir hoxha ka qënë tëpkë si thotë gimçe hamiti!!të garantoj që ti kishe për ta besuar dhe kishe për të ma dhënë si një fakt të kryer!!
megjithëse pretendohet se “nuk flitet nga firka për jetën”,prapë në të gjithë diskutimet në këto gazeta a çate më private,askush nuk ka dhënë asnjë të dhënë për atë që pretendon gimçja!!
i vetmi “fakt” që është shprehur,është mbështetur mbi “faktete”e gimçes!
rita,si ka mundësi që edhe si i fshehur,pra që askush nuk e di se kush je,të mos jepet asnjë fakt që të vërtetojë këtë që thotë gimçja??unë nuk kam frikë të them atë që dua,pavarsisht se mund ta përsoj si nga politika dhe nga persona privatë!përse askush tjetër në një mënyrë anonime nuk nxjerr asnjë fakt??pak a shumë të besueshëm!!
sektorin që pretendon se ka sjellë fakte gimçja unë e njoh mirë!!si të vjetrin dhe të riun,dhe të garantoj se nuk qëndron asnjë nga “faktet” e gimçes!!
sa për meritat e gimçes që ti na sjell këtu,asqë më interesojnë!!kur kam lexuar nga imçja diçka që më ka pëlqyer,ka shkura një herë me emrin e tij për “agresionin greke për aneksimin e jugut”(kjo ka qënë përmbajtja jo titulli) e kam mbështetur!!nëse ka shkruar me pseudonim në këtë gazetë!?
nuk e di si mund të kem reaguar,por të garantoj se kam reaguar sipas dijenive të mija dhe në bazë të asaj që është shkurar,dhe aspak në “kundërshtim me gimçen”!!
rita,e thënë troç,nuk më plas fare ta fsheh mendimin tim përpara shokëve,miqve,të afërmeve të mi,nëse bie në kundërshtim me mendimin e tyre!!dikush thotë” e ke zakon të keq”,të tjerë thonë “na pëlqen se e thua troç pa u lëpirë, mendimin tënd,edhe kur mund të të prishë punë”!
këta të dytët janë shokët e mi më të mirë!!
rita nuk kam asgjë me gimçen,përveçse “nuk e ha dot sapunin për djathë”!!
e aq më pak kur “sapuni të serviret nga dorë e dytë”!
ps:rita ndonjëherë banaliteti është,mënyra e fundit e komunikimit!!
psh,për atë komentuesin “Arbeni”që normalisht duhet ta kishte “Anadollaku”,ty ta merr mëndja se do tia vlente të shkruaje me”mundesi per te rradhitur mire e qarte mendimet ,pra dhe komenti te kete nota argetuese e terheqse”??
këto i kemi kaluar shumë kohë më parë prandaj kam,e ka të tjerë gjithashtu,që provokimit të ndyrë i këthehem/mi me sharje!!
nuk mjafton gjithnjë edukata,rita!!po të mjaftonte ajo???
nuk do të egzistonte sharja fyerja!!
shumë e meritojnë më shumë sharjen!sepse prova për ti bindur,do të ishte jo vetëm një humbje kohe por mun dtë thuhej do të ishte “vetvrasje”!