Dy makina dhe një motor janë përfshirë në një aksident, në rrugën ‘Xhanfize keko’, në Tiranë. Policia njofton se si pasojë e aksidentit janë plagosur dy persona, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.
Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Informacion paraprak
Më datë 02.03.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues S. H., mjeti me drejtues E. Zh dhe mjeti motorr me drejtues F. K dhe pasagjer E. D.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
h.b/dita
