COVID-19 u merr jetën dy infermierëve, e reja la pas dy fëmijë të mitur

J L

Dy infermierë kanë ndërruar jetë dje nga koronavirusi.

Lajmin e trishtë e njoftoi Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes postimeve në faqen zyrtare. Viktimat janë Nerim Vaçi infermier në Mat dhe një tjetër infermiere nga Lushnja.

“Si pasojë e Covid-19, ditën e sotme është ndarë nga jeta një infermier nga Mati Nerim Vaçi. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegeve”, ishte njoftimi i parë nga shoqata.

Por, pa kaluar shumë minuta, shoqata bëri një tjetër njoftim për një tjetër humbje nga bluzat e bardha.

“Serisht humbje jete mes Infermierëve nga Covid-19. Infermierja nga Lushnja ka ndërruar jetë pas betejës me këtë semundje. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushëllime familjes së Erjoles dhe kolegëve te saj”, mbyllet postimi.

Ajo ishte nënë e dy fëmijëve dhe një profesioniste në punën e saj, ndërsa lajmi ka lënë të tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.

Në luftën me koronavirusin prej marsit të kaluar kanë humbur jetën shumë mjekë dhe infermierë.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *