Çfarë tregon sot me gisht buxheti i vitit 2014, ajo është çfarë do të ketë shqiptari i nesërm në tavolinë. Në fund të fundit, ajo mori shifrash dhe kjo përplasje mes dy filozofish të drejtimit të shtetit, të së majtës dhe të së djathtës, reduktohet në përgjigjen e një pyetjeje të thjeshtë: do të jetojë nesër më mirë qytetari i zakonshëm shqiptar? Do të ketë më shumë mundësi ekonomike, kulturore dhe sociale në krahasim me të shkuarën? Do të afrojë ky dokument themelor financiar më shumë garanci për të nesërmen për ta nxjerrë Shqipërinë nga parashikimet e zymta, nga tamtamet e haresë së fshehur keq nga një krah politik për mungesën e suksesit të krahut tjetër, do të afrojë më shumë shpresë për ndryshim?
Duke votuar pro, si deputet dhe si kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, nuk kisha e nuk kam asnjë dilemë se do të ndodhë pikërisht kështu. Sepse nuk mund të ndodhë ndryshe. Sepse në thelb të këtij dokumenti qëndron filozofia e solidaritetit dhe sakrificës: solidaritet ndaj shtresave më në nevojë dhe sakrificë të përbashkët të qytetarëve që falë përpjekjeve të tyre, kanë pasur më shumë fat në jetë.
Ky dokument nuk është pronë e pozitës dhe as kundërshtar i opozitës. Ai prek njëlloj si ata që votuan ndryshimin e pushtetit, si ata që kërkuan vijimësinë e pushtetit të vjetër. Vetëm duke e parë atë nën këtë optikë, ne, të gjithë bashkë, do të kemi një shans më shumë në betejën e gjatë, të dhembshme dhe të vështirë kundër varfërisë, kundër privimeve që jeton qytetari, i cili ende ndodhet në një shoqëri të papërkryer, refleks i tranzicionit të gjatë e të dhembshëm, refleks i një demokracie ende në përpjekje për të qenë evropiane. Si në Paris e Londër, për shembull.
LSI ka afruar kontribut maksimal në përpunimin e këtij dokumenti. Si një parti e majtë, në shtratin e saj natyral dhe nën rrobën e saj tipike të majtë, ajo ka përqafuar dy kolonat themelore të buxhetit, solidaritetin dhe sakrificën. Aleate serioze dhe e përgjegjshme, respektuese deri në limit i kontratave të saj politike, ajo ishte pjesë aktive e hartimit të dokumentit financiar, qoftë me trupën e ministrave të saj në qeveri, qoftë me grupin parlamentar në komisionet e veçanta. Përgjegjshmëri dhe seriozitet, seriozitet dhe profesionalizëm, profesionalizëm dhe maturi, ky ishte një kontributi i dukshëm, i prekshëm dhe konkret për të sotmen dhe të nesërmen e vendit. Situata në vend është e rëndë, por absolutisht jo e pakthyeshme në trasenë normale të zhvillimit. Dhe kjo do të ndodhë. Me vështirësi, por pa asnjë dilemë.
Edhe një nga amendimet e saj për uljen e barrës fiskale për biznesin fason, ishte i të njëjtës filozofi. Jo vetëm sepse garantimi i mbështetjes së këtij lloj biznesi të veçantë është i nevojshëm për vendin, jo vetëm për shkak të premtimeve politike në të shkuarën e afërt dhe të largët ndaj tij, as vetëm për shkak se të punësuarit në këtë biznes i kanë besuar në shumicë votën LSI-së, por edhe sepse ne e shohim këtë biznes si një gjenerator e karburant për të nesërmen e gjithë ekonomisë së vendit. Në punësim. Në rritjen e eksportit. Në ruajtjen dhe përmirësimin e ekuilibreve makroekonomikë.
Eshtë një nga amendamentet më të debatuar në shumicën e sotme qeverisëse. Çfarë u bë publike, ishte shumë e shumë më pak sesa çfarë u diskutua me seriozitet dhe profesionalizëm, qoftë me partnerët tanë në qeverisje, qoftë me grupet e interesit. Duke marrë garancinë e plotë nga qeveria se paketa fiskale që ka lidhje me këtë biznes do të rishqyrtohet në pranverën e vitit të ardhshëm, duke mirëkuptuar në maksimum faktin që për momentin, ndryshimet në projektbuxhet janë të pamundura si rezultat i negociatave të mëparshme me FMN-në, nuk dua kursesi që një gjë të tillë, ta konsideroj si një fitore të LSI-së. Sepse ne nuk ishim në betejë me PS-në në këtë pikë, por ndodheshim në një anë dhe ishim pjesë e përbashkët e të njëjtit shqetësim. Votimi i dokumentit financiar kryesor të shtetit nuk është provë force dhe numrash, por është prova themelore e maturisë dhe pjekurisë së vetë klasës politike për të gjetur të përbashkëtën për bashkëpunim për hir të rëndësisë së posaçme të këtij dokumenti. Dhe këtë provë – LSI e dha edhe njëherë si përherë.
Dhe duke thënë këtë, nuk di nëse është më e udhës të qesh apo të qaj kur shoh që korri i skeptikëve sheh përplasje e fraktura në marrëdhëniet mes dy partive fituesve. Nuk di nëse duhet të qesh apo të qaj kur kasadrat e errëta që mendojnë me një kokë, por flasim me shumë gojë, as nuk e fshehin gëzimin e lig të shpresës: pas nesh qameti! As njëra dhe as tjetra. LSI nuk do të rreshtë së afruari besim dhe optimizëm në financat publike dhe në klimën e të bërit biznes, si instrumente të pazëvendësueshëm për mënjanimin e efekteve imediatite të krizës dhe frymëmarrjen e nesërme të të gjithë ekonomisë së vendit. Nuk do të rreshtë së afruari mbështetje e përkrahje edhe për biznesin fason, që e ka përmendur së pari që në vitin e largët 2005. Ndaj, përkundër skeptikëve dhe kasandrave dua të them të fundit: po, kush beson tek ne, ka më shumë arsye për të qenë optimist. LSI është parti e fjalës së mbajtur edhe atëherë kur të gjithë kanë mbajtur frymën se çfarë do të bëjë LSI, kjo parti e ekuilibrit dhe maturisë.
Dhe çfarë kanë treguar këta tre muaj e ca të bashkëqeverisjes së LSI-së në shumicën e re të së majtës, dëshmojnë se çfarë mund të bëjmë edhe nesër. Do të bëjmë më shumë. Do të bëjmë më mirë, madje edhe si garanci e të majtës, të djathtës, por dhe të qytetarit indiferent nga politika.

PETRIT VASILI ME PARE SE TE LOBOJE PER FIRMAT PRIVATE LE TE SPJEGOJE PSE SHKATERROI SHENDETESINE SHQYPTARE NE KOHEN E SALIUT.
Sepse nese e kamarre vesh Kroacia sot arrestoi 300 zyrtare te larte te shendetesise ne kete vend qe kishin marre ryshfete nga firmat farmaceutike per te perdorur ilacet e tyre tek pacientet pa tendera dhe pa perfillur ligjin. Pasi te jape keto spjegime Petrit Vasili le te mos mashtroje me dacibao ne DITA miletin se firmat fasone nuk paguajne prej kohesh ASGJE ne shtet, as TVSH dhe as tatim fitimi sepse ASKUSH ne vendin tone nuk kamarremundimin teper llogarise me perafersi albaneze fitimin real te ketyre firmave VAMPIRESH qe shfrytezojne vetem krahun e lire te punes dhe nuk kontribuojne per KURGJE ne prodhimin kombetar apo ne rritjen e GDP-se sone kombetare.
PETRIT VASILI ME PARE SE TE LOBOJE PER FIRMAT PRIVATE LE TE SPJEGOJE PSE SHKATERROI SHENDETESINE SHQYPTARE NE KOHEN E SALIUT.
Sepse ne se e kamarre vesh Kroacia sot arrestoi 300 zyrtare te larte te shendetesise ne kete vend qe kishin marre ryshfete nga firmat farmaceutike per te perdorur ilacet e tyre tek pacientet pa tendera dhe pa perfillur ligjin. Pasi te jape keto spjegime Petrit Vasili le te mos mashtroje me dacibao ne DITA miletin sepse dihet edhe nga kalamajte e rruges qe firmat fasone nuk paguajne prej kohesh ASGJE ne shtet, as TVSH dhe as tatim fitimi. Pse keshtu? Sepse ASKUSH ne vendin tone nuk ka marre mundimin te perllogarise me perafersi albaneze fitimin real te ketyre firmave VAMPIRESH qe shfrytezojne vetem krahun e lire te punes dhe nuk kontribuojne per KURGJE ne prodhimin kombetar apo ne rritjen e GDP-se sone kombetare.
PETRIT VASILI ME PARE SE TE LOBOJE PER FIRMAT PRIVATE LE TE SPJEGOJE PSE SHKATERROI SHENDETESINE SHQYPTARE NE KOHEN E SALIUT.
Sepse ne se e ka marre vesh Kroacia sot arrestoi 300 zyrtare te larte te shendetesise ne kete vend qe kishin marre ryshfete nga firmat farmaceutike per te perdorur ilacet e tyre tek pacientet pa tendera dhe pa perfillur ligjin. Pasi te jape keto spjegime Petrit Vasili le te mos mashtroje me dacibao ne DITA miletin sepse dihet edhe nga kalamajte e rruges qe firmat fasone nuk paguajne prej kohesh ASGJE ne shtet, as TVSH dhe as tatim fitimi. Pse keshtu? Sepse ASKUSH ne vendin tone nuk ka marre mundimin te perllogarise me perafersi albaneze fitimin real te ketyre firmave VAMPIRESH qe shfrytezojne vetem krahun e lire te punes dhe nuk kontribuojne per KURGJE ne prodhimin kombetar apo ne rritjen e GDP-se sone kombetare.
Tit Vasili eshte shpirt njeriu dhe politikanbi me i afte ne Shqiperi
Petrit, kur flet per LSI e ke fjalen edhe per Ilirin apo eshte jashte saj tani qe udheheq kuvendin e shqiptareve. O zoteri, cfare mendoni per lexuesin kur shkruani artikuj te tille?
E vetmja gje qe lexuesi nuk ka, ne ndryshim nga ju, eshte qe nuk mund te beje gje tjeter, vecse tju lexoje, gjykoje, aprovoje ose tu shaje. Por njerezit qe e lene vehten te zgjidhen dhe duke u zgjedhur vihen ne sherbim te kauzes qe i udheheq, duke humbur shpesh vetvehten dhe duke u kthyer ne zedhenes te udheheqesit dhe interesit duhet te mendohen mire kur flasin para mases qe i shikon, degjon, vlereson te kaluaren dhe te sotmen, pra LSI-ja persa kohe do kete ne krye te saj Ilir Meten do identifikohet me nje parti hajdute dhe mafjoze, pra cdo gje qe nxirrni nga goja dhe vepra qe e shoqeron, ka vetem kete kuptim per ne lexuesit “budallenj”. Anetaret e PD dhe LSI-se, nqs. e quajne veten atdhetare dhe politikane me moral duhet te distancohen nga kreret e tyre qe kane marre arbitrarisht postet drejtuese, te denojne vepren e tyre kriminale dhe pastaj te na tregojne ne se cfare eshte e bardhe dhe cfare eshte e kuqe.
Ne nje sistem skllavo pronar ti jepet hapsire mendimi ne media nje idjoti qe eshte pjese kryesore si njeri e ‘parti njeri’ per shkaterrimin e ketij vendi i heq deshiren per te jetuar ne kete vend edhe me optimistit.LIS(Levizja integrim Skrapar)ka qene dhe ngelet òelesi magjik i korrupsionit dhe i pandeshkueshmerise.Pergjegjese edhe shtypi i pa pergjegjshem e jo profesional i fevzinjve e Ballinjve qe nuk flet per femijet e pa ngrene,te droguar,perdhunua,lypes te ngujuar e tregetuar per organe por per vasilat e korrupsionit.
Rinia shqipetare pasi e arratisen Vasilat ne Europe e nuk arriten pjesen e ngelur ta ‘integronin’ ne Shishtufine tani ka marre rruget per AFRIKE.
Malarja po çfaros brezin e ri sepse ”rrufeja nuk bije ne hale’ me emrin parlament e ‘ZOTI’na ka harruar e nuk i fshin politikanet e bashke me ta prifterinjte e hoxhallaret qe tallen ne dite festash me nje popull te mjere qe vuan ditet e fundit te shperberjes.MALLKIM!
PO SEKRETARJA E PERGJITHESHME E PETRIT VASILIT MIRELA CANO VAZHDON AKOMA PUNE NE MIN.E SHENDETSISE NE TE NJEJTEN DETYRE.
ORE ZOTERI, FIRMA E KUNATIT TEND FUSTE CDO VIT 500,000 EURO ILACE TE SKADUARA NEPER SPITALE, KUR TI ISHE MINISTER.
KTHE NJEHERE ATO PARA, PASTAJ SHOHIM NESE KE TE DREJTE TI TE FLASESH.
SHUME DEPUTETE I KE NGA PARATE QE DHANE KETA TE FASONEVE PER BLERJE VOTASH, (KE DHE NJA DY NE FIER NGA KETA).
KESHTU NDODH KUR NUK KA SHTET,
COHUNI O NJEREZ, TI HEDHIM EDHE KETA MUTER, SE PRAPE ATJE KU ISHIM MBETEM.