VIDEO: Burri ndjek gruan e tij në rrugicat e lagjes dhe e ther me thikë

time

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Australi pasi një burrë ka tentuar të therë me thikë ish-bashkëshorten.

Sipas mediave të huaja, gruaja 46-vjeçare, me profesion police, është sulmuar nga ish-bashkëshorti teksa doli në lagje për të kërkuar ndihmë prej tij. Dëshmitarët thonë se policia ka ndërhyrë në kohë rekord dhe e ka arrestuar burrin 48-vjeçar.

Kamerat e sigurisë në godinat e lagjes, kanë regjistruar të gjithë momentin kur gruaja e mbërthyer nga paniku nis të vrapojë, e nga pas e ndjek ish-bashkëshorti.

Raportohet se gruaja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, bashkëshorti i saj, është shoqëruar në stacionin policor të zonës.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *