Tauland Gjikaj u qëllua për vdekje në mes të ditës në qytetin e Vlorës këtë të mërkurë, nga autorë që u larguan menjëherë nga vendngjarja.
ABC ka publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të 31-vjeçarit Gjikaj mesditën e sotme në rrugën “Transballkanike” në Vlorë ku pamjet janë mjaft të rënda.
Në videon e marrë nga kamerat e sigurisë shfaqen dy persona që dalin nga një makinë dhe i drejtohen viktimës i cili është duke ecur në këmbë në rrugë dhe ndërkohë autorët janë të pamaskuar.
I pari i drejtohet Gjikajt përballë ndërsa pas tij qëndron një tjetër që ka zbrazur menjëherë armën, teksa 31-vjeçari bie në tokë pas plumbave dhe tenton të nxjerrë armën nga brezi, por autorët largohen me shpejtësi.
Policia tha se për këtë ngjarje është arrestuar njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes, i cili është Hans (Andi) Jonuzaj. Ai u arrestua në momentin që po tentonte të largohej me makinën e tij tip “Ford”, brenda së cilës u gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.
Viktima ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe pista e parë që po hetohet lidhet me larjen e hesapeve mes bandave për hakmarrje ose prishje pazaresh.
Viktima përdorte disa identitete, njihej edhe si Taulant Beqiraj dhe Taulant Manaj. 31-vjeçari është djali i një ish-punonjësi policie. Pas vrasjes, në momentin e këqyrjes së vendit të ngjarjes policia i ka gjetur në brez edhe një armë zjarri tip pistoletë.
h.b/dita

Zagare qe skane respekt per jeten
Pse i japin keto video?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!??!?!?!?
Qe ti shikojne te tjeret zagare
Bastarde qe nuk u pelqen puna me djersen e ballit…..perfundojne si qen te zgjebosur shtrire ne rruge
cu qi……t emattt
Kjo eshte pune qe kerkon tu shmangesh taksave
jooooo djema se po nuk paguajte ne shtet perfundon ne kete menyere
Ky eshte kanuni qe solli berisha ne 97
KY VEND NUK DUHET TE FUTET NE EUROPE, AQE MA TEPER QE TE GJITHE POLITIKAJT JANE MAFJOZA TE REGJUN, qe nga presidenti, tek kryeministri e deri tek krenat e opozites e me rradhe
O sulo si duket je qen zgjebark dhe race zgjebsish qe flet ashtu
Ka te drejte
Ste pelqen puna?
Kjo puna e nderrimit te emrave eshte bere boze. E kam shkruar dhe here te tjera. Prokurorite neper rrethe mjafton te shkojne me gjendjen civile dhe te regjistrojne personat qe kane nderruar emra dhe mbiemra e ti verifikojne. Ka nga ata emigrante, kryesisht ne Greqi, qe e ka bere nga halli, kurse te tjeret potencialisht jane kontigjent kriminal. Eshte bere rutine ne shtyp qe kur vriten persona(“te njohur nga policia”), qe e kane emrin keshtu, por e njohin me emrin ashtu dhe ashtu, pa u lodhur shume te shkon mendja se u vra edhe nje kriminel qe bridhte jashte burgut.
E paska shkruar dhe here te tjera ky loqja. E c’tu beje prokuroria o mjeshter? Ti arrestoje apo ti ruaje ne hale se mos i vret njeri?
Ne nje shtet qe nuk funksionon sistemi i drejtesise keto gjera te keqija ndodhin me pak fjale eshte xhungel. Rama le te meret me ruge dhe me tretuare mos meret me funksionimin e shtetin keto gjera te keqija qe ndodhin ne Shqiperi jane shume here te perseritura por smer njeri mundimin qe te mos ndodhin. Keta qe qeverisen Shqiperine per 30 vjet nuk jane Shqiptare por armiq dhe pushtues te Shqiperise.