FOTO: Fotografohen për herë të parë peshkaqenët që bëjnë dritë

time

Peshkaqeni kitefin, Dalatias licha, është kurrizori më i madh i njohur në botë që rritet në thellësi të tilla.

Specia u gjet në një zonë të oqeanit të njohur si Chatham Rise, në brigjet lindore të ishullit Jugor të Zelandës së Re, sipas një studimi të botuar të martën nga studiues nga Universiteti Katolik i Louvain, Belgjikë dhe Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Ujit dhe Atmosferës (NIWA) në Zelandën e Re.

Biolumineshenca i referohet prodhimit të dritës së dukshme nga organizmat e gjallë përmes një reaksioni biokimik. Rreth 57 nga 540 speciet e njohura të peshkaqenëve mendohet të jenë të afta të prodhojnë dritë, tha për CNN të mërkurën bashkë-autori i studimit Jérôme Mallefet, kreu i laboratorit të biologjisë detare në UCLouvain.

Deti i thellë nën 200 metra përshkruhet si zona e muzgut. Shumë njerëz gabimisht besojnë se nuk ka dritë të dukshme atje, por ka një dritë që peshkaqenët e shohin të dobishme, tha Mallefet.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Aha, tani u vërtetua shkencërisht se është syri i kësaj specie kurrizore ai që bën të ndriçojë dhe zona e muzgut.

    Të shkretat viktima thuaj… Se peshq, kallamarë apo karkaleca deti, ato dhe 200 m. thellësi nuk e ndjejnë veten të sigurtë nga grabitqarët.

    Nuk thonë kot që peshku i madh e ha të voglin.

    Luftë për mbijetesë paska qënë kjo jetë.

    Eh sypeshkaqen, sypeshkaqen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *