Shqipëri e dashur,
që të kemi Nënë,
në duar të liga,
ke kohë që ke rënë!
Të liqtë e të liqve,
janë bashkuar prore,
të biesh në duar,
dhe më djallëzore!
Të biesh sërish,
në kthetrat e bishës,
në duart e Metës,
edhe të Berishës!
Sa kanë bërë këta,
kundër Shqipërisë,
s’kanë bërë gjithë armiqtë,
gjatë gjithë historisë!
Saliu s’e fsheh,
që është kriminel,
me Metën është ndryshe,
si shenjtor na del!
Për gjendjen ku jemi,
është kryesori,
një jetë të tërë,
veç vodhi dhe mori!
Këta që të gjithë,
s’dinë ku kanë paranë,
po barku u digjet,
keq për fukaranë!
Nga të gjitha anët,
ka shumë maskarenj,
fukarenjtë mbartin,
hallet si hamenj!
Si qentë-shpëtimtarët,
vetëm ham e hum,
s’di pse quajnë zgjedhjet,
një Referendum!
Të liq e kusarë,
pse s’u bie pika,
po presin në radhë,
Luli dhe Monika!
Shqipëri e dashur,
që të themi Nënë,
në ç’duar të zeza,
tridhjet vjet ke rënë!
Asnjë për t’u mburrur,
të gjithë për t’u sharë,
bir Selman i Nënës,
kë të qaj më parë!
Bir Selman i Nënës,
kë të qash më parë,
kanë vjedhur-kanë rrjepur,
po dhe kanë vrarë!
Kanë vjedhur e rrjepur,
po dhe kanë vrarë,
gjithë llumi i llumit,
sërish është në garë!
Si mund të votohet,
prapë kjo qënëri,
mos votoni njerëz,
rrini në shtëpi!
Nëse Drejtësia,
s’vihet në funksion,
këtu politika,
asnjëherë s’ndryshon!
Nëse Drejtësia,
me shpatë nuk pret,
të njëjtit palaço,
do jenë në pushtet!
Gjithnjë do t’ju hajë,
po i njëjti gjarpër,
dhe nesër do jini,
edhe më të varfër!
A.DUKA

Po pra, 30 vite njësoj, i njëjti teatër, por ti Dukë quan bishë Metën dhe Berishën. Sepse je një mercenar me pagesë. Po llumet e Ramës? S’ka, ë? Vazhdon propaganda. Tani paske dhe frikë nga vota.
Po pra, 30 vite njësoj, i njëjti teatër, por ti Dukë quan bishë Metën dhe Berishën. Sepse je një mercenar me pagesë. Po llumet e Ramës? S’ka, ë? Vazhdon propaganda. Tani paske dhe frikë nga vota. Mos i thuaj të vërtetën Ramës se ndoshta të heqin nga puna aty te Dita.
Une e kuptoj deshprimin e poetit, por nuk jam dakort me
te kur u thote njerezve: Rrini ne shtepi! Jo njerezit duhet te votojne. Te gjithe. Nuk duhet humbur shpresa te demokracia.
E ke gabim bejte, Shqiperia ra ne duart me te liga te mundshme ne 1944, keto duart e sotme jane bijat e atyre kthetrave qe kane ngulur thonjte ne trupin e Shqiperise dhe sidomos ne mendjen tende dhe te fosileve te tjera enveristo – berishiste – ramiste.
Me te varfer se sot ore Benko Gjiton,
nuk behet dot me e nuk ka si shkon,
ndaj leri ato perralla me Meta e Sali,
por dil te shih varferine neper Shqiperi
se idene nuk e ke, e as do te kuptosh,
me keq se sot s’ka me Ramen Kodosh.
Ke gabuar poet,se nuk ke mbajtur anen e shumices se shqiptareve,qe sot u mungon shteti ligjor,demokracia dhe administrata publike i trajton si rober lufte te Aushvicit e jo si sovran!
Se mire ua thua Berishes, Bashes dhe Metes,por sot e 8 vjet kemi ne krye nje njeri DIKTATOR,si Edi Rama,qe nuk ka bere me pak se sa ata kriminele qe akuzon ti!
Me e pakta eshte se me keta antishqiptare ka bashkepunuar edhe Rama dhe kurre nuk u kujtua t
u coje dosjet ne prokurori!
Bile as tani qe ata ishin pa imunitet deputeti qe Berisha,.Basha dhe Mediu etj te jepnin llogari per 97-ten,21 janarin,vjedhjen e armatimit dhe municioneve,furnizimin e Serbise me nafte etj,etj!
Se ishte Rama ai qe PUSHKATOI DEMOKRACINE ne 2008 dhe 2020 kur ndryshoi Kushtetuten e RSH duke i hequr popullit te drejten e te qenit SOVRAN,perderisa nuk ka te drejte t’i zgjedhe ai kandidatet per deputete etj!
Jo me pak VRASJE te DEMOKRACISE nga Rama eshte fakti se duke ditur se deputetet duhet t’i sherbejne te gjithe popullit ,ne fakt ata tani jane vetem deputete te partive dhe te votuar vetem brenda nje qarku!
Kjo do te thote qe edhe mundesia e mos perfilljes se votuesve dhe interesave te popullit ka qene dhe do jete e zakoneshme,se ata tani jane ushtare te partive,pra kryetarit qe i ve ne rresht si skuader ushtarake!
Ja deri ketu e ka degraduar shtetin ligjor dhe demokracine ne Shqip[eri Rama,prandaj ke bere GABIM te madh qe nuk e ke permendur!
Se ka qene ne pushtet Rama per 8 vjet dhe as Berisha e as Basha!
Po fjalori prej rrugaci i Rames a nuk te ben pershtypje ty,poet?
Po ke te drejte qe duhet te votohet , megjithese shpresa per te ardhur ne pushtet ndonje force jashte llumit PS-PD-LSI jane te pamundura sot , pra eshte e veshtire te arihet ndryshimi ( sepse rotacioni nuk eshte ndryshim) por ata qe nuk e duan kete treshe kriminale te votojne ndonje parti qe besojne se do te sjelle ndryshimin , me shprese japin ata qe nuk kane qene kurre me pare ne pushtet , psh THURJA apo vetvendosja , do te thote dikush se me keto parti do te humbasin votat kot , jo nuk humbet asnje vote nese hidhen per ato forca QE NUK KANE MARRE PJESE NE TALLJEN , VRASJEN VJEDHJEN E SHQIPTAREVE , sepse keshtu ne do te kemi ndergjegjen e paster dhe nuk do te behemi pjese e te keqes , keshtu do t u japim shprese forcave te reja te pa inkriminuara qe te shohin se mbeshtetja ndaj tyre po fillon te marre rruge , dhe mos i zhgenjejme se ketu nuk ndryshon asgje ,sepse nese ndodh kjo mos cuditemi qe pas 25 prillit te kemi vetem keto 3 palo parti dhe pastaj ,FAJIN DUHET T JA KERKOJME VETES dhe mos themi me se nuk kemi kujt t ja japim se ja nuk ka parti te reja , tek tuk parti te reja kane dale , por ne kemi bere sikur nuk i kemi pare dhe keshtu kemi vegjetuar ne kete batak 30 vjecar te QEN politikes
ZOTI DUKA , MOS PREDIKO RINI NE SHTEPI , pra pranoni te keqen , por VOTONI PER DIKE ME TE MIRE SE KETO QEN PARTI