Covid në Shqipëri, regjistrohen 21 viktima dhe 777 raste të reja gjatë ditës së sotme

time

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 777 qytetarë.

Gjithashtu, gjatë këtyre orëve kanë humbur jetën 21 qytetarë, 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Bulqiza, të moshave 22-87 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 742 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 74,352 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  

320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në Berat, 40 në Shkodër, 32 në Korçë, 26 në Gjirokastër, 21 në Kolonjë, 20 në Sarandë, 17 në Kavajë,  16 në Kamëz, 13 në Krujë, nga 12 raste në Fier, Elbasan, nga 11 raste në Lezhë, Përmet, 10 në Kuçovë, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Mat, Malësi e Madhe, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Pogradec, Fushë Arrëz, nga 6 raste në Vlorë, Tepelenë, Maliq, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, Ura Vajgurore, 4 në Vorë, nga 3 raste në Devoll, Has, Skrapar, nga 2 raste në Lushnje, Dibër, Himarë, Peqin, Memaliaj, Shijak, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Librazhd, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Statistika (6 Mars 2021)

Raste të reja ditore       777
Të shëruar në 24 orë     742
Të shtruar në spitale      639
Humbje jete në 24 orë   21
Testime ditore               3308

Testime totale          485,764
Raste pozitive          112,078
Raste të shëruara       74,352
Raste Aktive              35,808
Humbje jete               1,918

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23411
Fier         2565
Vlorë       1757
Durrës     1653
Shkodër   1372
Gjirokastër 1198
Korçë       922
Elbasan    800
Lezhë       771
Berat        663
Dibër       362
Kukës     334

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *