Greqia ka regjistruar 1142 persona të infektuar, ndërsa në spital po trajtohen 466 qytetarë.
Shumica e rasteve janë regjistruar në Atikë me 569 infeksione të reja, 130 në Selanik dhe 67 raste konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.
Gjithashtu sot u shënuan 53 viktima nga COVID-19 duke e çuar në 6758 numrin e fataliteteve në total që nga shpërthimi i pandemisë.
Profesori Tzanakis në Universitetin e Kretës vlerësoi se bazuar në modelin që ekipi i tij kërkimor drejton nuk e përjashton që javën e ardhshme numri i përgjithshëm i rasteve të rritet në 3000 me kusht që testet të mbeten të njëjtat prej 50,000 në ditë.
h.b/dita
