Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e sotëm të pandemisë në Shqipëri ku në 24 orët e fundit, janë kryer 3372 testime, ku janë regjistruar 819 raste të reja.
Ndërkohë raportohet se janë 21 personat kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke u bërë kjo dita e tretë me të njëjtin numër viktimash.
Sipas të dhënave kanë humbur jetën 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetar nga Lushnja, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 35-84 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Sakaq, gjatë ditës së sotme janë kryer 306 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,663 vaksinime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
300 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec, nga 22 raste në Fier, Kavajë, 21 në Kurbin, 19 në Korçë, 18 në Krujë, 17 në Vlorë, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kamëz, Mat, Peqin, nga 7 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Sarandë, nga 6 raste në Kolonjë, Vorë, nga 5 raste në Pukë, Prrenjas, Kuçovë, Cerrik, nga 4 raste në Kukës, Tepelenë, Malësi e Madhe, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Memaliaj, Maliq, nga 2 raste në Delvinë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, nga 1 rast në Has, Mirditë, Tropojë, Dibër, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.
Statistika (7 Mars 2021):
Raste të reja ditore 819
Të shëruar në 24 orë 838
Të shtruar në spitale 647
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3372
Testime totale 489,136
Raste pozitive 112,897
Raste të shëruara 75,190
Raste Aktive 35,768
Humbje jete 1,939
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23425
Fier 2566
Vlorë 1721
Durrës 1682
Shkodër 1352
Gjirokastër 1209
Korçë 942
Elbasan 778
Lezhë 793
Berat 608
Dibër 364
Kukës 328
h.b/dita

Edi Rama merr vaksinen ruse e kineze o majmun se i vrave shqiptaret. Edhe ti kriminel si yt ate qe vriste njerzit e pafajshem me firmen e tij dikur.Sot ti po i vret me papunesi dhe pa shendetsi.
Fati, edhe ma zi : po i vrete per pike te qefit te tij mos me pas pune me Ruset e me kinezet! Nuk pyet a pranojme ne a jo vaksinen kineze, mjafton ky mos ta pranoje! Nuk ka asnje arsyetim per mos me i pranuar, pos debilitete qe ka ne kryet e tij e deshira me u duke si ´shpetimtarî qe shkoj deri ne NY per me ble per ne vaksinen kishe!