Vdes në aksident ajror një ndër njerëzit më të pasur në botë. Trashëgimtari i familjes Dassault ndërtonte avionë dhe ishte pronar i Le Figaro

Ornela

Opinioni publik francez është tronditur nga lajmi se deputeti Oliver Dassault, njëkohësisht edhe një nga njerëzit më të pasur në botë, ndërroi jetë dje pas një aksidenti me helikopterin e tij.

Politikani 69-vjeçar i qendrës së djathtë ishte i zgjedhur nga viti 1969 si përfaqësues i rajonit të Oizës.

Pinjoll i një prej familjeve industrialistë më të njohura në vend, pronar i kompanisë me të njëjtin emër që ndërton avionë civilë dhe ushtarakë, por edhe i gazetës Le Figaro, pilot me disa rekorde, Dassault cilësohej nga Forbes si njeriu i 361-të më i pasur në botë, me rreth 6.3 miliardë euro.

Presidenti Emanuel Macron e cilësoi vdekjen e tij si “një humbje e madhe për Francën. Gjatë jetës së tij, nuk ngurroi kurrë t’i shërbente vendit”. Aktualisht dihet nga dinamika e aksidentit, që pati si viktimë edhe pilotin e tij.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Mesimi per tu nxene: O ju qe keni para, SIKUR te jetonit 5 jetë a me shume, falni, ndertoni shtepi per te varfrit, ngopuani barkun me buke, duke ndertuar menca per lypesit, te papunet, behuni partnere me qeverite, per ngritjen e banesave sociale,se gje nuk merrni me vete, ne ate boten tjeter.

  • Pasurine e trashegoi apo e krijoje vete ? Sepse desha te kuptoj ne ishte i zoti apo thjesht me fat. Megjithse fati e paska braktisur per nje moment ne ajer.

  • “o Qytatar i Zakonshem” kush ben dot aq leke tani ne keto kohera!!!??? Parate i ka te trasheguara nga gjyshi apo stergjyshi. Parate e shumta behen ne kohe te erreta sikur ka qene dikur.

  • Nuk e kuptoj pse jane kaq injorante njerezit.Perendine ne nuk e kuptojme se ke ka vene ne liste per te shpene ne boten tjeter,: i pasur,fukara,kriminel,pederast,i ndershem,i ri ,i vjeter ….Pasurine ky person e mori me vehte?Pasuria qe le njeriu ne shoqeri eshte vetem emri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *