Si fliste Skënderbeu?

Ornela

Përkitazi më thënien e analistit kontravers Rron Gjinovci, sipas të cilit “Skenderbeu nuk fliste shqip“.

Një budalla e hedh një gur në lumë dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. Si fliste Skënderbeu dhe si flisnin princërit shqiptarë në Kuvendin e Lezhës me 1444?

Në kohën kur i detyruam të flisnin shqip edhe grekët e vjetër e pellazgët “parahënorë” të neolitit, nuk e zgjidhim dot se ç’gjuhë fliste një princ shqiptar para 5 shekujsh!

Sapo na mbushet mendja se tashmë i kemi sqaruar të gjitha, del ndonjë derdimen i papërditësuar me të gjitha faktet dhe risitë e studimeve historike dhe pasi ka lexuar ndonjë shënim relativizues mbi prejardhjen etnike e gjuhësore të Skënderbeut, merr guximin e të marrit që të tallet me ata që supozojnë e që pohojnë se Skënderbeu ka folur shqip, si me shoqen e tij Donikën e me bashkëfamiljarët tjerë, ashtu dhe me princër e bashkëluftëtarë të vendit e të kohës. Dhe kur themi “me ata” këtu nënkuptohen të gjitha mendjet e shquara rilindase, që nga Naimi, De Rada e Gavril Dara, e deri te shumica e historianeve të sotëm shqiptarë e të huaj.

Guri që hodhi narcisoidi Rron Gjinovci në një bisedë publike në TV7 nuk prodhoi asnjë diskutim dhe asnjë qasje serioze lidhur me çështjen e gjuhës apo gjuhëve që kanë përdorur princërit feudalë shqiptarë të shek. XIV-XV.

Është afërmendsh që korrespondencën dhe komunikimin diplomatik ata e bënin në ndonjërën nga gjuhët e shkruara elitare, liturgjike e diplomatike të kohës, latinisht, greqisht, sllavisht e osmanisht.

Gjuha shqipe në këtë kohë nuk ishte as elitare dhe as diplomatike, por thjesht një gjuhë popullore, ashtu siç ishte italishtja në raport me latinishten përpara Dantes.

Mirëpo Formula e Pagëzimit e sekretarit të Skënderbeut, Pal Engjëllit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve vendës të zonave të largëta që ritin e pagëzimit ta bënin në gjuhën shqipe në vatrat e tyre pa pasur nevojë të dalin nga fshati, tregon për një rrethim etno-gjuhësor shqiptar të sundimtarëve arbër.

Pasthirrma luftarake “Embetha” (e mbi ta!) e Lek Dukagjinit me 1467 dëshmon gjithashtu gjuhën e komunikimit të ushtarëve të kësaj kohe. Ekzistenca e një komuniteti arbëresh që u shpërngul në Itali pas vdekjes së Skënderbeut dhe pas pushtimit turk të vendit, si dhe ruajtja e emrit dhe legjendave për Skënderbeun me një krenari e kokëfortësi të pashembullt kundrejt superioritetit kulturor rrethues italian, flet më së miri për faktin se si komunikohej në viset shqiptare në shek. XV.

Përzgjedhja nga princërit shqiptarë si vend emigrimi pas pushtimit turk, jo e ndonjë vendi sllav, hungarez apo gjerman, por pikërisht e atyre vendeve që kanë pasur komunikim të vazhdueshëm dhe historik me shqiptarët, që nga Roma antike, gjithashtu heq çdo dyshim lidhur me tiparet etno-gjuhësore të kësaj kohe në viset shqiptare. Nuk është fare e rëndësishme se në cilën gjuhë është zhvilluar Kuvendi i Lezhës, dhe nëse Crnojeviqët kanë ditur të flasin edhe shqip, përpos sllavishtes, duke qenë jo vetëm në krushqira, po edhe të rrethuar me plot fise shqiptare në Mal të zi. Është afër mendsh që Skënderbeu të ketë folur me dërgatat osmane osmanisht, me dërgatat veneciane latinisht e italisht e me ndonjë dërgatë tjetër ballkanike në greqisht apo sllavisht.

Por është gjithashtu afër mendsh që me ushtarët e tij, të rekrutuar nga fshatarësia vendore pa qasje në arsimin e në kulturën elitare greko-latine, ai të ketë folur shqip.

Ashtu siç, psh. Isa Boletini, disa shekuj më vonë, si komandant i gardës së sulltanit, në Dollma-Bahqe e në Top-Kapi të ketë folur turqisht, ndërsa në Boletin e në Vlorë shqip.

Ashtu siç dokumentat e Lidhjes së Prizrenit i kemi në turqisht, ndonëse është afër mendsh që Abdyl Frashëri me Ymer Prizrenin rrugëve të qytetit të Lidhjes të kenë komunikuar në gjuhën shqipe, me gjithë mospërputhjet dialektore.

Pra e vërteta nuk duket aq e thjeshtë, sa për të lëshuar britma, sharje e diskualifikime. Mirëpo, nëse në gjithë këtë çorodi, del ndonjë kakaviç e vë në dyshim vlerat bazike të nacionalizmit shqiptar të inauguruara nga ortodoksët dhe bektashinjtë shqiptarë të Jugut (Veçilharxhi, Vretoja e Frashërllinjtë), apo nga arbëreshët e Kalabrisë, siç bëri ca ditë më parë një analist tjetër i po këtij televizioni, atëherë po, vërtetë që kemi probleme serioze me injorancën tonë kronike që mund të na çojë nga gabimi në gabim. Siç është p.sh. kuturisja qesharake e ndonjë Vjose apo Albini, që do t’ua mësojë nacionalizmin vëllezërve tanë në Tiranë!

 

*Studiues dhe gazetar

Share This Article
22 Comments
  • Edhe Aleksandri i Madh qe ishte shkolluar ne gjuhen greke, ushtareve ilire dhe epirote u fliste SHQIP.

  • Nuk ka diskutim qe Skenderbeu fliste disa gjuhe , por shqipen e kishte gjuhen e vatres aterore , dicka duhet te diskutohet ne lidhje me arbereshet e Italise , nese marrim kengen moj e bukura more , ketu duhet analizuar se jo te gjithe arbereshet e Italise kane shkuar ne Itali nga Shqiperia ( Arberia) , por nje pjese jo e vogel ka emigruar nga Moreja e Greqise qe ishte e populluar nga Arvanitet , pra Shqiptaret e Greqise, qe jane ngukur ne Greqi reth shekullit te 13 dhe kjo duhet te jete ne favor te tezes , se meqene se Arbereshet e Italise e quajne veten Shqipetare sot e kesaj dite ,atehere edhe ajo pjese e arberesheve qe kane ardhur nga Moreja apo pjese te tjera te Greqise jane me gjak dhe renje Shqipetare dhe kjo teze te popullarizohet ne viset e Greqise te banuara nga reth 3 miljon arvanitas per t ju treguar se raca e tyre eshte ARBERORE dhe jo Greke sic mundohen pseudo istorianet shoviniste Greke qe nuk pranojne ekzistencen e minoriteteve dhe nga fjala arvanit pot e shihet germa B ne Greqisht shqiptohet V pra rokja ARB shqiptohet ARV( anit) por me kete duhet te merren gjuhetaret dhe historianet tane qe flejne gjume ne akademine tone pak te nderuar per sa I perket ceshtjes KOMBETARE

  • Te gjithe ju te sapomesuarit,si ti Dritan mallkoni Akademine e Shkencave,se nuk i ka sqaruar keto probleme.
    Une po te pyes ty:A e ke lexuar ti Dritan Vepren shumevellimshe te Akademikut Aleks Buda dhe nuk ke gjetur asgje per Skenderbeun?
    A e ke lexuar ti Dritan Vepren e Kristo Frasherit?
    Po te pakten Intervisten e Kristo Frasherit dhene gazetares Rudina Xhunga per GJUHEN QE PERDORTE SKENDERBEU,a e ke pare?
    Po vepren e Pellumb Xhufit ,qe perfshin jo vetem Arberit e Jonit,por edhe Arvanitasit,a e ke lexuar?
    Po dokumentarin me te plote per jeten dhe vepren e Skenderbeut me titull:Skenderbeu,,Jeta,Vepra,nje polemike me shume,ne You Tube?
    Akademiket shqiptare kane veper te nderuar,pamvaresisht se NUK JANE ATY PER TU PERGJIGJUR SA HERE GRINDEN RRUGACET GAZETARE NEPER STUDIO TELEVIZIVE.
    Te paditur e te pashkolluar jane rrugacet gazetare.
    Me habit ky artikullshkruesi qe nuk ka shenuar emrin e tij poshte.Se cfare gjuhe fliste Skenderbeu e kam sqaruar edhe une ne nje koment per kete teme.
    Edhe komentet po na i vjedhin.
    Ke harruar emrin or ti studiues dhe gazetar.

    • Z Demo , nese e lexon me kujdes ate qe une kam shkruar , nuk e ve ne diskutim aspak faktin se Skenderbeu fliste Shqip , po ta rifreskoj
      Nuk ka diskutim qe Skenderbeu fliste disa gjuhe , por shqipen e kishte gjuhen e vatres aterore ,
      kaq per Skenderbeun , pra ai fliste disa gjuhe , ketu nuk besoj se ka ndonje gje te keqe apo jo Z Demo?
      Dhe tjetra se — por shqipen e kishte gjuhen e vatres aterore , pra Shqipen e kishte gjuhen e pare , pra ate te babes , kam qene I kujdesshem nuk kam shkruar gjuhen amtare , meqe nena e Skenderbeut ka qene Sllave dhe per kete nuk duhet te ndjehemi keq , persa I perket kesaj as e ve ne dyshim qe Skenderbeu nuk eshte Shqiptar , (biles ne kohen e tij ai quhej princi I Epirit per analogji me Piron e Epirit dhe Epiri nuk ka lidhje me Sllavet )sepse ne ate kohe ishte e zakonshme qe princerit te martoheshin me princesha te huaja ne radhe te pare per arsye aleancash dhe kombesia e femijeve ishte ajo e babes , per analogji askush nuk e ngre si problem te origjines te sulltaneve nese ata ishin Turq apo jo , kur dihej se nenat e Sulltaneve ishin me origjine jo Turke dhe kane qene pjese e haremit qe mbushej me robina kryesisht nga vendet e ballkanit ose Sllave te zonave perreth Rusise
      Kaq persa I perket Skenderbeut dhe per sa me siper nuk kam shkruar se akademiket duhet te merren me problemin e Skenderbeut , sepse nuk e ve ne diskutim se Skenderbeu fliste Shqip apo jo PRA AI ISHTE SHQIPTAR DHE SIGURISHT FLISTE SHQIP PIKE
      Per zgjimin e AKADEMIKEVE tane te PA nderuar I qendroj fort , sepse ne ceshtjet e ketij problemi qe ngre ( per vertetimin se per arvanitasit duhet te sillen sa me shume prova dhe une sugjeroj njeren prej tyre se jane me renje Shqiptare duke u bazuar ne analogjine e arberesheve te Italise, pra po them se arvanitasit e Greqise jane te nje renje me arbereshet e Italise te cilet sot deklarohen se jane Shqiptare ) nuk kam pare asnje studim nga keta pseudo akademike ( shpresoj qe ju te mos beni pjese tek ky grup) per keto rrenje kam lexuar disa libra te Arvanitasit patriot Z Aristidh Kola qe ka bere punen qe duhet ta bente kjo akademi jo Shqiptare qe ju e mbroni me kaq pathos
      Nese kjo Akademi te pakten do bente punen per te cilen paguhej dhe paguhet , sot duhet te dilnin me studime qe te hidheshin poshte sa e sa teza anti Shqiptare te fqinjeve tane nacionaliste per origjinen e Shqiptareve , lidhjen e tyre me Iliret , Etrusket , Pellazget , Trojanet dhe Dardanet e vjeter qe kane qene aleate me Trojanet ,
      Ku jane gjuhetaret qe te kene gjetur shkrime te vjetra qe te bejne krahasimin e gjuhes se Shqipe sidomos Gege dhe perafrimit te saj me etruskishten ( e ka bere Znj Nermin Vlora , po a ka bere kjo akademi ndonje promovim te librit te saj? Pra perseri punen e tyre e ka bere nje jo akademik)
      Z Xhevat Lloshi ( akademik) ka studiuar per 2 vjet gjuhen e Etruskeve qe ne kohen e diktatures
      A ka bere ndonje studim per perafrine e kesaj gjuhe me Shqipen??? ( sepse per kete u dergua te studionte)
      Rastesisht ne nje emission te Zhejit nje studiues Shqiptar (jo akademik) ka zbuluar nga muzeumi I Athines nje shkrim te gdhendur ne gur gjetur ne nje ishull te Greqise te para 2700 vjeteve qe me germa greke shqiptohej keshtu
      zi a zi. maraz I madh ,
      dhe qe kete ne muzeum nuk e kishin perkthyer dot nga greqishtja duke pretenduar se do te jete ndonje dialekt I humbur I Greqishtes se lashte A KA ME SHQIP SE KJO I NDERUAR MBROJTES I KETYRE AKADEMIKEVE , perse nuk shkojne ATY NE GREQI dhe te perballen me homologet e tyre dhe t ja u perplasin te verteten se kjo nuk eshte dialect I humbur Grek por eshte THJESHT SHQIP
      Ku jane ata akademiket e tu te famshem qe nuk dalin nga kulla e tyre e fildishte edhe kur te tjere qe nuk e kane per detyre ja u servirin te gateshme
      Kjo sipas meje ka 2 shpjegime
      Ose jane te paafte dhe nuk e meritojne titullin akademik
      Ose me e rende akoma ata nuk DUAN te nxjerrin te vertetat qe jane aq e aq te shumta per te vertetuar lashtesine e historise dhe gjuhes se popullit Shqiptar dhe kjo eshte kriminale dhe bie ERA TRADHETI dhe per kete mos te na vije cudi se kemi plot shembuj se si sa e sa Shqiptare te (pa)nderuar kane shitur interesat kombetare per 30 aspra

  • Çjanë këto budallëllëqe që shkruhen!!! Del një idiot me emrin Gjinovci dhe provokon. Po të mos flitej shqipja, nuk do të ishte një degë e gjuhëve indoeuropiane. Se si ka folur Gjergj Kastrioti e ka spjeguar Kristo Frashëri tek libri « Historia e Dibrës » me theks dibran ku kishte edhe origjinën e tij. Problemi është që shqiptarët pak lexojnë dhe merren me thashetheme, kështu që armiqtë të tipit Gjinovci e kanë të lehtë të provokojnë.

  • Akademiket shqiptare kane studiuar me rrenje ngulimet arberore ne Itali, Me te drejte z.Dritan permend faktin se shumica e tyre vijne nga Moreja dhe ishujt e Greqise se Sotme.Gjuhetari i Madh Eqrem Cabej ka qendruar disa kohe ne fshatrat arbereshe te Sicilise ,Studim i vitit 1932 teme Doktorature:Studime italo shqiptare.
    Me te plote studimin e gjuhes,poezise,kengeve e gjen tek libri:Ne boten e Arberesheve te Italise botim i shtepise botuese Cabej 2017.
    Studime te thelluara per boten e arberesheve te Italise kane Akademiket Dhimiter Shuteriqi,Zihni Sako,,shkrimtari Nasho Jorgaqi,gjuhetaret Xhevat Lloshi,Xhovalin Shkurtaj dhe vete studiuesit dhe shkrimtaret arbereshe,,qe jane pioniere te studimeve shqiptare dhe te zgjimit kombetar shqiptar me Jul Variboben me Jeronim De Raden e deri tek me i riu poeti Mandala.
    Me vjen keq keq po niveli i Aristidh Koles eshte nje nivel diletant ne gjuhesi,ndersa Nermin Vlora eshte nje corolojke e pashkolluar ne gjuhesi qe te kete takat te merret me gjuhesine krahasimtare.Kjo eshte ne nivelin e atij berberit nga Fieri,Agim Latifi,qe thote se emri Aleksander vjen nga shqipja gegnisht:A le si ne Anderr.
    Niveli i Akademikeve shqiptare ne fusha te tilla si Gjuhesia,Historia,Arkeologjia,hidroenergjitika,etj ka qene ne nivelet me te larta boterore,perderisa ne Tirane jane organizuar konferenca Nderkombetare me pjesemarrjen e shkencetareve nga gjithe bota,si Kuvendi i Studimeve Ilire,500 vjetori i vdekjes se Skenderbeut etj.
    Edhe sot Akademia e Shkencave ka ne gjirin e saj shkencetare kalibri si Pellumb Xhufi,Muzafer Korkuti.
    Tani ka mbetur qe Pellumb Xhufi te marre vellimin e tij me te fundit Arberit e Jonit dhe tja fuse kokes mashtruesve grekomane te vorio-epirit,,po kete s`mund ta beje nje studiues.Kjo i takon atyre koketullacave te Vloires,te Lazaratit,te Tepelenes qe kur te ulen ne tavoline me grekomanet qe llapin kodra pas bregut me rrena per vorio-epirin ,tja fusin librin e Pellumb Xhufit ne goje qe tja mbyllin gryken.
    Po keta vrasin per borxhe droge,nuk vrasin per Atdhe,,se varrezat greke ne Kelcyre e Bularat nuk i ka gjetur gje. Buldozeret i kane,,Fadromat i kane,,Ne toke te tyre jane,,Cfare presin?Te vije Akademia e Shkencave ti shkuli?

    • Akademiket tane me te vertete jane te afte . por rendesi per ceshtjen kombetare ka perballja me tezat denigruese te fqinjeve tane , perballja ne ballafaqimet nderkombetare te akademikeve tane rendesi ka qe potencialin e tyre intelektual mos e kene qellim ne vetvete , por ta vene ne sherbim te nxjerjes se te vertetes shkencore , psh Serbet pretendojne se shqiptaret kane ardhur me vone se ata ne ballkan , ata pretendojne se kosova u mbush me Shqiptare pas luftes me Turqit ne fushe kosove , ata thone se Shqiptaret jane pasardhes te Havareve etj etj Perse nuk perballen keto teza nga Akademiket tane ne sesionet nderkombetare , nuk ka rendesi per ne te sqarohemi ne Shqiptaret neper Tv kombetare tonat rendesi ka qe tezat e tyre Anti Shqiptare te marrin pergjigje nderkombetarisht, Akademia Serbe ka 2 shekuj qe ka perpiluar strategjine e shpopullimit te trojeve Shqiptare dhe qeverite Serbe e zbatojne ate pike e presje , pa e vene ne diskutim A ka bere akademia jone te njejten perpjekje per ceshtjen kombetare ? Z Ferit Duka eshte nje nga te paktit qe njohin turqishten e vjeter Sa ka hulumtuar ne arkivat e Stambollit per te dhena burimore per Shqiperine Po ne arkivat e Vatikanit sa studiues te akademise kane studiuar dokumenta qe kane te bejne me trojet e banuara nga Shqipteret?Ka burime qe japin informacione se Napoleon Bonaparti eshte me origjine nga Mani I Greqise pra Arvanitas dhe se kishte roje personale Shqiptare dhe me ta fliste Shqip Po ashtu thuhet , se i vellai i Napoleonit kur u emerua mbret i Napolit dhe priti parine e qytetit midis te tjereve u takua dhe me nje grup Arbereshesh dhe me ta foli Shqip , te mos flasim edhe per nenen e Washingtonit qe po te kerkoni ne anglisht informacion del se eshte me origjine nga Peja , Ja pra keto duhet te hulumtoje akademia , qe Shqiptaret te ndjehen krenare per genin qe kane dhe te tregojne se sa i kane dhene kesaj palo Europe , si psh Kostandinin e madh qe pervec se themeloi Kostandinopojen zyrtarizoi fene kristiane , apo per 7 papet e Romes me origjine Ilire etj etj

  • mos u lodhni me shkrime akademike te zbuloni dicka qe eshte sheshit.”Shume kombuj jane zhdukur permbi dhe por shqipja dhe shqiptaret ,jo.Jemi komb i bekuar nga perendia.Shume pak e kuptojne kete.Jemi si jemi me gjynahet tona ,por gjuha dhe kombi nuk shuhet kure.

  • Skenderbeu fliste serbisht gjuhen e nenes se tij. Ka dokumenta te shkruara nga vete ai ne bullgarisht. Gjuha zyrtare aso kohe ka qene osmanishtja. Gjuha shqipe nuk perdorej neper mbledhje apo ne diskutime te niveleve te larta apo dhe ne beteja. Sepse edhe sot as veriu nuk e kupton jugun e as jugu veriun.E jo me ne vitin1400.

    • Erdi……”Skenderbeu fliste serbisht, gjuhen e nenes se tij”, thoni ju!!! Pallavra nga Gjinovcer, Kim Mehmeter,Muc Nano,Fatos Lubonjat e CO…..se fliste disa gjuhe te huaja atehere, cdo te thote kjo per nje strateg te atyre permasave si ai?! Dhe kush e ka thene se osmanoshtja ishte gjuhe zyrtare ate kohe o dallkauk qe edhe ne beteje u paska folur sllavisht apo turqisht Arberve te tij se nuk kuptoheshin “dialektet”!!….po vete cfare je ti?

      Gjergj Kastrioti ka folur ate gjuhe qe flasin edhe Arbereshet e sotem (nuk kane te gjithe prejardhje nga Morea) kete studiuesit, gjuhetaret dhe akademiket tane nga Aleks Buda,Kristo Frasheri, Eqerem Cabej, Pellumb Xhufi,Nasho Jorgaqi, me pare Fan Noli qe ka bere biografine e tij apo studiues Arbereshe mos te themi Marin Barletin, e kane provuar me fakte sic i permend edhe zoti Demo me lart qe eshte per tu falenderuar!
      Kush mundohet te mastruboje trurin si Pellazgos Janulla me poshte apo neo-osmanet e rinj si puna jote me hipoteza teresisht te pa verteta nuk beni gje tjeter vecse ja ngrini me shume lavdine atij qe gjithe Shqipetaret e vertete i ben krenare kudo qe jane!
      Ka folur me shume me gjuhen e shpates ai dhe gjithe familjet fisnike te Arberve ate kohe me mire se kushdo tjeter, sot i tmerron akoma emri i tij halldupet e anadollit por edhe ata qe vazhdojne te vjedhin historine dhe Heronjte e te tjereve se ate bote fusnin koken manastireve dhe benin intriga, ato qe bejne dhe sot!

  • Kete qe thua ti Dritan e ka bere Akademiku i shquar Selami Pulaha,i cili qe ne vitin 1980 botoi Rregjistrimin osman te popullsise se Kosoves,duke nxjerre ne drite SHQIPTARINE e banoreve te Kosoves ne vitin 1438 kur eshte kryer regjistrimin i pare,,Dominojne emrat shqiptare Gjon,Gjin,Mark,Dede etj
    E ka bere dhe Akademiku i Kosoves Mark Krasniqi me arkivat e mesjetes se hershme te Raguzes,ku banoret e sotem malazes te Kucit dhe Piperit dalin te gjithe Katolike shqiptare Cuzzi Albanesi del rito romano,
    Deshmite e gjeografeve,historianeve,helene te lashtesise per Fiset epirote barbare,jogreke,qe nuk e kuptojne gjuhen greke,jane botuar ne vepren Iliret dhe Iliria ne veprat e Autoreve Antike,qe 60 vjet me pare.
    Ajo qe nuk kane bere Akademiket shqiptare eshte te lyejne fasadat e pallateve me deshmite historike,qe ti LEXOJE POPULLI.Ne vend te citateve te sh.Enver te shkruanin ku shtrihej Epiri sipas Tuqididit,.Te varnin Tabela reklamash ne aeroportin e Rinasit,ne pikat doganore te Kakavijes,Durresit me harten e lashte te Epirit,Fiset perkatese dhe deshmite e autoreve te lashte,qe T`I SHOHE POPULLI,qe sheh vetem shalet e motrave Vjollca.

    • Z Demo sa per frazen qe kam shkrojtur se ata (Serbet) pretendojne se kosova u mbush me Shqiptare pas luftes me Turqit ne fushe kosove po ju kujtoj se lufta e fushe kosoves ka ndodhur ne vitin 1389 , pra para vitit 1438 pra duhen studime para vitit 1389 nuk po them se disa akademike nuk kane bere fare pune , por ne si populli me i goditur nga qarqet shoviniste te fqinjve tane ( qe kane arritur deri ne mallkimin e gjuhes Shqipe nga kleri ortodoks Grek) kemi nevoje te mbrojme me studime shkencore ( akademike) te vertetat qe ne kemi pra duhet qe akademia jone duhet t ju pergjigjet flake per flake trillimeve dashakeqe dhe jo shkencore te fqinjve tane pa diskutim qe me pelqen z Xhufi , Z Ceka etj me pelqen ta degjoj edhe Znj Kocaqi , por me duket pak me shume entuziaste ne disa teza sesa realiste me pelqen studimi i Petro Zhejit per gjuhen , por te mos harojme qe fondet qe jep shteti yne ne fushat e arkeologjise etj jane qesharake dhe pastaj shajme periudhen komuniste kur dihet se sa shume fonde ( brenda mundesive ) ka dhene per arkeologjine gje qe e pranon vete Z Ceka prandaj duhet pranuar se shteti Shqiptar ne keta 30 vjet demokraci ka bere shume pak dhe kjo eshte e pafalshme sepse ju sherben qarqeve antishqiptare

  • Po te deklaronte (déclaration) Aleksander apo Iskander turqisht qe ishte (este) Shqiptare do fliste shqip,por Epirote.
    Perse Arnautet,Arvanitet,Arbetit nuk u quajten Epirote?
    Sepse Epiri eshte vendi ku lindi Civilizimi Greke dhe Evropiane dhe flisnin dhe shkruanin Greqisht.
    Toponimet e ndryshuara Greke ne Vorio Epir nga Veziret,Pashallaret,Bejleret dhe bijte e tyre tregon qarte (certo) qe Gluha (Glosa)shqipe eshte 80% Italishte dhe e formuar (formé) ne periudhen (période) Osmane.
    Fjalet per sembull (per esempio) Kanun eshte Greke qe shqip Vendos.
    Por edhe vend (land) nul eshte shqip.
    Is-land do te thote vend is-ullore.
    Edhe Isull eshte Greke nga Nisi qpo Nis(h)an.
    Dhio-Nisi eshte Isulli i Dhios Zeusit.
    Plutarku e thote qe ka nje Polis qe quhej Alvanopolis,
    Perse (perke) ju “Pellazget” e quani Qitet nga Cita italisht?
    Kostantinopolis eshte Polis ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos ju perse (perke) e quani Qitet?
    Po ashtu edhe Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Megas Iustinianos ju perse e quani Shen Sofia Italisht nga Santa.
    Po ashtu Prift nga Priest.
    Dhe rreth 5000 fjale “shqipe”te hua-zuara nga Gluhet Greke,Italiane,Franceze,Angleze,Turke.
    Flamur nga Fllug angl
    Rruge nga Road angl
    Shkurt nga Short angl
    Prift nga Priest angl
    Mengjes nga Morning angl
    Darke nga Dark angl
    Dite nga Day angl Drite,Dritare,etj.
    Nate nga Note ital.
    Familje nga Family
    Moter nga Mother
    Semundje nga Sickness
    Mendje nga Mind
    Shpirt nga Spirite
    Ender nga Oniro geq
    Diell nga Ilos greq
    Hije nga S-hia greq.
    At-dheu turqisht dheu i babait,At-Aturk babai i turqve.
    Bir Arabisht,Bir al Salam,bir al Sulltan.
    Popull nga Popola ital,
    Bardhe nga Blanco.
    Mal nga Monte.
    Liqen nga Lake
    Adhuroj nga Adoré
    Deshire nga Désiré
    Dashuri nga Désiré ferngj.
    Blej nga Buy angl.
    Shes nga Sell.
    Tregeti nga Trade.
    Udhetoj nga Odhos greq.
    Taksi nga Greq Taksidhevo.
    Servil nga Servis.
    Sherbim nga Servis.
    Spiun nga Spy angl.
    Tradhetare nga Traitorr
    Tjeter nga Ecetera
    Pidhi nga Pusy
    Syri nga See you.
    Parti nga Part
    Hape deren nga Open the door.
    Paqe nga Pace.
    Faqe nga Face.
    Spital nha Hospital,
    Shtepi nga Spiti Greq.
    Deferent nga Diferenca.
    Ide nga Idhea greq.
    Demb nga Dhondi greq.
    Fakt nga Fact
    Problem nga Problème
    Koke nga Capo
    Madh nga Megallo greq.
    Shkolle nga Skolio greq
    Dhurate nga Dhoro greq,Pan-Dhora.
    Shkruaj nga Scrive.
    Aktiv,Aktivist nga Activ.
    Fakt nga Fact.
    Uje nga Uros greq,Urollog.
    Hengra nga Hanger angl uritur.
    Beteje nga Battle
    Qitet nga Cita ital.
    Pelqej nga Piace
    Kendoj nga Kantare ital.
    Valle nga Vals.
    Fund nga Fine ital.
    Rrace nga Racé.
    Bese nga Basé Basement Vasi greq Vasizome.
    I ri Révolution ri evolucion.
    Plage nga Pligi greq
    Veri nga Vora greq.
    Jug nga Jugo-slavia (sllavet e Jugut).
    Mik nga Amico Armik.
    Pak nga Poco ital
    Shume nga Mucho
    Pas nga Piso greq.
    Martuar nga Mérité.
    Divorce nga Divorcée
    Diskutim nga Discutait.
    Drejt nga Straight.
    Vere nga Vino ital.
    Fitore nga Viktore
    Viktim nga Victimes
    Shpelle nga Spila greq
    Shpate nga Spathi greq.
    Besoj nga Believe.
    Real nga Réalise.
    Prodhim nga Production.
    Jetoj nga Vita.
    Publik nga public.
    Pallat nga Palace
    Imagjinoj nga Imaginé.
    Pikture,Pikturoj nga Picture.
    Per mua nga Per me ital.
    Prince nga Prince
    Real nga Really.
    Liber,Librari nga Libraire
    Race nga Racé
    Mushkonje nga Moskito.
    Budalla nga Dull angl.
    Presion nga Pressure.
    Kulture nga Culture.
    Forte nga Forcée
    Fronte nga Fronte etj,e te tjera,ecetera.
    Mos te shkruajme ketu fjale si Presidebt,Minister,Filosof,Dhimokratia Theatro etj qe nuk ka asnje fjale shqipe.

  • Alias Erdogan po lexoj disa gjera qe une mendoj (mund te jem gabim ) , se jane jo te sakta psh
    Perse Arnautet,Arvanitet,Arbetit nuk u quajten Epirote?
    sepse Shqiptaret e asaj kohe nuk jetonin vetem ne Epir , por edhe ne Shqiperine e mesme edhe ne Kosove
    Epiri ishte nje krahine ku nuk jetonin te gjithe Shqiptaret eshte njesoj sikur te themi — Perse Arnautet,Arvanitet,Arbetit nuk u quajten Kosovare ?
    Po te them se perse Pirroja I Epirit nuk quhej Spiro ( sic quhen Greket) por PIRRO sic e perdorin edhe sot e kesaj dite Shqiptaret

    —Thua se Sepse Epiri eshte vendi ku lindi Civilizimi Greke dhe Evropiane dhe flisnin dhe shkruanin Greqisht

    Sa per dijeni civilizimi I pare Helen ( termi Grek eshte me I vonshem dhe permendet reth shekujve 2 ose 3 Para eres se re) ka lindur ne ishujt ne fillim me Mikene qe quhet civilizimi minoik dhe me pas ne Krete dhe me pas ne polis Athina
    A e di se Epiriotet ne kohen e kulmit te kultures Helene quheshin barbare ashtu si edhe Maqedonet apo Iliret dhe me kete nuk kishte te bente me kulturen, por me ata popuj qe nuk flisnin Greqisht , pra Epiriotet nuk kane folur Greqisht dhe per rjedhoje nuk ishin Greke dhe eshte gabim te thuhet se ne Epir ka lindur kultura Helene
    A e di ti se gjuha anglishte para se britania te pushtohej nga Romaket nuk ka lidhje me gjuhen e sotme , por ka ndikim te madh nga latinishtja ( dhe nga saksonishtja prandaj quhen anglo saksone) gjuhe me ndikim latin jane edhe Frengjishtja , Spanjishtja etj dhe me e afert eshte Rumanishtja e cila nuk ka lidhje fare me Dakishten qe flisnin Daket ( Rumunet e sotem) dhe nga kjo nuk mund te themi se gjuha tone Shqipe qe eshte me e vjeter se 2000 vjet ka ndikim nga gjuha e sotme Angleze pastaj fjalet e reja qe vijne si pasoje e zhvillimit shkencor ne te gjithe boten ( jo vetem ne Shqiperi ) kane ndikim nga gjuha Latine dhe Greke

  • Ky Rron Gjinovi eshte nje cerekanalfabet qe nuk e ka shokun.Ky nuk ka as dijenine minimale per tu be dikushi.Ky gjene ndonje shkarravine dhe ulet per te shkruar(me qindra gabime) nje hartim ndryshe na tjeret per tu dukur interesant…Turpe eshte te merresh me rrrronin dhe ate frasher demin e Kosoves .

  • Nuk ndodh ndryshimi ethnik i popullsise as per 30 vjet as per 50 vjet.Nqs popullsia e Kosoves ka qene Arberore ne 1389,e tille ka qene edhe ne 1438.
    Turqit osmane sapo shkelnin nje vend te caktuar,benin rregjistrimin e popullsise per te vjele taksat.Nuk e kishin luxin te dergonin refugjate ne vendet ku shkelte ushtria turke,se nuk ishin ushtria e kuqe e Stalinit me 30 mije kamione,qe mori gjithe popullsine tartare te Krimese,e degdisi matane Uraleve.
    Sa per kete erdogan pellasgos,une ja kam spjeguar 1 mije here ato fjale qe shqipja i paska marre nga anglishtja!!!!Ka edhe kinescja ca fjale njelloj me shqipen! Per fat te mire ne kemi ca gjuhetare te ngjashem me kete pellasgos,,si berberin nga Fieri Agim Latifi,,bar restorant endri xhafka ne Lushnje,Roshi Palluqja nga elbasani qe ja nxjerr gjithe fjalet e greqishtes te prejardhura nga shqipja.Per fat te mire derrat nje turi kane,,po u zhyten nate llucen e tyre nuk dalin pa e ngrene njeri tjatrin.Vetem Ata e sqarojne Erdogan pellasgopullos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *