Barcelona interesohet përsëri për brazilianin e Volfsburgut, Luiz Gustavo, dhe ky i fundit nuk e fsheh kënaqësinë. Ai u transferua vetëm në gusht nga Bajerni, por është gati të lëvizë sërish nëse bëhet fjalë për Barçën. “Është gjithmonë diçka e mirë kur emri yt lidhet me Barcelonën. Kjo është hera e tretë që interesohet për mua. Unë kam një kontratë afatgjatë, ku përfshihet edhe klauzola e lirimit, ndaj nëse dikush dëshiron të më blejë duhet të paguajë atë”, thotë Luiz Gustavo, duke ftuar thuajse hapur Barcelonën të tundë paratë.
