Kryeministri Rama, gjatë komunikimit nuk ka lënë pas ironinë ndaj kundërshtarit të tij, kryedemokratit Basha, duke zbuluar një nga avantazhet që ai mendon se e diferencon në këto zgjedhje.
Sipas Ramës, nuk ka ndonjë armë sekrete për të marrë 88 mandate, por avantazhi është se ai zgjohet herët dhe fle shumë vonë për të arritur qëllimet e për të punuar.
“Nuk ka armë sekrete për të marrë 88 mandate, por nëse mund të veçoj një avantazh është se ne jemi shumë herë më të përgatitur sepse ne zgjohemi herët dhe flemë shumë vonë dhe nxjerrim mësime e përgatitem dhe për të arritur këtu sot nga pikëpamja organizative ne kemi qysh përpara se të dilte COVID-i që po punojmë”, tha Rama.
h.b/dita

Bëri si bëri kryerilindjoti dhe më në fund e nxorri nga fundi i kazanit Lulzimen e Partisë… Për atë që ndryshe i thonë “shoqja Boza” e kam fjalën.
Tani që e bëri fakt të kryer desputeten e re (pavarësisht se nga paraqitja duket plakë e kaluar plakës) është llogjike që ka nge t’i hedhë edhe ca romuze shokut Lyli. Me shokun i hahet shumë muhabeti se si shokë ideali kanë ndarë bashkë karrigen e bashkisë dhe jo vetëm.