Ish-deputeti i PS, Alfred Peza ka folur në News24 për refuzimin e kandidimit, listën dhe zgjedhjet e 25 prillit.
Peza thotë se vendimin për të mos kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit e kishte brenda vetes para se të merrte propozimin nga Rama.
Ai nuk tregon çfarë propozimi mori, por tek biseda që zhvilloi me kryeministrin nuk ka lidhje me pozicionimin në listë. Për Pezën rifresikimin që bëri PS me listën duhet ta bënte pikërisht opozita.
Peza: Nuk kam asnjë përshtypje nga ato që mendoni. Prej 30 vitesh komunikoj me Ramën, kemi qenë pjesë e mediave, publicistikës. Ka filluar që me Koha Jone. Nuk e kam ngjarje kur kryetari i partisë apo kryeministri më shkruan. Është vijues mes nesh. Nuk e kam ditur, por brenda vetes sime e kisha marrë vendimin, dhe e dija çfarë do thoja unë, jo për çfarë propozimi do më vinte.
Ka një gjë që, duket e çuditshme, unë përfaqësoj veten time. Kam ditur të them jo atëhere kur duhej thënë jo, po atëhere kur duhej thënë po. Angazhimi publik është akt.
Kjo që thoni është e vërtetë, janë habitur shumë. Por unë pasi të mbarojë fushata elektorale, dua të shkruaj një libër ‘’Miti i deputetit shqiptar’’. Miti më i madh i rremë që ekziston është i deputetit. Ka shumë legjenda rreth të qenit ose jo. Dhe e bën gjithë popullin të bëhet gati, të bëhet deputet i Kuvendit. Politika nuk bëhet vetëm përmes parlamentit.
Cila ishte oferta?
Peza: Mendoni se do e them publikisht? Ka disa gjëra offline, dhe disa gjëra publike. Ndoshta një ditë pas shumë vitesh do i nxjerrim.
S’ka lidhje fare. Nuk ka lidhje me diskutimin që kam bërë unë me Ramën. Është me mijëra vite dritë larg. Janë të gabuar në atë që thonë. Ajo çfarë po ndodh nëpërmjet rifresikimit të listës së PS, është tipikisht ajo çfarë duhet të bënte opozita. Opozitat kur duan të rikthehen në pushtet, i duhet jo vetëm program i ri, por fytyra të reja, frymë të re.
Po t’i shohësh janë të njëjtat fytyra, që ikën në 2013, ndejtën në kafe 8 vite te SHQUP. Tani duan të rikthehen prap. Në PS harmonizohen tre breza, brezi i vjetër i politikanëve, brezi i mesëm, dhe lista e re e kandidatëve të cilët përfaqësojnë për herë të parë PS. Prandaj kjo është listë fituese .
Gjykoj që secili prej tyre e ka dhënë shpjegimin individual. Nuk do ishte korrekte nga ana ime. Fitorja e një partie, skuadre, patjetër që do fitojmë. Roli i individit është shumë i rëndësishëm. Por për më tepër, është skuadra, dhe mendoj gjithë këta djem dhe vajza që kanë krijuar një traditë që do të vijohet.
Kam bërë fushata elektorale. Jam sekretar i PS për mediat. Është një gjë komplet tjetër.
h.b/dita

Gazetar dinjitoz!
Suksese ne veprimtarine tuaj atdhetare, i nderuar Alfred Peza!
Shembulli me i piset, per mos t’i u ndare karrikes se deputetit deri ne vdekje, gjendet me shumice ne shporten e karavidheve, qe quhet pede, respublicane, leshelisia me tera ”ngjyrat” e dheut…
Firauni dhe hajduti mê softe i Rilindjes Shefi i komisionit te medias po largohet vete per hire te brezit te ri….
S’ben per mua, keshtu tha dhelpra ime kur s’arriti rrushte.