Horoskopi, 09 mars 2021

anazapta

Dashi
Me Hënën në shenjën e Demit nuk do t’ju mungojë intuita dhe racionaliteti në punë që siguron njëkohësisht edhe hyrje të mira parash të papritura. Do të tregoni edhe anën tuaj të ëmbël me partnerin.

Demi
Hëna në shenjë është në anën tuaj duke stimuluar një mori projektesh dhe krijueshmërish që përcaktojnë disi suksesin tuaj në çdo ambient. Do të takoni njerëz të rinj që kanë dëshirë të argëtohe me ju.

Binjakët
Dembelë dhe të plogët, më pak brilantë se zakonisht, nuk do të keni dëshirë të bëni projekte. E megjithatë në përgjithësi dita do të jetë e mirë, ndoshta ngaqë dini si ta kaloni kohën me miqtë tuaj.

Gaforrja
Përfitoni nga kalimi i Hënës tek Demi për të realizuar sot një objektiv që ndiqni prej kohësh. Gjithashtu edhe me partnerin gjithçka do të shkojë më së miri pasi do të jeni në një sintoni të mrekullueshme.

Luani
Nga ana praktike e gjërave apo nga ana profesionale nuk do të jetë aq e mirë për shkak të Hënës që është në kundërshtim me pozicionin e shenjës tuaj. Mos u mërzisni, gjithçka do të kalojë në mbrëmje.

Virgjëresha
Nëse keni një projekt për të realizuar, mos humbni kohë, kjo do të jetë dita e duhur për të plotësuar kushtet për të marrë atë që dëshironi falë pozicionit të Mërkurit. Mund të argëtoheni edhe duke një udhëtim.

Peshorja
Përdorni të gjithë energjinë që keni në dispozicion për të rikuperuar kohën dhe energjitë e shpenzuara kohët e fundit. Thellojini më shumë historitë e dashurisë që për ju kanë vlerë dhe jo ato sipërfaqësore.

Akrepi
Sot mund të jeni disi të shqetësuar për marrdhënieve disi të tensionuara që keni me partnerin dhe me familjarët tuaj. Mos i dramatizoni gjërat dhe mundohuni të sqaroni gjithçka me urtësi dhe maturi.

Shigjetari
Në përgjithësi parashikohet një ditë e mirë, por jeni disi të papërqëndruar (ndoshta për shkak të Hënës negative në shenjë) dhe hezitues për të marrë një vendim. Kujdes me sëmundjet e stinës!

Bricjapi
Duhet të “shtrëngoni dhëmbët” e të pritni momente më të mira, pasi situata yjore nuk është e favorshme për momentin. Jupiteri sjell ankime dhe pesimizëm, prandaj evitoni të qëndroni pasivë e në vetmi.

Ujori
Me Hënën me ndikim negativ nuk mbetet gjë tjetër veçse të jeni të matur dhe të ruani sa më shumv qetësinë. Çështje financiare mund t’ju shkaktojnë ndonjë tension ose ndonjë diskutim me familjarët.

Peshqit
Për të rikthyer humorin e mirë, ndoshta zgjidhja më e pranueshme mund të jetë një shëtitje në shoqërinë e miqve të tu më të mirë, ose dicka tjetër që ju bën të harroni mërzinë dhe stresin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *