U la jashtë listave për deputet të PS, reagon për herë të parë Musa Ulqini

time

Për zgjedhjet e 25 prillit, Musa Ulqini është ndër 20 deputetët, që nuk janë rikandiduar për deputetë në Partinë Socialiste.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Ulqini thotë se po largohet politikisht nga Dumreja ku edhe ka punuar për vite me radhë, por jo shpirtërisht prej saj.

Po ashtu ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar përgjatë këtyre viteve, duke i uruar sukses socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Ulqini, i cili kishte disa muaj që punonte në zonën e tij, Bashkia Belsh në qarkun e Elbasanit, në momentin e fundit u zëvendësua nga Shkëlqim Bullari, një sipërmarrës i cili doli nga programi i Partisë Socialiste, “Deputeti që duam”.

Postimi i plotë:

Të nderuar  miq, qytetarë të Belshit

Siç u bë e ditur mbrëmë, unë nuk do të jem më përfaqësuesi juaj në Kuvendin e Shqipërisë. Kam qenë i nderuar që kam përfaqësuar në dy mandate radhazi banorët e një zone të mrekullueshme si Dumreja. Them e mrekullueshme, jo vetëm për bukuritë e pashoqe natyrore me 84 liqenet karakteristike, por në radhë të parë për qytetarinë e njerëzve të urtë e punëtorë të kësaj zone. Së bashku punuam fort për ta ndryshuar e kthyer Dumrenë siç është sot, një aset i mirëfilltë turistik, që është edhe një e mirë e madhe për banorët e saj. Përballuam së bashku pasojat e tërmetit të marsit 2014, të shtatorit e nëntorit 2019 si dhe u angazhuam fort në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e Covid.  Së bashku kemi zhvilluar fushatat elektorale të viteve 2013, 2015, 2017 dhe 2019, të cilat ishin modele të komunikimit qytetar, larg konfliktualitetit.

Sot është dita të falenderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi politik në këto dy mandate. E kam të pamundur të përmend të gjithë emrat e bashkëpunëtorëve në këtë rrugëtim, sepse ata janë të shumtë, por dua të theksoj se pa kontributin qytetar dhe angazhimin e socialistëve të Dumresë, pa përkushtimin e ekipit të mrekullueshëm të bashkisë së re të Belshit e kryetarit të saj Arif Tafani, pa mbështetjen e përhershme të të gjithë institucioneve shtetërore të angazhuara në këto ndryshime të qeverisë Rama, ndryshimet e jetësuara në të gjitha fushat e jetës në Dumre, nuk do të ishin këto që janë sot.

Unë tashmë largohem politikisht nga Dumreja, por jo shpirtërisht. Ju uroj të gjithëve shëndet e mbarësi në familjet tuaja dhe socialistëve të Belshit suksese në zgjedhjet e 25 Prillit.

h.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Pra se te urosh shendet e mbaresi, duhet te pergjigjesh per mashtrimin e rrogen qe ke marre si Deputet ne kurriz te taksapaguesve Shqiptare.

    Ne djalle e mbas djellit vafsh se nuk i plas askujt po je apo nuk je deputet i mashtrimit e manipulimit per te ardhmen.

    Ke bythe ti kthesh c’fare i ke marre ketij populli?

    Po nuk ke, ju lutemi na kurseni pordhet se shyqyr kemi tonat sa nje mal!

    Faleminderit and please go Fuck yourself. Thank You Very Much Sir!

  • U plake dhe dore nuk hoqe ,tu befshin guret e v….k ..e
    O Ulqini cfare i ke dhene kesaj shoqerie ti ?.Cfare perfaqeson PS e juaj anti zhvillim dhe anti shqiptare ,qe e doni shume fort edhe mbasi ju hedhe ne rruge .Paj zotin ,leri ipokrizite e servilizmat , me burre o Muse Ulqini .

  • jam kurioz zonja dita ,ka mundesi te shoh ,nje deshire e imja dhe e popullit fytyrat e 140 deputeteve qe kane nderin te na perfaqesojne dhe zgjidhin hallet e kombit?c’fare kane bere per 4 vjet?Filani….beri ,foli ….??????Puna eshte qe mos votojme kot.

  • Tashti po e mar vesh qe paske qene akoma deputet!Ti duhet te mos ishe zgjedhur qysh para 8vitesh,bile njerez si ty nuk duhet te kene vend ne parlament!

  • Ky Musai eshte i urt dhe i but,
    por keshtu e kane keta deputetet tane, kur u heqin karriken,
    hidhen perpjet sikur ti kete kafshuar neperka…
    Ky i ziu Muço as te q…
    as te leshon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *