Presidenti Nishani ka kthyer mbrapsht kërkesën për faljen e Nazime Vishës. Siç shkruan sot “Panorama”, dosja ndaj 19-vjeçares Visha është kthyer në Ministrinë e Drejtësisë, pasi është cilësuar si e paplotë.
“Dosja në ngarkim të 19- vjeçares të dënuar me 10 vjet burg për vrasje me dashje është kthyer në Ministrinë e Drejtësisë, për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm” shkruan gazeta, e cila u referohet burimeve zyrtare në Presidencë.
“Dosja me kërkesën e faljes ndaj të dënuarës Nazime Visha ka mbërritur në Presidencë të mërkurën. Por dokumentacioni shoqërues i saj nuk ka qenë i plotë. Për këtë shkak, dosja i është kthyer Ministrisë së Drejtësisë për plotësimet e nevojshme”, citohen burimet.
Pak ditë më parë, disa personalitete të mirënjohura të letërsisë, muzikës dhe artit kërkuan që shteti shqiptar të tregojë mëshirë për Nazime Vishën, 19-vjeçaren e akuzuar dhe të dënuar me dhjetë vjet burg për vrasje me dashje.
Shkrimtarët Dritëro Agolli, Ismail Kadare, sopranoja Inva Mula, poetët Luljeta Lleshanaku dhe Rudolf Marku, si dhe violinisti Tedi Papavrami kërkuan që nga shteti shqiptar dhe nga drejtësia të tregohet mëshirë për Nazime Vishën.
Nazime Visha, 19 vjeç, është dënuar me dhjetë vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dhe më pas nga Apeli, për akuzën e vrasjes ndaj shtetasit Fiqiri Muça, me të cilin kishte pasur një lidhje intime që në moshën 14 vjeçe.

Po te ishte shoqeruar dosja me nje shume simbolike prej 7-10 milion lekesh (te vjetra) dosja do konsiderohej shume e plot dhe Nazimeja do lirohej.
Rroft Presidenti.
Shume i qelluar komenti i mesiperm.
Mirë këta artistët, se ndoshta, ca nga emocionet prej artisti, ca, ndoshta nuk kanë punë tjetër dhe merren me ,,punë” humane, po Kadareja dhe, pas tij, Agolli, a nuk kanë me se të merren dhe po i japin rëndësi një problemi as pak të rëndësishëm po ta krahasojmë me problemet shumë të rëndësishme që, aktualisht po përjeton vendi? Çudi e madhe! Ndoshta Kadareja, me ,,humanizmin” që po tregon për ,,viktimën” 19 vjeçare N.Visha, ndoshta përpiqet të lajë sa do pak ndonjë gjynah të vjetër që ua ka borxh vajzës tij dhe R. Rrapit….? Shqipëria ka halle shumë më të mëdha, Z. Kadare! Po munde jepe dhe ti kontributin tënd për daljen e vendit nga kjo situatë e rëndë në të cilën e la miku yt Sali Berisha. Në se nuk mund mundesh, atëhere ke të drejtë të merresh me probleme të llojit ,,Nazime Visha” !
Burre i piste ky president –Shkarkoheni more kete palaco …Votat i ka PS-ja bashke me aleatet –Gjeni nje njeri me konsensus dhe vendoseni President ne vend te ketij te ligut , qe hiqet si i drejte …
.dhe ne anen tjeter i ul dinjitetin institucionit te Presidentit duke bredhur katundeve te Shkodres per ti dhene dekoraten nje bujku atje maje malit
Nuk e di ç’do bente ky palo “president” po ti kishte bere vaki vajzes se tij apo mbeses se pun-dhenesit te tij sahali birisha?