Ulet numri i viktimave dhe rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali

time

Në 24 orët e fundit në Itali 332 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe numri i fataliteteve ka pësuar ulje, pasi dje ishin 376 viktima nga COVID-19.

Rastet e reja sot përtej Adriatikut janë 22409 nga 361676, ndërsa numri i viktimave pësoi një ulje, rastet u rritën, pasi dje ishin 19749 nga 345336 tamponë.

Shkalla e pozitivitetit është 6.2%, me 0.5% rritje krahasuar me një ditë më parë. Numri i pacientëve në kujdesin intensiv u rrit me 71 dhe shtrimet në spital në departamentet e tjera Covid me 489.

Aktualisht pozitivë në Itali janë 487074 persona, Nga të cilat 461365 qytetarë janë në izolim në shtëpi, 22882 janë të shtruar në spital për kurim.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *