Soreca: KQZ të kalojë në filtrin e dekriminalizimit të gjithë kandidatët e paraqitur në lista

time

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka kërkuar nga KQZ të bashkëpunojë me Prokurorinë e Përgjithshme dhe të kalojë në filtrin e ligjit të dekriminalizimit të gjithë kandidatët e listave të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.

“Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për 25 prillin për zgjedhjet në Shqipëri. Tani është në dorë të KQZ e cila në bashkëpunim me Prokurorinë e  Përgjithshme, për të verifikuar kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët”, shkruan Soreca.

Kjo thirrje e ambasadorit Soreca vjen pas apelit të ambasadores Kim nga Elbasani ku kërkoi që KQZ dhe prokuroria të bëjnë detyrën me vetingun e kandidatëve.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *