Basha publikon mesazhin e ish-eurodeputetit gjerman: Zgjedhjet e ndershme thelbësore për investimet e huaja

time

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetin sociale facebook deklaratat e ish-deputetit të PE Elmar Brok, i cili  tha se sundimi i ligjit, zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, janë thelbësore për investimet e huaja.

“Ka një sërë biznesesh gjermane që janë të interesuara për të investuar në Shqipëri, sidomos në turizëm. Sundimi i ligjit, zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, janë thelbësore për investimet e huaja. Pa këto nuk do të ketë investime. Nuk investohet në një vend ku ke frikë se nuk ka sundim të ligjit”, deklaroi ish-eurodeputeti gjerman.

h.b/dita 

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *