Rriten shifrat edhe në Greqi, rreth 3 mijë të prekur dhe 51 viktima në 24 orë

time

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2570 raste të reja me COVID-19.

Shifra është më e ulët se dje, që ishin 2633,  por sërish mbetet e lartë dhe shumë shqetësuese. Numri i viktimave ditën e sotme është 51, ndërsa në spitale janë 506 pacientë.

Rekordi është shënuar në 12 nëntor me 3316 raste me COVID-19 brenda 24 orëve, ndërsa i vdekjeve në 28 nëntor, 121 pacientë.

Greqia ka paralajmëruar lirimin e masave shtrënguese dhe hapjen e sezonit turistik në 14 Maj.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *