Në Itali, autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 25,673 raste të reja me koronavirus nga 372,217 testime të bëra për të dyshuar si të prekur nga COVID-19.
Sipas të dhënave, në 24 orë janë regjistruar 373 vdekje dhe ndërkohë, numri i viktimave sot ka pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë, ku humbën jetën 332 persona.
Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 101,184. Ndërkaq, në terapi intensive po trajtohen 859 pacientë. Sakaq, rajoni më i prekur në Itali vijon të jetë Lombardia me rreth 6 mijë raste të reja.
h.b/dita
