EMRI: Shpërthimi me tritol i makinës së prokurorit në Komunën e Parisit, ishte e parkuar në një qendër tregtare, drejtori i Policisë jep detaje rreth ngjarjes

time

Raportohet se makina që ka shpërthyer pak më parë te Komuna e Parisit në Tiranë është në pronësi të prokurorit Arjan Muça.

Nga kjo ngjarje nuk raportohet për të lënduar, pasi makina ishte e parkuar dhe nuk kishte asnjë person brenda.

Ndërkohë nuk dihet kush ka qenë objektivi, prokurori Arjan Muça apo gruaja e tij, Gentiana Muça, e cila është gjyqtare në administrativen Gjirokastër, pasi mjeti përdorej nga të dy.

Sakaq, në një prononcim për mediat, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë detaje rreth ngjarjes, ndërsa konfirmoi se bëhet fjalë për makinën e prokurorit të komanduar pranë KLP-së, Arjan Muça.

“Aktualisht po kryhen veprimet, mjeti ka dëmtime në pjesën  e përparme. Makina përdoret nga ky prokuror. Prej një periudjhe 2 vjeçare çdo natë parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga policia për dokumentimin e kësaj vepre penale.

Ska dëmtime në njerëz dhe as të mjeteve të tjera. S’ka shpërthim të makinës dhe të ketë dëmtime dhe në automjete të tjera. Është një shpërthim që ka ndodhur vetëm në pjesën e përparme të makinës. Ska pasur asnjë person  aty afër”, tha ai.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Rnofte

    sala-edi-basha-meta

    rrnofte dhe kimja qe na i bete shqiperine si palermo e viteve 70 apo apo cikago 30

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *