Në Shqipëri qarkullon varianti britanik i COVID me përhapje më të madhe, e cila është reflektuar edhe në shifrat e larta të rasteve të reja në 24 orë.
Lajmi u konfirmua sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Kreu i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj i ftuar në Report Tv ka deklaruar se dyshon se varianti britanik ka ardhur në vendin tonë që në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.
Këtë Brataj e argumenton me rritjen e rasteve ditore, por edhe me faktin se në atëherë lëvizja e qytetarëve ka qenë e lirë dhe se ka pasur shumë fluks për shkak të festave.
“Mendoj se varianti i ri ka ardhur që në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit. Shpejtësia e rritjes së të infektuarve na e jep këtë dyshim. Deri në dhjetor masat që u morën ka qenë e lirë lëvizja e qytetarëve në Britani të madhe. Në periudhën e festave ka pasur më shumë lëvizje”, tha Brataj.
h.b/dita

Mbas pazarit dyshon ky, po gjate pazarit nuk na tha se dyshon as se virusin po sillet ndryshe?!
Hajt ndoshta eshte vatianti brazilian me vdekshmerine te nalte qe kemi?! Apo vetem paaftesia e Bratajt ne Urgjence?!
Pfff dyshon tash! Deri dje nuk dyshojshe?! Asnje nga shenjat nuk ju bene me dyshuar ma heretas vdekjet e te moshave te reja, as niveli ilarte e formave te renda , as shumezimi i rasteve?! Vetem tani dyshoni! … pfff as shenjet para hundes mos me i pa derisa faktet te bejne muuuh!
Po ky mashtrusi, i ka pare pasaporten Korones.
Neqoftese njerezit nuk e kane kuptuar mashtrimin Covid nje vit deri tani, thjesht jane te pashprese.
Keta plehrat tip Brataj, do vazhdojne ti bien daulles se propagandes Covid se per ate paguhen.