Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, ka akuzuar ditën e sotme BE-në se po ndan vaksinat anti-COVID 19 në mënyrë të padrejtë dhe të pabarabartë dhe në këtë mënyrë ka rritur pakënaqësinë dhe ka ushqyer përçarjen brenda bllokut europian.
Sipas Kurz, fajtor për këtë situatë që ka lënë Europën Qendrore dhe atë lindore si rajonet me më pak vaksinime, është Bordi i Ekspertëve të Komisionit Europian, të cilët veprojnë pa kontrollet e duhura politike nga ana e shteteve.
Kurz ka thënë se Bordi i Eskpertëve ka bërë marrëveshje sekrete me kompani farmaceutike të cilat nuk i ka bërë të ditura as për liderët europianë si vetë ai dhe se tashmë ka filluar të bëjë “Pazar” për shpërndarjen e tyre.
Aktualisht, vetëm 10% e popullsisë në BE ka marrë një dozë vaksine anti-COVID 19, ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar tashmë jashtë Unionit, vaksinimi ka prekur shifrat të larta prej gati 40%, çka ka lejuar qeverinë Johnson që të lajmërojë hapjen e plotë dhe kthimin në normalitet në datën 14 Qershor për të gjithë britanikët.
Kujtojmë se pengesat burokratike të BE në lidhje me vaksinat kanë shtyrë disa vende lindore në BE si Çekia dhe Hungaria të furnizohen me vaksinat kineze në një akt sfide me Brukselin.
o.j/dita
