REAGIMI / Ish-zyrtari i akuzuar se nxiti përgjimin e ambasadorit Lu: Takimi ka ndodhur por nuk është regjistruar. Po sulmohem se jam kandidat i LSI në zgjedhje

time

Tre ditë pas publikimit të artikujve “Vojo Bregu, ish-zyrtari kyc në skandalin e përgjimit të Donald Lu” dhe “I kërkoi ministrit të regjistronte diplomatin dhe më pas mori audio rregjistrimin, ish- sekretari fuqiplotë i Ministrisë së Bujqësisë, zyrtari kyç në skandalin e përgjimit të Donald Lu” ka reaguar ish-sekretari Bregu.

Në një letër dërguar kryeredaktorit të gazetës ai shkruan ndër të tjera:

“Të dy artikujt në mënyrë të përmbledhur bëjnë fjalë për një takim të zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë mes ish Ministrit Panariti dhe ish Ambasadorit të SHBA në Tiranë, z. Donald Lu, në të cilin kam marrë pjesë edhe unë me cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm.

Autori/autorët e këtyre artikujve mes të tjerave informojnë publikun se Ambasadori amerikan Lu i kishte kërkuar në këtë takim Ministrit Panariti që ministri të favorizonte një subjekt të përfshirë në një procedurë tenderimi. Më tej, sipas këtyre artikujve, unë i paskam sugjeruar me këtë rast ministrit Panariti që ky takim të rregjistrohej.

Si i pranishëm në këtë takim Ju siguroj se e vetmja e vërtetë e këtyre artikujve është fakti i një takimi që ministri Panariti ka patur me ambasadorin amerikan Lu, si dhe prania ime në këtë takim me cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë.

Cdo gjë tjetër është në rastin më të mirë dezinformim bazuar në informacione të paverifikuara dhe në rastin më të keq një veprim i qëllimshëm shpifjeje që cënon rëndë imazhin publik si dhe nderin dhe dinjitetin e kujtdo të cilit ato i adresohen“.

Më pas në letër pasi thekson se “siç mund të jeni në dijeni, unë jam kandidat për deputet i LSI për zgjedhjet e 25 prillit” ish-zyrtari e quan artikullin “ndikim në fushatën elektorale me anë të përhapjes së informacioneve të rreme”.

Artikujt mund të lexohen duke klikuar KËTU dhe KËTU. Redaksia u qëndron fakteve të publikuara.

n.s. / dita

 

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Ha ha keshtu e pafshim, pssi ai e di se cfare masakre ka bo ne ministri. Ndryshimin e katigorive te tokes, tendra ne dhenien me qirra te rezervuareve, tokat dhe ujerat. nuk ke per te shpetu kollaj per ato qe keni bere

  • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

    Mjergulla e dezinformacionit mediatik krijuar nga mafia “rilindase” ka si qellim final fshehjen e te vertetes.Viktima te ketij dezinformacioni nuk eshte vetem populli,por edhe mediat te ashtuquajtura te pavarura,duke u bere me apo pa dashje pjese lojes së ndyre e peversit Edvin Escobar D’Rama,qe fshihet pas sulmit ndaj Vojo Bregut.Qellimi i D’Rames eshte ti kunderveje Vojo Bregut amerikanet,perbaltja e tij per ti demtuar imazhin para zgjedhjeve,por pa dalur vete ne skene.Ajo qe u tha se Vojo Bregu ka qenë mbi Ministrat,se Vojo Bregu ka qenë Ministri real i Ministrisë së Bujqësisë,tregon se në aferat korruptive ai ka qenë vetëm ndërmjetës i dikujt më i fuqishem se Ministri,që është Kryeministri D’Rama,i cili kërkon ta heqi qafe deshmitarin bashkpuntor ne pislleqe,qe i veshur me imunitet si Deputet i LSI-s,mund te jetë i rrezikshem nese hyn ne Parlament,sepse di shumë.

    Mashtruesi ordiner Edvin D’Rama,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

  • Puna eshte se keta vazhdojne vallen e Luse, ndersa asnje nuk i kerkon llogari Ramutit per 44 milione euro te hedhura ne ere per eskavatore te prishur nga Kroacia.
    Perse nuk hetohet mbi pazarin dhe aferen me Vllahutin dhe Ramutin?

  • Cdo njeri ben punen qe i eshte caktuar.
    Petse e ka shpenzuar k9hen kryesore gjate detyres si Sekretar i p.ne M e bujqesise.
    1.NE RESL7ZIMIN E PROJEKTEVE PER DHENIA TETENESH SHTETERORE NE PERDORIM TE PRIVATEVE PER NJE KOHE SHUME TE.GJATE.
    2.DHEMIE KREDISH FALAS.
    3.DHENIE PAISJES KAFSHES DHE ASETES FALAS
    Keto veprime jane kryesiret ku vidhet..
    VERIFIKONI PADURINE E TIJ E.SIDOMOS TE.VJEHRIT SA I ESHTE.SHTUAR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *